Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turneu i Krishtlindjeve i këngëtarit të xhazit Vasil Petrov

БНР Новини
Foto: BTA

Gjatë Krishtlindjeve bota e krishtere feston. Atëherë një vend të posaçëm në atmosferën festive zënë ritet fetare dhe tryeza e familjes. Për ne bullgarët, aq e rëndësishme në këtë kohë është edhe muzika. Shumë interpretues bullgarë të zhanreve të ndryshme japin koncerte të lidhura me Krishtlindjet. Me këtë rast xhaz këngëtari Vasil Petrov i gëzoi adhuruesit e tij me një turne.

“Ideja ishte e Filarmonisë së qytetit Ruse – tregon Vasil Petrov. – Kisha ftesa edhe nga qytete të tjera për festat e Krishtlindjeve dhe për këtë arsye vendosa të bëjë një turne. Kështu në program i hyra të gjitha qytetet për të cilat mora ftesa. Kam një repertor të pasur për Krishtlindjet me muzikë klasike, xhaz amerikan dhe muzikë bullgare. Aranzhimet e 15 pjesëve që janë përfshirë në programin e turneut janë bërë nga pianistët e muzikës xhaz Rumen Toskov-Rupeto, Angel Zaberski-bir dhe Vasil Spasov. Para festave xhirova një video spot të këngës që e incizova vitin e kaluar bashkë me grupin vokal të fëmijëve “Bonbon” dhe titulli i saj është “De Bethlehem”.

Koncerti i Vasil Petrovit në Sofje u zhvillua më 16 dhjetor në sallën “Bullgaria”. Në të morën pjesë Orkestra Frymore e qytetit të Sofjes, dhe emra të njohur të pop skenës dhe të operës. Ja se çfarë tregon më shumë Vasil Petrovi: “Tërë turneu është në shoqërim të orkestrave simfonike me dirigjent kryesor Vladimir Boshnakov. Ngjarja filloi më 19 dhjetor në Stara Zagora, pastaj Velikko Tërnovo, Tërgovishte, Varna dhe Ruse. Fundi i turneut është me 25 dhjetor në sallën e Sofjes “Bullgaria” me muzikantët e Radios Kombëtare Bullgare dhe me interpretues të tjerë. Në program janë përfshirë “Let It Snow”, “Ave Maria”, “White Christmas”, kështu edhe hitet e përhershme “My Way”, “Killing Me Softly” etj.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristo Jocov

Prof. Hristo Jocov – mes klasikës dhe xhazit, ku historitë përjetohen

"Një koncert me muzikë origjinale është një mënyrë e shkëlqyer për të festuar ditëlindjen," thotë me buzëqeshje një nga muzikantët më të shquar dhe krijues të xhazit në skenën bullgare, perkusionisti Hristo Jocov. Një fjalë e thënë, një gur i hedhur (Që..

botuar më 25-02-13 9.05.MD

"Diku atje"... dashuria ekziston

Rreth dhjetë vjet më parë, një vajzë e vogël me një zë të madh u shfaq në një shfaqje televizive. 15-vjeçarja e atëhershme Mihaella Marinova tani është një këngëtare e njohur që vazhdon të zhvillohet si artiste. Gjatë kësaj kohe, ajo arriti të fitojë një..

botuar më 25-02-11 6.20.PD

"Është vonë" – një këngë e frymëzuar nga forca e gruas bullgare për ta mbrojtur dashurinë

Besnike ndaj stilit të saj karakteristik etno me një tingull bashkëkohor, Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, na prezanton këngën e saj më të fundit - "Është vonë". Në të, këngëtarja dhe kantautorja bazohet në mesazhet e saj, si gjithmonë duke u mbështetur në..

botuar më 25-02-10 6.10.PD