Vitet e fundit pushimorja e njohur dimërore Bankso zhvillohet dhe po ashtu si një qendër turistike gjatë stinës së verës. Muzetë në Bansko janë shumë interesantë dhe janë hapur gjatë gjithë vitit. Muzetë “flasin” për ngjarjet e rëndësishme lidhur me historinë dhe kulturën e popullit bullgar. “S’besoj se ka vendbanim tjetër në Bullgari ku kanë lidhur aq shumë personalitete të mëdhenj. Në sh. XVIII ka jetuar Paisij Hilendarsi, autor i historisë së parë bullgare. Në sh. XIX në Bansko ka lindur rilindësi bullgar Neofit i Rilës dhe në sh. XX-të – poeti i madh Nikolla Vapcarov” – rrëfen drejtoresha e muzeve në Bansko, znj. Svetlla Barjakova.
Prej fjalëve të saj mësojmë se ekspozita e parë në qytet është hapur në vitin 1952. Atëherë janë mbushur 10 vjet nga pushkatimi i Nikolla Vapcarovit. Me këtë rast në shtëpinë e poetit bullgar është ekspozuar një pjesë e arkivit të tij – fotografi, kopje të mbishkrimeve, sende të cilat shfaqin krijimtarinë e hershme të Vapcarovit. Dokumentet kanë të bëjnë me veprimtarinë e tij anti-fashiste për shkak të së cilës Nikolla Vapcarov u dënua me pushkatim. Atëherë poeti ka qenë në moshën 33 vjeçare. Në muze ruhet botimi i parë i “Këngëve motorike” e cila është përmbledhja e parë me vjersha, e botuar që kur ishte gjallë poeti. Muzeu “Nikolla Vapcarov” gjendet në qendër të qytetit Bansko.
“Pas hapjes së muzeut ka pasur disa ekspozita dhe e fundit e ka bërë regjisori Vëljo Radev – rrëfen Svetlla Barjakova. – Në ekspozitën e fundit mund të shihen momente nga jeta dhe krijimtaria e Nikolla Vapcarovit në Bansko. Tradicionalisht ky është muzeu i parë ku shkojnë turistët. Vizituesit nuk janë vetëm nga Bullgaria, ka dhe po ashtu dhe të huaj. Muzeu i Nikolla Vapcarovit është një nga simbolet e Banskos. Në vit atë e vizitojnë më se 45 mijë turistë. Që është hapur muzeu, vizitë kanë bërë më se 3 milionë e 500 mijë veta.”
Një pjesë e rëndësishme e ekspozitës janë sendet të cilat gjyshja Elena ka dorëzuar. Ashtu e kanë thirrur të ëmën e Nikolla Vapcarovit. Ajo ka qenë mes femrave më të edukuara të asaj kohe. Arsimin e ka mbaruar në Kolegjin Amerikan në qytetin Samokov. Gjyshja Elena ka personifikuar stoicizmin dhe forcën shpirtërore. Fëmijët ajo i ka edukuar me këmbëngulje dhe dashuri, duke ua lexuar “Tregimet e Hofmanit”. Kur Nikolla Vapacarov është regjistruar në Shkollën e Inxhinierisë Detare, e ëma e tij i ka dhuruar një fletore. Në faqen e parë ajo ka shënuar: “Ji këmbëngulës dhe i guximshëm. Asnjë gjë laike të mos e shembë bazën e karakterit i cili, besoj, se është i mirë. E jotja ëmë, Elena Vapcarova. 27 korrik 1926.”
“Gjyshja Elena ka marrë pjesë në ndërtimin e muzeut – thotë znj. Barjakova. – Në fakt muzeu është shtëpia e familjes Vapcarovi dhe ku ka nisur puna e muzeut, gjyshja Elena është zhvendosur në një vend tjetër afër shtëpisë. Motra e Nikolla Vapcarovit – Rajna ka punuar kohë të tërë në Bansko si cicerone.”
Shtëpia-muze “Nikolla Vapcarov” transmeton në kohën kur ka jetuar familja. Mund të shihen dhoma e pritjes dhe dhoma e ndjenjës ku është mbledhur familja gjatë mbrëmjeve. Ka një dhomë të posaçme ku poeti i ka kaluar vitet e fëmijërisë. Aty ruhen disa nga këngët e preferuara të Nikolla Vapcarovit. Në këtë dhomë gjendet dhe po ashtu mandolina e tij. Ndër figurat publike të cilat kanë ndikuar mbi zhvillimin e poetit është kolegu i tij Pejo Javorov, mik i ngushtë i familjes. Për jetën e shkurtër të Nikolla Vapcarovit janë xhiruar shumë filma. 10 vjet pas vdekjes në vitin 1952 Nikolla Vapcarov është shpërblyer me çmimin e Këshillit të Paqes Botërore.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: bulgariatravel.org
Natyra është një arkitekt i cili nuk e ka shokun. Miliona vite me radhë ajo me këmbëngulje formon krijesat e saj të papara – kristalet. Ata e gëzojnë syrin e njeriut dhe krijojnë te ai një ndjenje të shkëlqimit dhe bukurisë. Të grumbulluar në një vend,..
Shtëpia-muze “Dimitër Peshev” në qytetin Kjustendill është monument i kulturës, i cili u rimëkëmb, që të grumbullojë në një vend kujtimin e atyre bullgarëve, të cilët në vitin 1943 arritën të shpëtojnë nga Hitleri rreth 50 mijë hebrenj, të përgatitur..
Qyteti Tutrakan është një vendbanim, jeta e banorëve të të cilit prej kohe lidhet ngushtë me peshkimin. Kushtet e mira, që krijon lumi Danub dhe liqenet përreth që nga koha më e lasht sigurojnë bukën e gojës të popullsisë vendëse dhe ndihmojnë për..