Familja dhe fëmija. Kjo është mrekullia, të cilën ia uroi vetes me rastin e Krishtlindjeve Kristian Krëstev, Ministri i Transportit në qeverinë teknike të Marin Rajkovit. Para se të arrijë deri te karrigia ministrore, ai kaloi rrugën e ekspertit deri te shef i një drejtorie në ministri, ishte në krye të bordit të aeroportit Burgas, udhëhiqte aeroportin Varna. Nuk kishte frikë për ta braktisur punën e këndshme shtetërore dhe të fillojë të merret me biznes privat, që të vendosë te ne themelet e një prej linjave ajrore me buxhet të ulët. Përveç karrierës së tij mbresëlënëse në botën e biznesit dhe politikës, burri i ri tërhoqi vëmendjen e shoqërisë edhe me kërkimet e tij shpirtërore. Para pak kohe Kristian Krëstev u bë “ipo-dhjak”. Ja se çfarë na tregoi ai për vendimin e tij për ta bërë këtë hap:
“Kjo është shprehje përulësie dhe bilanci midis jetës mondane dhe asaj shpirtërore. Ky është momenti, ku njeriu i braktis rrobat e drejtorit dhe punën laike dhe duke hyrë në kishë vishesh me rrobat e ndihmësit në shërbimet fetare. Kjo është shkalla më e ulët dhe pavarësisht nga të gjitha spekulimet unë nuk kam ambicien të zhvillohem në hierarkinë kishtare.”
Kristian Krëstev thotë se për të Zoti është dashuri, kurse besimi është një ndjenjë personale. Për lidhjen e tij të fuqishme me vlerat e krishtera një rol të rëndësishëm ka luajtur familja e tij. Ai na tregoi se stërgjyshi i tij ka qenë nëpunës në kishë, kurse ungji dhe motra e tij janë teologë. “Gjatë disa viteve të fundit takohesha gjithnjë e më shumë me njerëz shpirtërorë, nuk flas vetëm për nëpunësit kishtarë. Kjo më ndihmoi për t’u zhvilluar shpirtërisht dhe ta bëj këtë hap”, thotë gjithashtu ai. Mendimit të përhapur se besimi është për të dobët, ai i përgjigjet kështu:
“Përkundrazi, pikërisht njerëzit e fuqishëm mbështeten te besimi. Ata mund të pësojnë qetë çdo një akt padrejtësie në jetë. Kur njeriu është i përulur, kur e mposht egon e vet, mund të jetë vetvetja në kuptimin e vërtetë të fjalës. Atëherë fillon të zhvillohet, të jetë i ndryshëm. Po, shumë shpesh nuk mund të na kuptojnë, por të jesh i mirë, nuk mund të pranohet lehtë në shekullin e XXI-të.”
Kristian Krëstev është i bindur se Kisha do të ketë një rol shumë aktiv në shoqëri. Arsye për të menduar kështu i jep fakti se gjithnjë e më shpesh mitropolitë bëhen njerëz të rinj, të cilët janë më afër problemeve në jetën e brezit të sotëm.
A ka vend në politikë për parimet e krishterimit?
“Politika joparimore ka karakter afatshkurtër dhe shumë shpesh rrëzohet – është kategorik ai. – Ka politikanë, të cilët hyjnë në politikë, që të bëjnë të mira dhe ata janë njerëz parimorë. Po, në politikë duhet të bëni kompromise, që të gjeni bilancin më të saktë, kështu qe njerëzit të jetojnë më mirë dhe të krijojmë një të ardhme më të mirë. Nuk mund të mos e lidhim politikën me jetën shpirtërore.”
Për vetveten Kristian Krëstev thotë se duke qenë ministër nuk ka bërë kompromise. Pyetjes ku do të kërkojë realizim në të ardhmen – në fushën e biznesit, ose të politikës, ai iu përgjigj:
“Unë nuk kam dalë nga politika, që të përpiqem të kthehem atje. Gjithmonë kam qenë aktiv në shoqëri. Gjithmonë jam përpjekur të ndihmoj me sa mundem dhe nuk do të fshihem në hijen e jetës sime të tanishme. Kuptohet, merrem me biznes dhe kjo nuk më vështirëson për ta mbrojtur si anën shpirtërore, ashtu dhe atë laike të jetës.”
Për Kristian Krëstevin gjërat më të rëndësishme në jetë janë dashuria, familja, respekti midis njerëzve dhe besimi në Zot. Prandaj ai kalon një prej festave më të ndritshme të krishtera – Kirshlindjet, me të afërmit:
“Takohemi në shtëpinë atërore dhe ky është një moment shumë mallëngjyes, kur këmbejmë mendime dhe emocione. Unë besoj në familje dhe në festën e Krishtlindjeve u drejtoj apel njerëzve për ta mbrojtur familjen, sepse ajo është Tempulli i Zotit. Jemi dëshmitarë se si tashmë çdo familje e dytë është e ndarë, sidomos ndër më të rinjtë. Çdonjëri ka interesa personale, interesohet për egon e vet dhe gjithnjë e më pak bëhen kompromise. Nga kjo vuan tërë shoqëria jonë. Jini tolerantë njëri tjetrit! Jini më të përulur! Besoni në gjërat e vogla! Jeta është tepër e shkurtër, që të humbasim çastet e saj të bukura!”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, sepse e gjithë jeta e tij iu..