Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Diana Ekspres” mbush 40 vjeç

Foto: arkiv personal

Përpara 40 vjetësh në Jamboll u mbajt koncerti i parë i grupit “Diana Ekspres”. Ky është qyteti i lindjes i themeluesit të formacionit Mitko Shterev. Një rrugë të gjatë krijues kaloi “ekspresi” i këtij kolektivi, kishte dhe jo pak ndryshime në të. Vasill Najdenovi, Georgi Stançevi, Çoço Vlladovski janë vetëm disa prej interpretuesve që kanë lënë në kohë kontributin e tyre në zhvillimin e formacionit. Pas tyre Ilija Angellovi trashëgoi vendin e tyre si vokal dhe deri në ditët tona është në grup. Me të gjithë këngëtarët dhe instrumentistët, që kanë qenë në përbërjen e tij gjatë viteve, grupi “Diana Ekspres” do të mbetet në historinë e muzikës së lehtë bullgare. Këngë si “Kaltërsia”, “Nesër”, “Trashëgimi”,“Shpirti”, “Blus për të dy”, “Severina” dihen nga disa breza dhe këndohen prej tyre.

“Një grup pa disa hite, të cilat të kalojnë me sukses sprovën e viteve dhe ta përfaqësojnë, nuk do të thotë asgjë – thotë Mitko Shterevi. – Ndërsa ne kemi më shumë se shtatë. Periudha krijuese në vitet 1981-1984 për “Diana Ekspres” ishte më e fortë. Atëherë kemi krijuar pjesën më të madhe të këngëve tona më të bukura. Mendoj, se meritë kryesore për këtë kanë tekstet e mrekullueshme të tyre. Tani nga koncertet tona, që janë tashmë 20, jam shumë i prekur nga respekti i publikut ndaj nesh dhe ndaj muzikës sonë.”

Aktualisht në përbërjen e “Diana Ekspres” janë Mitko Shterevi, Ilia Angellovi, Biser Josifovi, Zhivko Topallovi dhe Aleksandër Georgievi. Bashkë vazhdojnë të japin koncerte nëpër gjithë Bullgarinë.

“Vizituam pjesën më të madhe të vendit, shfaqjet tona të fundit ishin në Dobriç dhe Jamboll – thekson Mitko Shterevi. – Këto 40 vjet nuk janë pak dhe ne dëshirojmë t’i shënojmë në mënyre të përshtatshme. Kënaqësia, përjetimet për ne dhe adhuruesit tanë nuk mund të zëvendësohen me asgjë. Fansat tanë këndojnë me ne, ata dinë tërë repertorin tonë. Nga turneu na kanë mbetur akoma 20 qytete, kështu që do ta vazhdojmë gjatë vitit 2015. Pas Vitit të Ri do të kemi koncert në Sofje dhe për të kërkohet një organizim më i madh, sepse duam edhe ta xhirojmë.”

Në vjeshtë pesë muzikantët bënë një vizitë në Londër ku dhanë koncert para dashamirësve bullgarë atje. Mitko Shterevit i ka bërë përshtypje të fortë teatri i vjetër dhe i bukur “The Clapham Grand”, ku ka qene koncerti. Në sallë ka pasur më se 700 veta. Takimi ka kaluar në mënyre shumë miqësore dhe emocionale, pas programit kryesor dhe duartrokitjeve të stuhishme grupi ka dale katër herë me radhe për interpretime te reja. Pas kthimit në Bullgari kanë përgatitur një surprizë:

“Magjistrali” është me idenë time – shton përsëri Mitko Shterevi. – Në këtë këngë ka edhe pjesë në interpretimin e Aleksandër Georgievit – kitaristi i “Diana Ekspres”-it. Kjo është tema nga filmi “Osëdeni dushi” (“Shpirtra të dënuar”), vitin tjetër mbushen 40 vjet nga krijimi i saj. Varianti i ri si tingëllim është rok baladë. Në albumin tonë të ri do të përfshijmë këto dy kompozime dhe akoma 8 fare të reja. Ai do të jete rok melodi, me kitara akustike dhe elektrike, piano. Shpresoj se do të bëjmë muzikë të bukur.”

Viti 2015 po përvijohet të jetë i mbushur me emocione për formacionin “Diana Ekspres”. Përveç për daljen e albumit të ri, muzikantët po përgatiten edhe për një turne në SHBA dhe Kanada.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Të mos ndalojmë së kërkuari” – mesazhi në muzikën e Zhivko Vasilevit

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..

botuar më 24-11-14 8.40.PD

"U përmbys mali" – “Deep Zone Project” u përcjell brezave muzikën e mirë bullgare

Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..

botuar më 24-11-13 8.45.PD

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD