Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasuria e padukshme e botës nëntokësore

БНР Новини
Foto: Bulfoto

Vendi ynë ndodhet në një rajon plot jo vetëm shpella, por edhe shumë lloje shpellash. Në historinë e saj 85 vjeçare speleologjia bullgare ka arritur të grumbullojë të dhëna për rreth 6000 shpella dhe të studiojë rreth 800 lloje në mbretërinë nëntokësore. Mirëpo, shkencëtarët janë kategorikë se ajo ende mund të na ofrojë befasime. Ky është dhe një prej shkaqeve që Asociacioni i Klubeve të Speleologjisë në Sofje të fillojë studimin e rajonit karstik të bashkisë Godeç. Deri përpara 25 vitesh kjo ishte një zonë kufitare, deri në të cilën arrihej vështirë. Prandaj mungojnë studime të thelluara të florës dhe faunës.

“Që nga Kallotina e gjer te Petrohani, tërë kjo pjesë e ultësirës së malit Stara Pllanina është plotë shpella – shpjegon doktor Petër Beron, zoolog dhe kryetar i Federatës Bullgare të Speleologjisë. – Atje ndodhen disa prej shpellave më të mëdha dhe më të thella bullgare. Megjithëse shumë vite punohet në to, ato nuk janë studiuar krejtësisht. Duhet të bëhen harta të reja elektronike, sepse hartat e vjetra janë nga përpara rreth 50 vitesh dhe janë bërë sipas metodave të vjetra. Njihet mirë fauna e dhjetë shpellave, por në projekt janë përfshirë 20 dhe ndoshta do të hapen akoma gjatë vetë studimeve, kur shpresojmë të zbulojmë akoma kafshë të panjohura. Disa prej kafshëve që jetojnë nën tokë janë interesante dhe madje unikale. Ka dy nënlloje endemike të brumbujve. Ka shumë shushunja dhe aragosta, të cilët jetojnë në ujërat nëntokësore. Ndër to ka dhe një lloj endemik, i cili haset vetëm atje. Ka gjëra, të cilat janë tashmë të njohura, si dhe të tilla, të cilat pritet që t’i zbulojmë.”

Monitorimi i kolonjave të lakuriqeve të natës, studimi i shumëllojshmërisë së kërpudhave në shpella janë gjithashtu një pjesë e veprimtarisë studiuese. Ajo do të realizohet në kuadrin e projektit “Pasuria e padukshme e botës nëntokësore”, financuar nëpërmjet programit për përkrahje të Organizatave Joqeveritare në Bullgari në kuadrin e Mekanizmit Financiar të Hapësirës Ekonomike Evropiane 2009-2014. Për punën në terren janë tërhequr 20 speleologë të rinj, të cilët do të kalojnë një trajnim special për grumbullimin e provave biospeleologjike, për monitorimin e lakuriqeve të natës dhe për bërjen e hartave. Informacioni i grumbulluar gjatë studimeve në terren, bashkë me atë të grumbulluar deri tani, do të bashkohet në një bazë elektronike të dhënash. Është parashikuar dhe botimi i një atlasi special, i cili do të jetë në bullgarisht dhe anglisht. Doktor Beron shpjegon se është me rëndësi të miratohet një Ligj për shpellat, që të garantohet ruajtja e kësaj pasurie të madhe natyrore. Një prej problemeve është pronësia e paqartë e shpellave.

“Duam t’i bëjmë të gjitha shpellat në Bullgari pronë publiko-shtetërore – thotë doktor Beron. – Kjo do të ndodhë, pas miratimit të këtij ligji. Bashkë me të do të reglamentohen përgjegjësitë si të rejnxhërëve, të cilët ruajnë territoret e mbrojtura, ashtu dhe të vetë bashkive. Për fat të mirë shpellat nuk janë dëmtuar seriozisht, megjithëse njerëzit i hedhin mbeturinat e tyre në gremina. Një prej qëllimeve të projektit është që t’i shpjegohet popullsisë vendase se kjo nuk duhet bërë, sepse është e rrezikshme. Mbeturinat nuk zhduken në tokën e poshtme pa gjurmë, por ujërat nëntokësore, të cilët lëvizin kudo, mund të dalin në vendbanime të ndryshme dhe të shpërndahen sëmundje. Prandaj shpellat duhet të mirëmbahen mirë. Popullsia vendore do të ketë mundësinë për t’u takuar me speleologë të rinj.”

Në kuadrin e projektit do të organizohen dhe aksione për pastrimin e shtretërve të lumenjve dhe të shpellave në rajonin, në të cilin do të tërhiqet bashkësia vendase. Informacioni i grumbulluar nga shpellat në rajonin e Godeçit do të përdoret si bazë për hapjen e atelieve arsimorë për më të vegjlit, sidomos fëmijët. Ata do të bëhen pjesë e programit të përhershëm të Muzeut për Fëmijë në Sofje. Pritet që muzeu të hapë dyer gjatë verës së vitit 2015.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD