Në Galerinë Kombëtare të Arteve Figurative u hap një ekspozitë jo të zakonshme – me portrete të të burgosurve në kampin e përqendrimit Belene. Shkak për këtë u bë përvjetori i 25-të i ndryshimeve demokratike tek ne. Veprat u krijuan në mënyrë të fshehtë nga Petër Bajçevi – doktor i së drejtës dhe piktor. Ai u hodh në këtë kamp të përqendrimit për arsye politike dhe “biografike”. “Sot më se kurdoherë tjetër kujtimi për vuajtjet e të të burgosurve në këtë kamp të përqendrimit është i gjallë dhe ai nuk do të hiqet nga historia dhe ndërgjegjja e kombit. Ne nuk do të lejojmë këtë. I uroj sukses ekspozitës. Le të jetë ajo çarja e radhës në murin e gënjeshtrës dhe të harresë. Le të jetë e vërteta, kauza jonë e përbashkët” – tha në hapjen e ekspozitës Presidenti Rosen Plevneliev.
Organizator i ekspozitës është Instituti i Studimit të së Kaluarës së Afërt. Në të grumbullohen histori personale, tregime, dokumente, të lidhura me epokën e komunizmit. Në arkivin e tij ruhen afro 10 mijë faqe me intervista të ish të burgosurve në kampet e përqendrimit dhe në burgjet. “Kemi dëshirë të zbulojmë të vërtetën dhe ta ruajmë për brezat e rinj – theksoi profesori Ivajllo Znepollski, drejtor i Institutit. – Është me rëndësi të madhe, që kur tregojmë për këtë periudhë, ta bëjmë këtë nëpërmjet fatit të njerëzve konkretë. Çfarë ndodhet me një njeri, kur makina e dhunës kalon përmes tij, e thyen rrugën e tij,e shkel programin e tij jetik, i bënë virtytet, kompetencat dhe talentin e tij të panevojshëm dhe pas kësaj e hedh në margjinalet e shoqërisë? Petër Bajçevi është njeri prej këtyre njerëzve, të cilët pushteti komunist e hodhi në kampet e përqendrimit, e ndau me familjen, dhe i imponoi atij të jetojë në kushte të vështira. Edhe kur e çliruan komunistët nuk i lejuan të kthehet në shtëpi. Megjithë vështirësitë dhe vuajtjet ai na la një trashëgimi, e cila vjen të vërtetojë se është një njeri me virtyte të larta, me vullnet, i cili megjithë që ishte hedhur në kampin e përqendrimit mbeti me shpirt të lirë.
“Prej kësaj turme të madhe të padukshme, të veshur me kapotë të hirtë dhe të grisur, ai zgjodhi një grup njerëzish, të cilët për të kishin rëndësi të madhe – vazhdon profesori Znepollski. – Ata njerëz ishin ish elita e vendit: deputetë, ministra, udhëheqës të opozitës politike, të partive borgjeze para vitit 1944, gjeneralë, industriales, bankierë. Sikur ata njerëz kishin një mendim të përbashkët, të mbeten të lirë, megjithë kushtet e vështira, në të cilat jetuan. Dhe pikërisht këtu fshihet vlera e trashëgimisë së tij. Me ato vepra Petër Bajçevi sikur na thotë, mos harroni asgjë, ashtu siç unë jo vetëm që nuk harrova miqtë nga kampi i përqendrimit, por e ruajta ato piktura edhe gjatë viteve të komunizmit. Ato vepra dëshmojnë, se në kushtet e rënda, ai arriti të mbrojë hapësirën e lirisë së vet. Dhe pjesë prej saj ishte pasioni të komunikojë me ata njerëz dhe ta pikturojë. Dhe kështu të dëshmojë, se ata njerëz ishin në këtë kamp të përqendrimit. Ata ishin njerëzit, të cilët të tjerët e dinin nga kronikat zyrtare, nga postet ministrore, pikërisht ata njerëz ishin atje dhe dukeshin ashtu, siç janë të rikrijuar. Unë Petër Bajçevi, isha atje dhe jam dëshmitar.”
Në hapjen e ekspozitës asistuan biri dhe bija e piktorit – Ilina dhe Veselin Bajçevi: “Mezi babai ynë, kur vizatonte në kohën e lirë pas punës së lodhshme, ishte në gjendje ta përfytyrojë ditën e sotme. Në copëza të ndryshme letre ai jo vetëm që kishte pikturuar, por mbante shënime për fakte dhe ngjarje të jetës në kampin e përqendrimit – tregon zonja Bajçeva. – Në një copëz të tillë i dërguar nënës sonë, ai ishte shkruar që ajo duhet të ruajë të gjitha shënimet. Kjo për shkak, se ai ishte me shpresë, se një ditë mund të ketë nevojë për to. Dhe megjithëqë ai nuk arriti të shikojë këtë ekspozitë, mendoj, se vet prezantimi i veprave të tij para shoqërisë, dëshmon për largpamësinë e tij.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi nga ekspozita: Veneta Pavllova
Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..
Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..
Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii”..