Programi i edicionit të tretë të Festivalit të kulturës bullgare në Londër është një kaleidoskop i vërtetë kulturor – koncerte simfonike dhe dhome, xhaz dhe muzikë popullore, ekspozita, projektime kinematografike dhe shfaqje teatrale. Festivali filloi më 20 tetor me një koncert të jashtëzakonshëm të Orkestrës Simfonike Mbretërore, i cili është me dirigjent dhe solistë bullgarë.
“Ne vijmë nga Bullgaria dhe jemi mbushur me një energji tjetër – thotë Ivo. – Në shfaqjet tona paraqitim vepra të kompozitorëve bullgarë. Festivali i Londrës është një vazhdim i natyrshëm i idesë së njëjtë – të popullarizojmë kulturën bullgare. Një ngjarje të tillë organizuam për herë të parë në vitin 2010. Puna rreth tij na kushtoi mjaftë kohë dhe energji. Koncerti i parë ishte i korit “Misteri i Zërave Bullgarë” në “Qeen Elizabeth Hall”. Ndoshta pikërisht kjo sallë dhe pikërisht ky kor ishin fillimi më i mirë, i cili e “materializoi” konceptin tonë. Pas dy vitesh u hap Instituti Kulturor Bullgar në Londër dhe para nesh u krijuan mundësi të reja. Drejtoresha e re Svetlla Dionisieva e pranoi këtë ide me një entuziazëm të madh dhe filluam të punojmë së bashku. Koncerti, me të cilin e filluam vitin, përfshinte vetëm vepra bullgare. Për herë të parë organizojmë një program të tillë dhe jo kudo që të jetë, por në “Candogan Hall” – një sallë prestigjiozë, ku jep koncerte “Orkestra Simfonike Mbretërore”. Ajo, nën dirigjimin e Martin Panteleevit, ekzekutoi tërë programin. Në pjesën e parë u interpretuan disa vepra të Martin Goleminovit dhe dy këngë shumë të bukura popullore bullgare, me orkestrimin e Georgi Andreevit, të interpretuara nga Vanja Vatrallova-Stankov. Dëgjuam një vepër të re të dirigjentit Martin Panteleev dhe një vepër të Dobrinka Tabakovës, e cila fiton një popullaritet gjithnjë e më të madh ndër publikun në botë. Pjesa e dytë ishte “një territor i rezervuar” si të thuash për Teodosij Spasovin. Ai interpretoi vepra të veta për fyell dhe orkestër simfonike. Ne jemi mësuar me sukseset e Teodosit dhe prandaj nganjëherë harrojmë se sa unikale është kjo, që ai bën në muzikën e vet, të bazuar në folklorin bullgar. Publiku e duartrokiti shumë kohë. Një respekt i madh ndaj tij ishte shfaqur edhe nga muzikantët e orkestrës që në skenë. E dimë se sa e vështirë është që t’i bësh përshtypje një orkestre me një histori kaq të pasur, por Teodosij arriti ta bëjë këtë. Pas këtij fillimi të shkëlqyeshëm niveli ishte ngritur shumë lart, por unë shpresoj se edhe me aktivitetet e tjera do të arrijmë ta mirëmbajmë këtë cilësi. Në Institutin Kulturor Bullgar do të projektohen filma dhe do të vendosen shfaqje teatrale. Më 1 nëntor hapëm një ekspozitë, kurse më 2 nëntor paraqitëm filmin e Georgi Komandarevit “Gjykata”. Më 12 dhe 13 nëntor do të mbërrijë aktorja e dashur e shumë bullgarëve Tatjana Llollova, që të paraqitim një film për të. Do të mbërrijë dhe producenti i filmit Georgi Toshev. I kushtojmë disa ngjarje të rëndësishme basit të madh bullgar Boris Hristov, që të japim kontributin tonë në shënimin e përvjetorit të 100-të të lindjes së tij. Le të rikujtojmë se jubileu u përfshi në kalendarin e UNESKO-s dhe bullgarin e madh e nderojnë në mbarë botën gjatë tërë vitit.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..