Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çdo bullgar me kartë bankare

Foto: BGNES

Bullgarët me dëshire dhe shumë shpejtë pranojnë inovacionet, me gjithë se në parim janë njerëz realistë, madje dhe pak pesimistë. Por kur bëhet fjalë për pajisje dhe shërbime të reja që në të vërtetë janë të dobishme, ata nuk hezitojnë shumë. Kështu që për rreth 20 vjet numri i kartave elektronike bankare në vend arriti numrin e popullsisë. Natyrisht, fëmijët e vegjël dhe të miturit nuk kanë mundësi të disponojnë këtë mjet modern të pagesave, kështu që në praktikë shumë bullgarë disponojnë nga disa karta debiti dhe krediti. Studimi i zhvilluar para pak kohe nga një prej kompanive më të mëdha në botë për karta bankare tregoi, se afro gjysma e bullgarëve preferojnë të paguajnë me karta debiti nëse në dyqanin përkatës ka POS terminal, kur bëhet fjala për blerje në vlerë mbi 15 euro. Mënyra tjetër e preferuar për përdorimin e kartave plastike është tërheqja e parave në dorë nga bankomati. Numri i tyre në Sofje është rreth 1000 dhe janë të rreth 30 bankave që operojnë në vend. Nga ana tjetër, sa më shumë shkurtohet sektori informal në ekonomi, aq më i madh është niveli i pagave të punonjësve që jepen në rrugë bankare, që gjithashtu është një premisë për përdorimin e kartave si për pazar, ashtu edhe për tërheqjen e parave kesh. Të mos harrojmë gjithashtu dhe numrin e madh të pensionistëve bullgarë, një pjesë e madhe prej të cilëve marrin pensionin e tyre mujor në rrugë elektronike. Këtu duhet të shtojmë dhe bumi i tregtisë elektronike, e cila në fakt është e pamundur në qoftë se nuk ke kartë bankare.

Si rezultat i kësaj çdo bullgari i takon nga një kartë bankare, d.m.th. numri i tyre në vend tejkalon shifrën 7 mln. Natyrisht dominojnë kartat e debitit, ndërsa ato kreditore janë 7 herë më pak. Në treg dominimi i dy gjigantëve botëror bankar Visa dhe Maestro është total dhe dy kartat e tyre më të njohura përbëjnë afro 80 % prej të gjitha kartave në përdorim.

Për atë sa bullgarët u kanë besim kartave dhe si i përdorin flasin shifrat. Sipas Bankës Popullore Bullgare volumi i transaksioneve gjatë vitit të kaluar ka tejkaluar 10 mlrd euro, pritjet për këtë vit janë për  një rritje me afro 1 mlrd euro.

Shpesh herë, kur bëhet fjalë për përdorimin e kartave bankare përmendet edhe rreziku për keqpërdorime, falsifikime dhe vjedhje të identitetit. Kjo i shtyn shumë njerëz të jenë shumë të përmbajtur dhe të sillen negativisht ndaj pagesave elektronike në internet, për shembull. Edhe në Bullgari mungojnë garancitë kategorike, se nuk do të zbulojnë PIN kodin tuaj dhe do të tërheqin në mënyrë të paligjshme mjetet financiare nga llogaria juaj bankare. Por tani për tani problemi është më tepër psikologjik, se sa  real, sepse sipas ekspertëve, krimet me kartat bankare gjatë vitit të kaluar kanë qenë në Bullgari në vlerë modeste prej 4 mln eurosh.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD

Pikëpamjet e ekspertëve për politikën financiare të shtetit në pragun e një Kuvendi të ri dhe Projektbuxhetin 2025

Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..

botuar më 24-10-24 7.30.PD