Më 15 dhjetor 2014 primadona operistike Rajna Kabaivanska feston ditëlindjen e sajtë 80-të. Me këtë rast Universiteti i Ri Bullgar organizoi disa ngjarje. Rajna Kabaivanska është doktore nderi i këtij universiteti dhe në të ajo ka klasa mjeshtërore. Pas interesit të madh ndaj ekspozitës “Rajna Kabaivanska – role dhe kostume” gjatë muajit tetor, tani është organizuar një ekspozitë tjetër. Në të janë përfshirë 80 fotografi artistike që ruajnë çaste nga puna e përbashkët e këngëtares me emra të mëdhenj si Kallas, Pavarotti, Domingo, Carreras.
Ka këngëtarë, të cilët publiku i njoh dhe i dëgjon atëherë, kur janë në skenë. Ka edhe të tillë, që mbeten në histori me individualitetin e tyre dhe me rolet e shkëlqyeshme. Rajna Kabaivanska është një këngëtare, e cila ka krijuar modele për interpretimin e disa prej roleve më të fuqishme për soprano – Toska, Adriana Lecouvreur, Madame Butterfly, Françeska da Rimini.
Shumë janë rolet e Rajna Kabaivanskës – japonezja e vogël tragjike dhe primadona Toska, Manon Lesko provincialiste në rolin e një gruaje kurtizane, Luiza – mëkatarja e shkret. Shumë të fuqishme janë interpretimet e saj të karaktereve të Verdit – Elizabet mbretërore, Dezdemona delikate apo gruaja kurtizane Violeta. Në çdo një rol ajo është e ndryshme, çdo një rol e interpreton në mënyrën e saj karakteristike dhe të papërsëritshme, çdo një rol mban shenjën e këngëtares së madhe. Mund të them se Toska është një nga imazhet e saj më të forta, i xhiruar në filmin e Xhanfranko de Bozio të vitit 1976.
Rajna Kabaivanska ka kënduar bashkë me figurat më të mëdha të skenës operistike. Në karrierën e saj ka shumë role. Këtu mund të përmendim Emilia Marti të kompozitorit çek Leosh Janaçek. Në skenë ajo gjithmonë është artistike, inteligjente dhe e bukur dhe punon fort mbi detajet e vogla të çdo një imazhi.
Dhe këtu duhet të përmendim puna e saj si pedagoge. Ajo ka klasa mjeshtërore në Itali dhe Francë. Që nga viti 2001 ajo ka klasa mjeshtërore edhe në Universitetin e Ri Bullgar. Shumë prej studentëve të saj po këndojnë në skenat e mëdha të Evropës.
Madhështore, e rafinuar, me stil të vet – një primadona e vërtetë, që na kujton për epokën, në të cilën arti ishte një dhuratë shpirtërore, jo një mall i etiketuar për shitje. Ndoshta Rajna Kabaivanska është dama e fundit e madhe e kohës, në të cilën vlerësohet jo vetëm zëri, por edhe shfaqja skenike në tërësi. Një kohë, në të cilën opera drejton mesazhe dhe formon shpirtin e publikut.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..