Një prej reformave kryesore, nëse mund të përdoret ky term në rastin konkret, të cilën autoritetet parashikojnë me buxhetin kombëtar për vitin 2015, është pakësimi i mjeteve për rroga të administratës publike. Kjo do të lejonte që deficiti buxhetor të mbetet në caqet e 3% prej PBB të lejuar nga BE.
Në Bullgari të punësuarit janë pak mbi 3 milionë veta dhe rreth 1/4 prej tyre janë në sektorin publik, do më thënë marrin pagat e tyre nga buxheti i shtetit dhe nga buxhetet lokale bashkiake. Kjo nuk është pak, por nuk është dhe shpenzim i madh, duke pasur parasysh se rroga mesatare është rreth 450 euro për muaj.
Sipas mendimit të sociologëve, politikanëve dhe ekonomistëve kapitali më i çmueshëm për çdo një biznes dhe për çdo një sistem shoqëror janë resurset njerëzore. Kjo është kështu, sepse aktualisht në Evropë dhe në Bullgari theksi vihet mbi rritjen inteligjente dhe ajo nuk është e mundur pa trurin, aftësitë, kërkimet, inovacionet, punën e njerëzve, të ekspertëve, administratorëve. Në rastin konkret të Bullgarisë e gjithë kjo duket edhe më e rëndësishme, sepse vendi ynë është i vogël dhe i varfër dhe të vetëm gjë që disponon dhe me të cilën mund të shpresojë të zhvillohet, janë natyra dhe njerëzit.
Por me shkurtimet buxhetore të pagave të administratës demonstrohet një mospërfillje ndaj faktorit njerëzor, ndaj rolit dhe vendit të tij në shoqërinë e sotme. Nuk ka si të pritet që qeverisja e vendit, e institucioneve dhe strukturave të veçanta publike do të përmirësohen dhe do të përsosen me tkurrjen e stimulimit material dhe motivimit të të punësuarve.
Është paradoksale, se bashkë me shkurtimet dhe tkurrjen e pagave të administratës publike autoritetet bullgare bëjnë përpjekje të mëdha për ta bindur Brukselin se sa të rëndësishme janë problemet e kapitalit njerëzor dhe sa shumë e mbështetin Programin e tanishëm Operativ “Kapaciteti administrativ” dhe Programin e ngjashëm që do të fillojë gjatë vitit të ri “Administrimi i mirë”. Programi i ri Operativ, i cili do të jetë në veprim nga 2014 deri në 2020, ka si prioritet kryesor “Administrimi i mirë dhe ofrimi i shërbimeve cilësore administrative”. Ai do të disponojë me 500 mln euro për financimin e masave për arritjen e këtij qëllimi.
Bëhet e qartë, se nga njëra anë shkurtojmë mjetet për personelin, nga ana tjetër kërkojmë ndihmë financiare nga Brukseli për përmirësimin e funksionimit të administratës publike.
Kjo kontradiktë e dukshme dhe rezultatet negative që mund të priten nga masat e reja restriktive ndaj personelit në administratën publike u kanë bërë përshtypje disa ministrave të qeverisë aktuale, gjithashtu edhe sindikatave, të cilat u shpallën kategorikisht kundër tyre.
Një fakt kureshtar dhe tregues për mungesën e konsekuencës në politikën e shtetit në fushën e të ardhurve është, se pak kohe përpara që të marrin vendimin për uljen e pagave në sektorin publik, deputetët i ngritën rrogat e tyre dhe tani shpërblimin i tyre bazë tejkalon 1 300 euro për muaj.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Në mesin e muajit shtator, si çdo vit, festa e madhe e krishterë Lartësimi i Kryqit të Shenjtë të Zotit, që bie më 14 shtator, shënon fillimin e një prej proceseve më të rëndësishme në bujqësi – fushatës së vjeljes së rrushit. Viti 2025 nuk bën..
Inflacioni vjetor në gusht ishte 5.3%, i njëjtë me atë të korrikut, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Rritja mujore e kostos së jetesës në gusht ra në 0.1%, ndërsa në korrik krahasuar me qershorin ishte 1.7%. Inflacioni i..
Ka një rritje të madhe të importit të punëtorëve nga vendet e treta, dhe deri në fund të vitit pritet të arrihet shifra prej 50 mijë vetash. Mungesa e fuqisë punëtore mbetet një problem i përhershëm, tha për radion BNR Georgi Përvanov – ekspert për..
Kryeministri Rosen Zhiljazkov dhe zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev anuluan mbledhjen e planifikuar për sot të Këshillit Kombëtar Trepalësh për..
Konfederata e Punës "Podkrepa" nuk e mbështet buxhetin shtetëror të propozuar nga qeveria për vitin 2026, njoftoi sindikata. Si arsye, sindikata..