“Kur dola nga Sofja e pastër më 6 mars 1662, më parë iu drejtova lindjes, duke ecur përmes asaj fushe, plotë tulipanë, dhe mbërrita në fshatin Llozena.”
Kështu Evlia Çelebiu – udhëtari më i njohur osman i shekullit të XVII-të, paraqet në veprën e vet “Shënime udhëtimi” “qytetin e famshëm” Sofja. Në përrallat popullore, këngët, proverbat, legjendat, vargjet ai përshkruan zakonet, vallet, besimet, marrëdhëniet fqinjësore, jetën e përditshme, traditat, kuzhinën, artet dhe zanatet e vendeve të vizatuara nga ai – të Anadollit, Sirisë, Palestinës, Bullgarisë, Hungarisë, Transilvanisë, Gjermanisë, Bosnjës e Hercegovinës, Holandës, Azerbajxhanit, Armenisë, Krimeas, Kaukazit, Irakut, Egjiptit etj. Në çdo një qytet, ose fshat, përmes të cilave ka kaluar udhëtari, ai ka studiuar shtëpitë, xhamitë, çezmat, hanet, sarajet, konakët, hamamet, kishat, manastiret, sinagogat, kullat, kështjellat, rrugët dhe urët. Prandaj ambasadori turk në Bullgari Sylejman Gjokçe, i cili ishte mikpritës i promovimit të librit “Shënime udhëtimi”, të përkthyer nga studiuesi i kulturës osmane Strashimir Dimitrov, e quajti Evlia Çelebiun jo vetëm “udhëtar, por edhe gjeograf, historian, letrar, folklorist, madje gurme”. Le të rikujtojmë se UNESKO-ja e shpalli 2011-ën, vitin e Evlia Çelebiut.
Botimi i ri është i shtëpisë botuese “Lindja-Perëndimi”. Ai u paraqit nga Ministri i Arsimit prof. Todor Tanev. Pyetjes së Radio Bullgarisë nëse shënimet e udhëtimit të Evlia Çelebiut duhet të mësohen në librat e historisë, prof. Tanev iu përgjigj:
“Ato duhet të jenë atje, sepse librat e historisë janë shkruar mbi këtë bazë dhe nuk ka gjë më të mirë nga burimi. Mendoj se ka ardhur koha në Bullgari pas 20 vitesh të ndryshimeve, pas përparimit të vetë Turqisë, të përqendrojmë vëmendjen tonë te krijimi i njëfarë bashkësie, jo i bashkësisë shtetërore, por i asaj kulturore. Ndoshta manualet jo vetëm në Bullgari, jo vetëm në Turqi, por edhe në vendet e tjera ballkanike duhet të ripunohen. Ndarja e Ballkanit, vjedhja e identitetit është vjedhja më e tmerrshme.”
“Mund t’ju them se vetë unë u befasova shumë, kur e lexova librin, sepse ai është një enciklopedi e vërtetë e jetës së përditshme, traditave, historisë, zakoneve, gjeografisë dhe e asaj që ka ndodhur në këto troje në atë kohë – tregon drejtori i shtëpisë botuese “Lindja-Perëndimi” Ljuben Kozarev. – Udhëtimin e parë Evlia Çelebiu e bëri në vitin 1631, kurse ai i fundit – më 1678, domethënë udhëtimet e tij përfshijnë pothuaj gjysmë shekulli, një periudhë jashtëzakonisht interesante. Nuk më vijnë ndërmend prova të tjera, nga të cilat mund të mësojmë më shumë për jetën nëpër këto troje në atë kohë. Botimi i librave të tillë është shumë i rëndësishëm, sepse ata tregojnë se puna serioze rreth studimit të historisë sonë ende është në të ardhmen.”
A e njohim historinë e përbashkët ballkanike?
“Jam i sigurt se nuk e njohim mirë – përgjigjet Ljuben Kozarev. – Para disa vitesh unë isha në thelbin e botimit të “Historisë së vendeve ballkanike” të Edgar Hjoshit, një historiani të njohur gjerman. Atëherë kuptova se ne e njohim shumë pak historinë e vendeve ballkanike. Mund të përdor madje një fjalë më të fuqishme – ne jemi analfabetë sa i përket kësaj çështjeje. Por megjithatë ne duhet të kërkojmë dhe të botojmë librat e njerëzve, të cilët banojnë në këto shtete, të cilët na tregojnë pikëpamjen tjetër, kurse pikëpamja e të tjerëve është shumë e rëndësishme. Ajo na tregon disa detaje të padukshme për ne në jetën tonë të përditshme. Në këtë kuptim Evlia Çelebiu është një fillim shumë i mirë. Për të mund të thuhet se është letrar. Gjuha e tij është e gjallë, kurse përshkrimet janë shumë të sakta. Ai ka qenë adhurues i kuzhinës së mirë. Çelebiu është një njeri shumë objektiv, kurse tregimet e njerëzve të tillë janë shumë të rëndësishme.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kisha e Bojanës do të jetë një qendër tërheqëse për delegatët e sesionit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s , të cilët do të mblidhen në Sofje në korrik të këtij viti. Kisha “Shën Nikolla dhe “Shën Pantelejmoni” është një nga..
Shkolla e Lartë Detare “Nikolla J. Vapcarov” në Varna festoi 144 vjetorin e themelimit. Gjatë të gjitha këtyre viteve institucioni arsimor ndjek tendencat për trajnime të specializuara të specialistëve në fusha të ndryshme profesionale që lidhen me..
Në kryeqytet u shfaq filmi dokumentar i gazetares Milena Milotinova "Vetëm sepse ata ishin bullgarë". Ai kujtoi ngjarjet e të ashtuquajturve “Krishtlindjet e përgjakshme” në Maqedoni në vitin 1945. Në shfaqjen në Institutin Maqedonas asistuan..
E quajnë Nikopollin "qytetin e shekujve" për shkak të historisë së tij mijëravjeçare. Ai u shfaq si vendbanim qysh në vitin 169 pas Krishtit gjatë..