Kënga “Shtatë” është pjesë e albumit të fundit të grupit P.I.F. – “P.I.F.4”. Gjatë tetorit muzikantët mbajtën një koncert në “Sofja Live Club”, i cili dallonte shume nga koncertet e zakonshme. Për të tregon Dimo Stojanov – frontmeni i formacionit dhe autor i muzikës dhe tekstit të këngës “Shtatë”.
Irina Fllorin doli në skenën tonë të muzikës pop në vitet 90. Albumi i saj i fundit, i cili është i katërti në diskografinë, doli në vitin 2001 dhe quhet “Në vetën e tretë”. Ai mori çmimin “Album i vitit” në 2002 në Çmimet vjetore muzikore të Top 100 në Bullgari. Qe atëherë deri më sot Irina Fllorin incizon vetëm këngë të veçanta. Ajo e fundit është “Tre”. Muzika dhe teksti u përkasin Momçill Kollevit dhe Vanja Shterevës – dy autorë, të cilët prej vite punojnë për muzikën pop bullgare. Aranzhimi është i Georgi Georgievit nga grupi “Ostava”.
I preferuari i disa gjeneratave, magjepsësi i përjetshëm me zë prej kadifeje, Orlin Goranov, shënon 50 vjetorin në skenë me një turne. I pari nga koncertet është në Plovdiv më 26 qershor, pasuar nga pesë të tjera në qytetet më të mëdha të vendit...
Stefan Vëlldobrev dhe "Të dyshuarit e zakonshëm" i pret një verë e nxehtë - më 27 qershor, ata do të fillojnë një turne në mbarë vendin, duke filluar nga qyteti Ruse, në të cilin do të prezantojnë albumin e ri "Pikëpyetjetë mahnitshme". Ai..
Shumë energji rinore rrjedh nga kënga "Fenomen" e Niki R:ce. Ky është emri artistik i këngëtares Nikoll Rizova, e cila ishte pjesë e grupit të fëmijëve “Bon-Bon” . Pranë saj si në muzikë ashtu edhe në jetë është Cvetan Marinov, të cilin e njohim..