Zakonisht aktorët janë infektuar me virusin e lavdisë së kotë. Por kjo nuk mund të thuhet për Ivajlo Zahariev. Emri i tij u bë shumë i njohur me rolin e tij të policit të mirë në serialin kriminal “Undercover”. Për njeriun e ri në vend të parë ndodhen familja, miqtë, besimi në Zot dhe pas tyre renditet profesioni i aktorit. Mendon se është me fat sepse puna e tij para së gjithësh është një hobi që i sjell të ardhura. Sipas tij familja është vendi më i preferuar, ku mund të ndihet rehat, ku nuk ekzistojnë mure dhe nuk ka nevojë për mburoja. Bashkëshortja e tij Mirjana e përkrah në gjithçka. Para pak kohe ai u bë babai i dy djemve Filip dhe Damjan.
Çfarë janë gjërat e rëndësishme, të cilat ai dëshiron që fëmijët e tij t’i mësojnë?
“Më shumë dua që ata të gjejnë talentin e tyre, të jenë të lirë të mendojnë, të mos kufizohen nga statukuoja e shoqërisë. Gjithmonë të pyesin veten “Pse”. Do të jem shumë i lumtur, po t’i mësojë të besojnë, por në vend të parë është liria – të kanë mundësi të zgjedhin.”
Vetë Ivajlo është ndër njerëzit me pozitë aktive shoqërore. Ai u bë një nga fytyrat e protestave kundër qeverisë së ish Kryeministrit Oresharski. “Në një shoqëri të lirë njeriu duhet të mund të shprehet lirisht. Në se dikush dëshiron të na lë pa lirinë tonë, atëherë duhet të shpallim në mënyrë të qartë pozitën tonë”, është i mendimit Ivo. Për këtë si lind besimi në jetën e njeriut ai tregon:
“Nuk ishte në ndonjë moment krize. Përkundrazi, isha ndër miqtë e mi, sapo kisha filluar të pyes vetveten për gjëra të ndryshme. Në sajë të miqve të mi fillova t’i kërkoj përgjigjet në “Bibël”. Diçka interesante ishte se kur i gjeta ata plotësuan zemrën time. Për këtë arsye Krishterimi u bë pjesë prej meje. Mendoj se jam një i krishterë i dedikuar dhe kjo është me rëndësi për mua.”
Shumë njerëz mendojnë se besimi është për njerëzit e dobët.
“Njerëzit e dobët jetojnë me dobësitë e tyre – mendon Ivo Zahariev. – Feja e krishtere na mëson t’i përballojmë situatat e vështira pavarësisht nga dobësitë tona dhe të jemi njerëz sipas kuptimit të kësaj fjale që Zoti e ka dhënë. Nuk mund të duash të afërmin nëse nuk do veten. Në se njeriu është ngordhësirë ai nuk mund t’i dojë të tjerët.”
Ivajlo aktivisht angazhohet me kauza të ndryshme, si për shembull kauza për motivimin e të rinjve që të lexojnë. Ai shpesh i ndihmon narkomanët. Bashkë me miqtë e tij ai punon për nismën “Ekzodusi” duke përkrahur njerëz të dhënë pas veseve të këqija dhe varësive, të cilët përpiqen të ndërtojnë jetën e tyre të re. “E bëj këtë sepse besoj se kështu shoqëria do të ndryshohet në mënyrë pozitive”, pohon Ivajlo. Bile puna e tij si aktor shpeshherë është angazhuar me ndonjë kauzë sociale.
“Kemi një shfaqe teatrale – quhet “Shpëtimtari”, të cilën e luajmë para nxënësve të shkollave të mesme. Në të tregojmë një histori për një vajzë, e cila përdor heroinë. Heroi im përpiqet ta ndihmojë, por në fund të fundit ajo vdes për shkak të shpërndarësit të saj të heroinës. Në të vërtetë shfaqja është e trishtueshme dhe unë shpresoj se me anë të saj do t’u tregojmë nxënësve sa të rrezikshëm janë narkotikët. Zakonisht pas përfundimit të shfaqjes zhvillojmë diskutime me nxënësit, flasim për këto tema.”
Vetëm 30-vjeçar, Ivajlo ka disa role në kinema dhe në teatër. Është aktor me angazhime të përkohshme, i cili nuk punon me kontratë në ndonjë teatër. Për zgjedhjen e vet profesional ai tha:
“Kur isha i vogël me kushërirën time bëmë shfaqe të ndryshme para gjyshit dhe gjyshes. Imituam dikush apo luajtëm duke prezantuar ndonjë përrallë. Për mua kjo gjithmonë ka qenë mënyra e shprehjes. Kur isha në klasën e tetë fillova të studioja në një shkollë, ku kishte një klasë të posaçme të artit skenik. Akademia e Artit Teatral ishte hapa e natyrshme pas mbarimit të shkollës. Po merrem me projekte të ndryshme dhe nuk kam detyra të përhershme.”
E krahasojnë Ivajlon me aktorin e Hollywood-it Keanu Reeves. Ai mendon se për të është mirë se njerëzit e krahasojnë me një aktor aq i madh. Sipas tij lavdia është diçka normale për profesionin e tij dhe shton:
“Nëse një aktor nuk është i njohur për publikun, këtu ka ndonjë problem. Pyetja është se si e përdor këtë lavdi. Besimi më ndihmon shumë për këtë të qëndroj me këmbë në tokë. Miqtë e mi gjithashtu kanë një rol të rëndësishëm këtu. Përpiqem të shikoj më shumë përpara e të mos mendoj për këtë sa i njohur jam dhe se si mund ta përdor lavdinë për përfitime personale.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..
Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash..