Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“BG rok simfoni” – një koncert i kushtuar përvjetorit të 80-të të Radios Kombëtare Bullgare

Foto: arkiv

Më 24 nëntor në Sofje pritet një ngjarje të madhe muzikore – Rock&Roll do të gërshetohet me muzikën simfonike. Shkak është jubileu 80 vjeçar i Radios Kombëtare Bullgare, i cili në kuadrin e 80 javëve shënohet me shfaqje të ndryshme. Koncerti në Pallatin Kombëtar të Kulturës është projekti me përmasa më të mëdha. Ai do të realizohet në sajë të përpjekjeve të Shtëpisë Muzikore të Radios Kombëtare Bullgare.

Për herë të parë në një skenë do të dalin këngëtarët Orlin Goranov dhe Milena me grupet “Faktor”, “Revju”, “Diana Ekspres”, “Anallgin”, “Signall”, BTR, FSB, “Shturcite” dhe të tjerë, bashkë me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare. Muzikantët pop dhe rok do të interpretojnë këngët më të mira të repertorit të tyre. Në pultin e dirigjentit do të qëndrojë Grigor Palikarov. Publiku do të dëgjojë këngë të dashura dhe të preferuara në një aranzhim të ri – vepër të muzikantëve Georgi Andreev dhe Rumen Bojaxhiev – bir. Në program gjeti vend edhe krijimtaria e muzikantëve të ndjerë bullgarë, por veprat e interpretuara prej të cilëve akoma mbahen mend. Këtu mund të përmendim Georgi Minçev, Çoço Vlladovski dhe Dimitër Voev nga “Nova Generacia”. Këngët e tyre do të tingëllojnë jo vetëm në një variant të ri, por në interpretim të këngëtarëve të dashur.

Për koncertin Veselin Todorovi nga grupi “Faktor” mendon: “Jemi të kënaqur, se do të marrim pjesë në këtë koncert. I respektoj shumë Radios Kombëtare Bullgare. Incizimin e parë, që bëra në të ishte në vitin e largët 1966. Koncerti, që organizohet për shënimin e përvjetorit të 80-të të radios do të jetë një veprimtari të paharrueshme. Gëzohem gjithashtu, se ai do të shfaqet edhe në televizion dhe do të incizohet në disk. Grupi ynë “Faktor” do të prezantojë para publikut këngën “Rruga kryesore” – një kompozim me histori 25 vjeçare. Kemi përgatitur dhe një dhuratë muzikore për ditëlindjen e Radios Kombëtare Bullgare. Me këtë rast krijova këngën “Radio”, të cilën do të interpretojmë. Mendoj, se koncerti do të jetë një festë për të gjithë, që interesohen për muzikën e bukur bullgare. Duhet të bëhet çmos, që të vazhdojë procesi i krijimit të këngëve bullgare.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD

Këngët e Kiçka Savovës mbledhin të rinj të talentuar në një master klasë në Plovdiv

Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..

botuar më 24-11-08 1.10.MD