Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takimi i dhjetë kombëtar folklorik në Tërgovishte – “Ura midis brezave”

Foto: arkiv

Më 7 dhe 8 nëntor në qytetin Tërgovishte fillon takimi tradicional folklorik “Ura midis brezave”. Më shumë hollësi për aktivitetin mund të mësoni nga drejtoresha e tij artistike Elena Vasileva:

“Këto janë ditët, në të cilat qyteti ynë shndërrohet në një vatër të kulturës bullgare. Ky forum, i cili filloi para 10 vitesh, përbën jo vetëm skenë të shfaqjeve të ndryshme dhe të këmbimit krijues. Ai u jep mundësi nxënësve dhe studentëve, të cilët studiojnë folklor bullgar, të marrin dituri nga mjeshtërit më të mëdhenj – instrumentistët dhe këngëtarët. Si organizatorë, ne përpiqemi të ftojmë çdo vit pedagogë të ndryshëm. Në këtë mënyrë të rinjtë njihen me më të mirët në artin folklorik. Në Tërgovishte ata takohen që të këmbejnë ide krijuese. Të gjithë janë bashkë në skenë dhe konkurrojnë njëri me tjetrin. Kështu në koncertet e mbrëmjes publiku mund të shohë interpretues të brezave të ndryshëm. Sivjet pjesëmarrësit janë njerëz të rinj, përfaqësues të shkollave të ndryshme muzikore nga Kotel, Shumen, Veliko Tërnovo, Jamboll. Plovidivi dhe Varna. Ne mendojmë për talentet e reja dhe punojmë me ta, që të mund të ruhet autenticiteti i çdo një krahine folklorike.”

Në edicionin e dhjetë të Takimit folklorik në Tërgovishte Zheçka Sllaninkova do të japë mësime të këndimit të stilit të Stranxhës. Stili i Trakisë do të paraqitet nga këngëtarja popullore Vanja Vëllkova, ai i Dobruxhës – nga Galina Durmushlijska. Stili i këndimit të Rodopeve do të paraqitet nga këngëtarja e talentuar Neli Andreeva. Si këndohet në Krahinën e Pirinit, këtë do të na tregojë Rumjana Fillkova. Katër pedagogë të veglave folklorike nga Akademia e Plovdivit do të japin mësime në kuadrin e “Urës midis brezave”. Këta janë Temellko Ivanov (fyell), Nikollaj Paskalev (tambura), Vlladimir Vlladimirov (mandolinë) dhe Ivan Simeonov (gajde). Ata do të punojnë me të gjithë, të cilët kanë deklaruar dëshirë për pjesëmarrje. Ja se çfarë tha Elena Vasileva: “Lektori në konferencën tradicionale, e cila zhvillohet në kuadrin e takimit folklorik, është etnomuzikologia e dashur nga të gjithë ne prof. Rumjana Cincarska. Konferenca do të mbahet më 8 nëntor. Ftojmë të gjithë, të cilët e duan folklorin bullgar dhe duan t’i përkrahin talentet e reja në Shtëpinë Rinore “Tërgovishte” dhe në vatrën kulturore “Napreduk” (“Përparim”) në qytet”.

Sipas traditës në urën midis brezave” marrin pjesë edhe mikpritësit, të cilët kanë mbaruar shkollën “Profesori Nikolla Marinov” dhe ansambli folklorik “Shareno Gerdançe”. Ata do të paraqiten në skenë mbrëmjen e parë. Takimi do të mbarojë me një koncert, në të cilin do të vihet theks te pedagogët e talenteve të reja. Publiku do të mund të shijojë veprat e tyre.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Plovdivi fton dashamirët e profesioneve të harruara në Muzeun e tij Etnografik

Një Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë..

botuar më 24-06-24 5.30.PD

Festivali "Babina Dushica" në Montana mbledh kuzhinierë nga e gjithë Bullgaria

Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..

botuar më 24-06-22 10.15.PD
D-r Mustafa Haxhi

Mirëdashja është në qendër të festës së Kurban Bajramit

Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..

botuar më 24-06-16 5.50.PD