Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

95 vjet nga Traktati i Nejit: Nuk jemi të ndarë

БНР Новини
Foto: Veneta Pavllova

Më 27 nëntor u mbushën 95 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Nejit (Neuilly) (27 nëntor 1919). Ky traktat i ka dhënë fund pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore. Rezultati: territore të copëtuara, reparacione të mëdha dhe ushtri të restriktuar. Me rastin e përvjetorit në Bibliotekën e Kryeqytetit u organizua mbrëmja nën moton “Nuk jemi të ndarë”. Kjo e fundit kа të bëjë me titullin e vjershës “Kufiri” të intelektualit bullgar Emanuil Popdimitrov. Mbrëmja u mbajt nën kujdesin e Zv.presidentes Margarita Popova.

“Emanuil Popdimitrov është personi i cili bëri një gjë të paparë në njërën e konferencave në Gjenevë. Ai shkoi i paftuar si përfaqësues i Komitetit të Refugjatëve – vuri në dukje znj. Margarita Popova. – Emanuil Popdimitrov mbajti një fjalim të shkëlqyer në gjuhën franceze dhe bëri ashtu që të njihet komuniteti bullgar në ish-Jugosllavi. Bullgari foli dhe po ashtu për Traktatin e Nejit dhe kontratat e tjera nga Konferenca e Parisit të cilat i kanë bërë njerëzimit shumë të këqija si nga pikëpamja morale, ashtu dhe nga ajo historike e psikologjike. Në tribunën e Gjenevës Emanuil Popdimitrov u shpreh si mbrojtës i bullgarëve etnikë në rajonet kufitare juglindore të Serbisë. Banorët e qyteteve Dimitrovgrad dhe Bosilegrad vazhdojnë ta respektojnë intelektualin bullgar.”

Znj. Margarita Popova vuri në dukje po ashtu se bullgarët etnikë në Serbi meritojnë nder të madh, sepse edhe sot e kësaj dite përpiqen të mbrojnë të drejtat e minoritetit bullgar.

“Ne kemi fatin e mirë dhe shansin për të jetuar së bashku në Familjen e Madhe Evropiane. Duam që në këtë familje të përfshihen dhe fqinjët tanë, që të bëhet Evropa më e fuqishme dhe që të mbushim me kuptim nocionet “fqinjësi e mirë”, zemërgjerësi” dhe “bashkëpunim i ndërsjellë”. Në të njëjtën kohë desha t’i përkrahim fqinjët tanë për anëtarësimin evropian atëherë, kur ata i zbatojnë detyrimet e veta, duke ua dhënë të drejtat minoritetit bullgar në tërë thellësinë e tyre, këto të drejta, për të cilat bashkatdhetarët tanë jo vetëm ëndërrojnë por luftojnë që prej shumë kohe. Ata i meritojnë, sepse janë pjesë e kurrizit të fuqisë së fqinjëve tanë edhe në drejtim ekonomik, edhe në atë politik, edhe në atë kulturor. Dhe këtë sot askush nuk mund ta hedhë poshtë.”

Ja se çfarë tha për Radio Bullgarinë Ivan Nikollov – letrar dhe figurë shoqërore, kryetar i Institutit kulturor dhe informativ në Bosilegrad të Serbisë: “Duhet të them se gjatë disa viteve të kaluara kontaktet tona sikur ishin në hije. Dhe kjo ringjalle e tyre më jep shpresën se ne do të vazhdojmë veprimtarinë tonë rilindëse në rajonet kufitare juglindore të Serbisë, ku është përqendruar pjesa kryesore e minoritetit bullgar. Ideja jonë është që ta përhapim dhe të krijojmë kulturën bullgare, të kërkojmë kontakte suplementare me qëllim ruajtjen e identitetit kombëtar dhe krijimin e një perspektive të re evropiane, shpresoj, me kandidaturën e Serbisë për anëtarësim në BE dhe me faktin se Bullgaria është një shtet evropian, i cili do të jetë i detyrueshëm të zhvillojë një politikë unike evropiane, një politikë moderne ndaj bullgarëve jashtë shtetit. Kjo, shpresoj, është shpresa e vetme për të mbijetuar popullsia bullgare në Bosilegrad, e cila përjetoi pësoja të tmerrshme të kësaj politike asimiluese serbe, e cila në vazhdim të nëntë dekadave e gjysmë arriti madje të pakësojë popullsinë bullgare nga 120 mijë në 18 500 veta.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova, Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Odesos, u zbulua një statujë e ruajtur plotësisht nga shekulli II - III

Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..

botuar më 24-10-15 6.52.MD

Një lagje e tërë e shekujve XIII-XIV e ngjashme me qytetin Hobbit u zbulua nga arkeologët në Perperikon

Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..

botuar më 24-10-08 6.24.MD
Foto: Muzeu Kombetar i Shkencave Natyrore - Akademia Bullgare e Shkencave

Më shumë se 30 fosile kafshësh nga koha e dinozaurëve u mblodhën nga shkencëtarët pranë Trën

Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..

botuar më 24-10-06 11.05.PD