Shumica e bullgarëve nuk janë në dijeni për të drejtat e veta, të lidhura me trashëgimin. Mirëpo, ata, të cilët tashmë janë ndeshur me këtë situatë, thonë se procedurat janë shumë të vështira, të pakuptueshme dhe madje të padrejta. Pak mbi gjysmën e bullgarëve do të kërkonin ndihmë nga një avokat. Modeli kryesor, i cili i përket trashëgimit, i përhapur në shoqërinë tonë, është ai i reglamentuar nga ligji. Vetëm 12 për qind e bullgarëve kanë marrë trashëgim si rezultat testamenti dhe vetëm 5 për qind kanë lërë një dokument të tillë.
Të tilla janë rezultatet e një ankete, në të cilën morën pjesë afro 11 mijë veta, të cilët kanë vizituar sajtin pravatami.bg Sondazhi është pjesë e projektit “Të drejtat e mia në veprim”, të realizuara nga ekipi i juristëve të rinj të platformës online dhe me përkrahjen financiare të fondacionit “Amerika për Bullgarinë”. Ambicia e tyre është ta rritin kulturën juridike të bullgarit, duke paraqitur të drejtat dhe detyrimet e tij të ndryshme në një mënyrë të kuptueshme. Sajti ekziston tashmë dy vjet dhe brenda kësaj periudhe atje janë publikuar mbi 300 materiale, të cilat janë lexuar nga më shumë se 3000 veta. Rezultatet e anketës janë përgjithësuar në raportin “Familja dhe trashëgimi”. Çfarë tjetër tregoi ai?
Disa tema si “kujdestari” dhe “tutelë” janë një territor krejt i panjohur për bashkatdhetarët tanë. Sipas Georgi Dërzhanlievit, një prej krijuesve të sajtit pravatami.bg, kjo është deri diku normale, sepse është një sferë specifike, e cila i përket një grupi të veçantë njerëzish. Mirëpo, është interesante të shënojmë se e drejta e pushimit të atësisë, gjë që i përket një pjese të madhe të shoqërisë, gjithashtu nuk njihet mirë. 45 për qind e meshkujve, të cilët na kanë dhënë përgjigje, nuk e dinë se kanë të drejtën e pushimit të atësisë prej 15 ditësh, në rast lindjeje fëmije.
Etërit janë më pak të informuar për të drejtat e tyre prindërore në krahasim me nënat, komentojnë autorët e raportit. 90 për qind e grave janë të qartë për të drejtat e tyre, për detyrimet dhe mundësitë e tyre prindërore. Mirëpo, bullgarët janë në dijeni të të drejtave të tyre në rast lidhjeje martese dhe në rast divorce. Ata janë informuar mirë për marrëdhëniet pronësore midis bashkëshortëve, megjithëse kontrata e martesës është më tepër një temë tabu. 69 për qind e të anketuarve thonë se nuk kanë kontratë martesore. Si shpjegohet kjo?
“Për shumë njerëz martesa është para se gjithash një emocion dhe mendojnë se kontrata martesore do ta prishte pasionin në jetën martesore – komenton Georgi Dërzhanliev. – Mendimi im personal është se në këtë mënyrë, marrëdhëniet pronësore rregullohen më mirë. Kontrata martesore duhet të lidhet para noterit dhe kështu të dyja palat mund të jenë të sigurta se pronësia e tyre është rregulluar jo nga klauzolat e përgjithshme të ligjit, por në një mënyrë të zgjedhur nga vetë ata. Tani për tani kontrata martesore është një instrument, i cili nuk është i njohur për shumë bullgarë, por ka indikacione se mund të bëhet një dukuri më e përhapur.”
Tema tjetër e nxehtë, e shqyrtuar nga juristët e rinj, është ajo për dhunën në shtëpi. Rezultatet e anketës shënojnë se 18 për qind e të anketuarve kanë qenë viktimë e dhunës shtëpiake. Mirëpo, më shqetësues është fakti se sipas 17 për qind prej të anketuarve nuk ka kuptim për t’u dhënë sinjal në institucionet e përgjegjshme për këtë.
“Kjo do të thotë se ata nuk kanë besim dhe se ky besim duhet të rikthehet – thotë Georgi. – Këta janë njerëz, të cilët ndoshta janë të qartë se mund të japin sinjal dhe e dinë se ku ta bëjnë këtë, por mendojnë se nuk ka kuptim. Është me rëndësi të madhe që njerëzit të fillojnë të besojnë se mund të arrihet drejtësi me ndihmën e së drejtës juridike. Pikërisht për këtë shkak e kanë krijuar romakët. Thuhet se e drejta është arti i së mirës dhe i drejtësisë. Funksioni i saj duhet të rregullojë marrëdhëniet në shoqëri dhe duhet të mund të garantojë drejtësinë e tyre.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..
Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash..