Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Virtuozi Mario Hosen mirëpret Festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri me koncerte

Foto: arkiv

Më 29 dhjetor në sallën 6 të Pallatit Kombëtar të Kulturës violinisti Mario Hosen do t’i gëzojë adhuruesit e vet me koncert të dhomës me titull “Katër stinët”. Ngjarja është pjesë nga Festivali Muzikor për Vitin e Ri, që filloi në fillim të këtij muaji dhe to ë përfundojë në ditën e parë të vitit të ri 2015. Në programin virtuozi, i cili është pedagog në Universitetin e Ri Bullgar, ka zgjedhur vepra të mjeshtërve të muzikës Si Antonia Vivaldi, Tomazo Albinioni, Nikolo Paganini. Interpretimet e Mario Hosenit do të shoqërohen nga Orkestra Akademike “Orfeus”. Orkestra me tela prej 20 studentëve të Universitetit të Ri Bullgar është krijuar me ide të violinistit.

Mirëpritja e Festave të Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri me nata të Barokut është një traditë e maestros Hosen. Sipas fjalëve të tij publiku mund të presë “shpirtin evropian të Krishtlindjeve, gërshetuar me thellësinë dhe mjeshtërinë tipike të muzikantëve bullgarë”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Tonika SV” shënon 45-vjetorin në skenë

Një nga grupet vokale më të njohura të viteve 80-të të shekullit të kaluar  – “Tonika SV” – shënon 45 vjet në skenë me një koncert të madh në Sofje. Më 8 nëntor, në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, do të tingëllojnë hitet më të mëdha të..

botuar më 25-11-06 5.55.PD

Grupi JazzBoree me një version origjinal të "Rosni mi, rosni, Rosice"

Grupi JazzBoree vazhdon linjën e përzierjes së folklorit bullgar me mjete shprehëse tipike të xhazit. Muzikantët e formacionit gjejnë kryqëzimin midis folklorit dhe xhazit pikërisht në lirinë e interpretimit - kjo është pikërisht ajo që dëgjojmë në..

botuar më 25-11-05 6.05.PD

Dyshja e njohur "Molec" prezanton albumin e saj të ri

Dyshja e njohur së fundmi "Molec" do të prezantojë albumin e saj të ri "Paraklis" (“Kishëza”) me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje - më 4 dhe 5 nëntor. Këngët do të interpretohen në aranzhime akustike të krijuara..

botuar më 25-11-04 6.05.PD