Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Cilat janë godinat më emblematike të Bullgarisë?

БНР Новини
Kompleksi teatral në Ruse
Foto: emblematichnitesgradi.com

Në përgjithësi 12 objekte nga tërë vendi marrin pjesë në konkursin “Godinat emblematike të Bullgarisë”. Ideja është të popullarizohet trashëgimi  ynë  kulturor-historik nëpërmjet disa prej godinave më të bukura nga e kaluara.  Në garë marrin pjesë monumente të kulturës në qendrat tona të njohura turistike si Gabrovo, Veliko Tërnovo, fshati Bellçin, Plovdiv, Sofje etj.

Gjimnazi Aprillov në GabrovoObjektet e përfshira në  seleksionim janë prezantuar në sajtin - emblematichnitesgradi.com, ku secili mund të japë votën e vet për  godinën e preferuar. “Çdo një prej këtyre godinave ka se çfarë të tregojë për vete. Prandaj duam të zbulojmë jo vetëm bukurinë, por edhe vlerën e tyre historike” – tha Sevdallina Vasilleva, njëra prej administratorëve të Alfa-bank – Bullgari dhe koordinatore e projektit. Sipas saj, interesi ndaj iniciativës është i madh. Në garë marrin pjesë kryevepra të tilla si godina e një prej shkollave tona të para laike në qytetin Trjavna, lidhur me Rilindjen Bullgare, hani Haxhi Nikolli në Veliko Tërnovo, ndërtuar nga Koljo Fiçeto në vitin  1858, kalaja e vjetër Cari Mali grad pranë fshatit Bellçin, bazilika  e vogël  me tri anijata  në Plovdiv nga shekulli i V, e restauruar në kuadrin e një projekti evropian etj. Votimi përfundon më 10 dhjetor, kur me një ceremoni solemne do të shpallet godina më emblematike e Bullgarisë.

Hani Haxhi Nikolli në Veliko Tërnovo

“Sajti i iniciativës është shumë inovativ. Përveç kësaj në të votohet pa regjistrim ose procedura të ndërlikuara” – thotë zonja Vasilleva dhe shton:

“Ai tregon secilën prej godinave. Përveç në formatin 3D ato mund të shihen edhe në platformën e 360 gradave dhe të rrotullohen në të gjitha drejtimet. Prezantojmë fakte interesante lidhur me të tanishmen dhe historinë e secilës godinë. Me datë të sotme në sajtin tonë ka  mbi 22 mijë votime. Deri  në javën e kaluar  në treshen e parë ishin Gjimnazi Aprillov në qytetin Gabrovo, i themeluar në vitin 1835, por gjatë kësaj jave në vendin e saj doli Kompleksi teatral Dohodno zdanie, ndërtuar në periudhën e viteve 1898-1902 nga arkitekti vjenez Peter Paul Brank në Ruse. Ndër liderët në garë janë hani Haxhi Nikolli në Tërnovo, Teatri Popullor në Sofje dhe shembuj të tjerë arkitekturorë. Përveç sajtit kemi bërë dhe aplikacion mobil, nëpërmjet të cilit secili  mund të votojë. Ideja është të jemi më afër auditorit të ri.”

Teatri Popullor në Sofje

Të gjitha 12 godinat e përfshira në garë mund të shihen nëpërmjet  celularit apo tabletit tuaj me ndihmën e aplikacionit të krijuar Augmented Reality. Me të çdo godinë gjallërohet në detajet më të vogla nga të gjitha anët. Iniciatorët e konkursit shpresojnë të prezantojnë këto monumente të kulturës si objekte atraktive  turistike. Ambiciet janë që konkursi “Godinat emblematike të Bullgarisë” të bëhet një nismë e përvitshme.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: emblematichnitesgradi.com




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zhivko Sedllarski

“Zonjat e çelikut” të skulptorit me famë botërore Zhivko Sedllarski parakalojnë edhe në Bullgari

Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..

botuar më 24-09-21 9.25.PD

Varna pret Festivalin e Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë"

Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..

botuar më 24-09-19 1.54.MD

Bullgaria është pjesë e bienales botërore për krijimtarinë dhe zejtarinë "Homo Faber" në Venecia

Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..

botuar më 24-09-18 7.30.PD