Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Krishtlindjet Bullgare” 12 – le t’i shpëtojmë zemrat e fëmijëve

БНР Новини
Pacientët e vegjël të Spitalit Kardiologjik i dhuruan patronit të fushatës Rosen Plevneliev një suvenir në formën e zemrës.
Foto: BTA

Beteja për shpëtimin e çdo një zemre fëmijërore – fjalë për fjalë dhe të thënë në mënyrë të figurshme – është në fokusin e nismës së sivjetshme bamirëse “Krishtlindjet Bullgare – i dhuro shpresë fëmijës në rrezik”. Dhurimet e mijëra bullgarëve do t’i ndihmojnë fëmijët me sëmundje kongjenitale, kryesisht të zemrës, me diagnostikim të hershëm dhe me mjekim modern.

Fillimi zyrtar i fushatës 2014/2015 nën kujdesin e presidentit Rosen Plevneliev ishte shpallur në Spitalin Kardiologjik Kombëtar – një nga spitalet të të cilave ajo u ndihmon. Me parat që do të mblidhen në kuadrin e edicionit të 12-të të “Krishtlindjeve Bullgare” teknika e vjetër e spitalit mund të zëvendësohet me aparaturë të teknologjisë së lartë, tha kreu i shtetit dhe vazhdoi:

“Kuptimi i vuajtjeve dhe përpjekjet që t’i pakësojmë këto vuajtje na bëjnë më të fortë, më të mirë dhe qytetarë më të vlefshëm. Veprat e mira e bëjnë jetën sa më të vlefshme dhe kuptimplotë. “Krishtlindjet Bullgare” përkrahin bamirësinë dhe vullnetarizmin. Fushata gjithmonë arrin rezultate të dukshme dhe për këtë arsye shumë bullgarë e përkrahin duke ndihmuar për realizimin e qëllimeve fisnike.”

Në Bullgari çdo vit linden 3 500 fëmijë me anomali kongjenitale, prej të cilave mes 600 dhe 700 janë me probleme kardiologjike. Ndër këta fëmijë është Diljana Atanasova, e cila tashmë është 23 vjeçare. Ajo ka sëmundje kongjenitale të zemrës dhe 2 operacione kardiologjike, të bëra në Klinikën Kardoiologjike të Fëmijëve. Operacioni i parë i saj është bërë kur ajo ka qenë bebe. I dyti – para dy vjetëve, pavarësisht moshës së saj (në Bullgari nuk kemi spitale për pacientë të rritur me sëmundje kongjenitale të zemrës).

“Mjekimi i pacientëve të tillë nuk është financuar nga Arka e Sigurimeve Shëndetësore dhe kjo krijon shumë vështirësi. Për ne kjo klinikë është familja e dytë, sepse është e vetmja në Bullgari që na jep shans për jetë – shpjegoi me lot në sy Diljana. –Gjendja ime nuk është vetëm një diagnozë, por është fati im, të cilin e kanë shumë fëmijë. Ne besojmë se ne të gjithët do ta fitojmë betejën – betejën për zemrat tona!”

Pacientët e vegjël i dhuruan presidentit një suvenir në formën e zemrës me mbishkrim të shkruar nga Diljana.

“Vetëm njeriu, i cili e ka përjetuar dhimbjen e vërtetë mund të mësohet se si të jetojë. Sot tashmë di sa e vështirë është që të marrësh frymë, të ngjitësh shkallët, të buzëqeshësh, të jesh i mirë”, tha presidenti Plevneliev.

Vitin e kaluar edicioni i radhës i “Krishtlindjeve Bullgare” u ishte kushtuar fëmijëve me probleme në të parin dhe në të dëgjuarin. Ai mblodhi dhurime për më se 1 mln euro. 524 ishin fëmijët, të cilët i përdorën këto mjete financiare. Shifra e tyre ishte rekorde për këtë nismë. 30 spitale në tërë Bullgari morën pajisje për më se gjysmë milion euro. Sivjet mund ta tejkalojmë rekordin e vitit të kaluar dhe t’i shpëtojmë zemrat e fëmijëve. Ata e meritojnë këtë!

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD