Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zëvendëskryeministri Ivajllo Kallfin: “Kam ambicien për t’u treguar njerëzve se politika mund të jetë e ndershme”

БНР Новини
Foto: Bulfoto

“Kam ambicien për t’u treguar njerëzve se politika mund të jetë e ndershme dhe t’i bëjë gjërat në një mënyrë më të drejtë. Ja një prej motiveve për pjesëmarrjen në qeverisje të partive me orientim të ndryshëm”. Këtë e tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Zëvendëskryeministri për Politikën Demografike dhe Sociale dhe Ministër i Punës dhe Politikës Sociale Ivajllo Kallfin. E mbajmë mend si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme në kabinetin e koalicionit të trefishtë me kryeministër Sergej Stanishev (2005-2009). Ai ishte gjithashtu lider i delegacionit bullgar të socialistëve (si përfaqësues i Partisë Socialiste Bullgare) në Parlamentin Evropian dhe raportues i tij për buxhetin afatgjatë të BE-së 2014-2020. Pavarësisht se tashmë nuk është eurodeputet, Ivajllo Kallfin vazhdon të jetë anëtar i Grupit të nivelit të lartë për resurset tona në buxhetin evropian. Ai kryesohet nga ish Komisionari Evropian dhe Kryeministër i Italisë Mario Monti dhe ka qëllim t’i studiojë mënyrat e financimit të buxhetit të BE-së dhe të ofrojë miratime, kështu qe sistemi të bëhet me transparent. Ivajllo Kallfin u bë anëtar i kabinetit të Bojko Borisovit si përfaqësues i partisë së re të majtë ABV, e cila përkrah udhëheqjen e djathtë centriste të vendit. Ai e motivoi pjesëmarrjen e vet në qeveri me faktin se 40 prej prioriteteve të ABV-së janë pjesë e Deklaratës Programore të qeverisë. Argumenti i tij është se ka momente në historinë e një shteti, kur duhet të ketë një rrugë të përbashkët, megjithë qëndrimet morale të partive.

Tashmë u bë e qartë se pavarësisht nga deficiti i madh buxhetor për vitin 2014, për pensionistët më të varfër bullgarë do të livrohen rreth 20 euro me rastin e Krishtlindjeve. Këta janë 1.235 mijë veta, të cilët jetojnë nën pragun e varfërisë – me 140 euro në muaj. Një prej prioriteteve kryesore në punën e Ministrit të Punës dhe Politikës Sociale është reforma e pensionimit. Tani për tani pezullohet urdhëresa për pensionimin e punonjësve të kategorisë së parë dhe të dytë të punës, derisa të mos gjendet një vendim i mirë. Mirëpo, çfarë do të ndodhë me pensionimin e njerëzve, të cilët janë në kategorinë e tretë, që është kategoria më e përhapur në vend?

“Unë mendoj, së pari, se shkalla e miratuar nga GERB-i për një rritje katër mujore të moshës së pensionimit është tepër e pjerrët. Dhe, së dyti, se pezullimi i kësaj shkalle vitin e kaluar nga qeveria e Oresharskit ishte i tepërt, vazhdoi Ivajllo Kallfin. Kjo ndodhi me argumentin se duhet të gjendet një vendim afatgjatë. Kemi një problem serioz me BE-në dhe me partnerët tanë evropianë, të cilët nuk duhet të nënvlerësohen, sepse nga atje vijnë më shumë se gjysma e mjeteve për politikën sociale. Sfida është lidhur me marrjen e një vendimi, i cili të pranohet sa më mirë nga njerëzit gjatë vitit tjetër dhe të kërkojmë një miratim sa më të gjerë. Duhet të paraqesim para shoqërisë variantet e ndryshme dhe të kërkojmë një vendim, i cili t’u japë njerëzve sa më shumë siguri. Deri në fund të dhjetorit do të miratojmë masa, të cilat desha të jenë pjesë e këtij vendimi afatgjatë. Shpresoj se vetë vendimi do të miratohet deri ne mesin e vitit tjetër.”

Ja disa prej sfidave të tjera para Ministrit Ivajllo Kallfin:

“Racionalizimi i shpenzimeve për punën, punësimin dhe për programet sociale – vazhdon ai. – Duhet të anulojmë ato, të cilat janë në sistemin e punësimit të subvencionuar. Njerëzit, të cilët janë në moshë aktive, duhet të gjejnë lehtë punë dhe jo të varen nga sistemet sociale. Sipas Komisionit Evropian ka një problem, të cilin ne nuk e shohim dhe ai është lidhur me faktin se paratë, që jepen për luftimin e varfërisë nuk janë efektive. Varfëria në Bullgari nuk ulet në asnjë mënyrë. Ka të ngjarë që me këtë resurs të kërkohen vendime më të mira, paratë të drejtohen ndaj atyre, të cilët kanë nevojë më të madhe për këto mjete dhe shoqëria të shohë se ka rezultat dhe jo një varësi të pafund nga pagimet sociale.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqia ka shpallur luftë tatimore për mallrat e lira nga jashtë Turqia ka vendosur të rrisë ndjeshëm taksat për mallrat e blera jashtë vendit. Kufiri pa taksa për mallrat e blera jashtë vendit është ulur nga 150 në 30 euro (1098.87 TL)...

botuar më 24-08-10 6.05.PD
Svetlin Taçev

Pushteti i përkohshëm u bë një tipar karakteristik i situatës politike në Bullgari

Bullgaria po përballet me zgjedhjet e shtatë të parakohshme parlamentare radhazi në tri vitet e fundit. Arsyeja është se edhe një herë, të tri mandatet eksploruese, t’u dorëzuara nga presidenti partive të përfaqësuara në parlament, mbetën të..

botuar më 24-08-09 7.05.PD

Presidenti Rumen Radev: Është shumë e rëndësishme të garantohet funksionimi normal i shtetit

Në fillim të konsultimeve politike për emërimin e ushtruesit të detyrës së kryeministrit dhe të qeverisë së re të përkohshme, kreu i shtetit tregoi se praktikisht ka nisur fushata zgjedhore. Sipas Rumen Radevit, Asambleja e 50-të Kombëtare nuk ka..

botuar më 24-08-08 6.49.MD