Më 29 tetor në Bukuresht u zhvillua edicioni i nëntë i Forumit për agro-tregti dhe bashkëpunim ekonomik midis Kinës dhe vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Atje lindi lajmi se Bullgaria do të jetë qendra regjionale e këtij bashkëpunimi në fushën e bujqësisë. U mor vendimi që në Sofje të krijohet një Asociacion për inkurajimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë mes Kinës dhe vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Kjo ide u përhap nga vendi ynë para një viti në kuadrin e takimeve të mëparshme në këtë format 16+1.
Sipas fjalëve të Kryeministrit kinez Li Këcjan, “perandoria nënqiellore” ka në plan që gjatë 5 viteve në vazhdim të dyfishojë këmbimin tregtar me vendet nga Evropa Qendrore dhe Lindore dhe të rritë konsiderueshëm investimet e saj. Shteti kinez ka zbuluar një vijë krediti për Evropën Qendrore dhe Lindore me përmasë 10 mlrd dollarë amerikanë. Interesat për investime janë kryesisht në sferën e transportit – krijimi i vijave moderne hekurudhore, i aeroporteve, rrugëve, si dhe ndërtimi i centraleve elektrike, përfshi këtu dhe centralet bërthamore. Që prej shumë kohe Kina ka deklaruar dëshirën e saj për të rimëkëmbur Ekspresin Mitik të Orientit, këtë herë nëpërmjet trenave shumë të shpejtë nga Pekini deri në Paris.
Kina gjithnjë e më shpesh e kthen shikimin e saj drejt BE-së lidhur me importin e ushqimeve me cilësi të lartë, si dhe për mallra bujqësore. Në këtë drejtim Bullgaria, bashkë me traditat e mira në bujqësi ka se çfarë të ofrojë. “Për ne, si një vend bujqësor, është me rëndësi që ne të jemi lokomotiva e marrëdhënieve midis Kinës dhe Evropës Qendrore dhe Lindore”, deklaroi Ministri i Bujqësisë Vasil Grudev gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për krijimin te ne të Asociacionit për Inkurajimin e Bashkëpunimit në Bujqësi midis Kinës dhe Evropës Qendrore dhe Lindore. Sipas zotit Grudev, ky është hapi i parë për institucionalizimin e bashkëpunimit midis vendeve nga formati 16+1 në fushën e bujqësisë dhe ushqimeve. Asociacioni do të gjendet në Ministrinë Bullgare të Bujqësisë dhe Ushqimeve.
Ka shumë kohë që Bullgaria është e njohur në tregun kinez për kosin e saj, i cili prodhohet në vend sipas licencës bullgare. Një përparim i madh ishte shënuar gjatë disa viteve të fundit edhe sa u përket verërave bullgare. Sipas fjalëve të drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Vreshtarisë dhe Verës Krasimir Koev, gjatë vitit 2013 vera e eksportuar për Kinën ka qenë afro 1.5 mln litra, kurse vetëm për gjysmëvitin e 2014-ës eksporti ka arritur tashmë 2 mln litra. Pritjet e tij janë që deri në fund të vitit eksporti ynë të arrijë 4 mln litra, domethënë një rritje mbi dy herë.
Përveç kosit dhe verës, mallra të kërkuara bullgare në Kinë janë gjithashtu vaji i trëndafilit, mjalti dhe produktet e mjaltit, mishi i përpunuar, frutat dhe perimet, ushqimet për kafshët. Një bashkëpunim i mirë midis dy vendeve mund të zhvillohet gjithashtu në fushën e inxhinierisë bujqësore dhe të shkencave agrare. Ndër partnerët e Bullgarisë jashtë BE-së, Kina zë tashmë vendin e dytë pas Turqisë si një destinacion për eksportin bullgar.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Këshilli Ekonomik dhe Social këmbëngul në krijimin e një Observatori për Varfërinë Energjetike dhe një Sistemi Informacioni për Familjet në Vulnerabilitet, njofton BTA.Gjithashtu, nevojitet një strategji kombëtare, duke përfshirë një sërë masash për..
Në një takim me Drejtoreshën Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva, Kryeministri Rosen Zheljazkov theksoi se vendi është në prag të pranimit të euros dhe se përpara është një faqe e re për ekonominë bullgare. Ai është..
30% e bullgarëve ose 1.8 milionë njerëz bëjnë pjesë në grupin e familjeve, të cilat nuk kanë qasje në shërbimet bazë energjetike për ngrohje, ftohje, ndriçim dhe furnizim të përshtatshëm me energji për pajisjet shtëpiake, njoftoi reporterja e BNR-së..
Bullgaria është vendi me çmimet më të ulëta të karburanteve kryesore – benzinës dhe naftës – në Bashkimin Evropian, sipas statistikave. Megjithatë, me..