10 nëntori i vitit 1989 – fillimi i ndryshimeve demokratike në Bullgari. Pas kësaj date filluan transformimet e rrënjësishme në shumë sfera te ne. Arti i shtatë është një prej tyre. Çfarë ndodhi me të – mbi këtë temë biseduam me kritikun e njohur kinematografik bullgar prof. Bozhidar Manov.
“Më parë kinemaja ishte monopol shtetëror, prodhoheshin rreth njëzetepesë filma në vit për kinematë dhe akoma kaq filma për Televizionin Kombëtar Bullgar. Ata ishin financuar nga shteti – i vetmi producent-monopolist. Pas kësaj, më saktë pas vitit 1922, kur ky model i monopolit shtetëror u prish, u krijuan firma të ndryshme të pavarura private producentësh, të cilat filluan të krijojnë filma bullgarë – filma artistikë, të vizatuara, dokumentarë, me një buxhet tepër të kufizuar sipas parimit të konkursit. Ndërkaq, Televizioni Kombëtar Bullgar vazhdoi të prodhonte filma sipas metodës së tij të mëparshëm. Televizionet e reja private gjithashtu u përfshinë në krijimin e filmave.”
Nga ana tjetër filloi një “privatizim i ashpër” sipas fjalëve të prof. Manovit i salloneve kinematografike, sidomos në qytetet e vogla dhe kjo kufizoi qasjen e publikut në kinemanë bullgare, sidomos në qytetet e vogla. Ka dhe diçka tjetër: U përhapën teknologji të reja digjitale në xhirimin, përhapjen dhe projektimin e filmave, gjë që dalëngadalë zëvendësoi metodat e vjetra të prodhimit kinematografik. Përveç kësaj në këtë epokë dinamike dhe të vështirë, në të cilën jetojmë, autorët tanë, kryesisht në gjininë e filmave artistikë, sikur nuk arritën t’i kapin aksentët e ndryshimeve. E gjithë kjo çoi në një ulje të rreptë në prodhim, madje kishte vite, kur prodhimi ishte zero, pa asnjë film artistik, shënon kritiku kinematografik. Me hapjen tonë ndaj botës u krijuan mundësi për më shumë produkte kinematografike. Kështu filloi edhe rimëkëmbja e kinematografisë bullgare. Një shembull i kësaj janë filmat artistikë si “Bota është e madhe dhe shpëtimi është kudo” dhe “Pjesët Lindore”. Ata, si dhe “Xift” – një film tjetër bullgar, si dhe dokumentarët tanë, fituan një sërë çmimesh në botë. Megjithatë:
“Kinemaja jonë është në një krizë të rëndë, e cila vazhdon tashmë pothuaj një çerek shekulli, me suksese të përkohshme – vuri në dukje Bozhidar Manov. – Financimi, kuptohet, nuk është i mjaftueshëm, por apelet “Kemi nevojë për më shumë para”, nuk janë zgjidhja e vetme e problemit. Ka domosdoshmëri për një organizim tjetër të procesit financiar dhe të prodhimit. Që prej kohe flitet për ndryshimet në parimet, kriteret, mënyrat e financimit dhe të subvencionimit, për kushtimin e një vëmendjeje më serioze përhapjes së kinemasë bullgare me preferencat përkatëse të tregut, të cilat duhet të sigurohen nga shteti.”
Nga ana tjetër – ndërruan brezat. Në festivalin e kinemasë artistike bullgare “Trëndafili i Artë”, i cili u zhvillua para pak kohe në Varna, më shumë se gjysma prej gjithsej 15 filmave me metrazh të plotë dhe 10 filmave me metrazh të shkurtër janë të regjisorëve të rinj, që debutojnë në gjini. Kjo është shumë mirë, por ata ndeshen me vështirësi të jashtëzakonshme, si lidhur me financimin e projekteve, ashtu dhe me realizimin e tyre në ekran.
Çfarë fituan prodhuesit bullgarë të filmave nga mundësia për të komunikuar me botën dhe për se dekorohen krijuesit tanë jashtë shtetit?
“Dobitë nga ky komunikim janë të padyshimta. Ne mund të krahasohemi me kinemanë evropiane dhe botërore: ku po ecën ajo, si rinovohet nga pikëpamja e ideve dhe teknologjive, për se interesohen shikuesit. Dhe shenjat e mira të dobisë së këtij komunikimi janë të padyshimta. Para pak kohe në San Sebastian – një prej festivaleve më të rëndësishme në botë bashkë me Kanin, Berlinin dhe Venecien, debutoi filmi ynë “Mësimi” i regjisorëve të rinj Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov. Ai mori çmimin e madh në kategorinë për debutim dhe ishte zgjedhur ndër akoma 12 filma të tjerë. Kjo është një shenjë shumë e rëndësishme.”
A ka interes për filmat bullgarë si në ekranin e madh, ashtu dhe në ekranin televiziv?
Në qoftë se bëhet fjalë për filmat me seri gjatë pesë-gjashtë viteve të fundit, shikuesit i presin dhe i shikojnë me një interes të madh. Sigurisht që ata janë me cilësi të ndryshme, por kjo është diçka normale. Sa për ekranin e madh, filmat tanë nuk janë vlerësuar mirë, sipas fjalëve të prof. Manovit, sepse për nga karakteri i tyre, cilësitë e tyre artistike dhe tregtare, ata nuk i përgjigjen konkurrencës së më të mëdhenjve, kryesisht amerikanëve.
“Përhapja e tyre në qendrat e mëdha tregtare, në të ashtuquajturin “Mall”, i cili supozon qëndrime të tjera të vizituesve, filmat tanë janë në kushte të pabarabarta – nënvizon ai. – Dhe pa dyshim ata nuk mund të vlerësohen nga publiku në mënyrën më të mirë. Së pari për shkaqe distributori, së dyti – edhe nga shikuesit, shumica prej të cilëve preferojnë filmat e ndritshëm amerikanë të stilit “ekshën”, kurse art-kinemaja bullgare ndodhet në qoshe, pa pasur mundësinë të komunikojë me auditorin e gjerë. Për fat të keq, këto janë faktet, të cilët ripohohen nga statistikat mujore dhe vjetore.”
Bëhet fjalë për një situatë të komplikuar dhe për shumë faktorë më të ndryshëm. Për fat të keq, gjithmonë në një situatë të tillë pamja e përgjithshme ekonomike në vend nuk na ndihmon, por e vështirëson procesin gjithnjë e më shumë.
“Gjatë vitit 2015 kinemaja bullgare do të shënojë përvjetorin e saj të 100-të – një shekull nga krijimi i filmit të parë artistik bullgar në vitin 1915 – “Bullgari është galant”. Ndoshta pikërisht gjatë përvjetorit të 100-të të kinemasë sonë do të ndeshemi me një pamje dramatike, e cila jo vetëm se nuk është jubilare, por është jashtëzakonisht shqetësuese për perspektivat gjatë disa viteve në vazhdim. Kështu qe apeli im ndaj shtetit është për përkrahje të kinemasë sonë, kurse ndaj shikuesve kam thirrje për një vëmendje më të madhe. Sa për krijuesit bullgarë – atyre u drejtoj lutje për t’u mobilizuar në çdo një drejtim që të paraqitemi në një mënyrë të denjë me rastin e këtij jubileu të 100-të – apeloi prof. Bozhidar Manov.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..
Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..