Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jakim Bançev – rizbulimi i një talenti

БНР Новини
3
Tërheqja e armës nga pozita, viti 1918

Një piktor i harruar prej dekadash – Jakim Bançev është gati për t’u rizbuluar. Ai ka bërë rehabilitimin e Galerisë së Arteve në Sofje, në veçanti të serisë së hulumtimeve “Rindërtimi i kujtimit” që synon zbulimin e fakteve të panjohura në artet figurative. Ekspozita i është kushtuar piktorit Jakim Bançev në degën “Vaska Emanuillova” të galerisë.

Jakim Bançev ka lindur më 1884, i ka kryer studimet në shkollën e parë laike në Bullgari, atë në qytetin Gabrovo (Bullgari Qendrore). Atje Jakim Bançev ka takuar mësues të dalluar të pikturimit, ndër të cilët Georgi Mitov, vëlla i piktorit të madh bullgar Prof. Anton Mitov. I pasionuar pas arteve Jakim Bançev ka studiuar në tri akademi – në Sofje, Drezden të Gjermanisë dhe në Torino të Italisë. Në Torino Jakim Bançev ka mbaruar në degën e arkitekturës dhe arteve figurative. 10 vjet radhazi ai është përkushtuar në ëndrrën amerikane – të popullarizohet si piktor përtej oqeanit. Në krijimtarinë e Jakim Bançevit dallohen dy tema kryesore – njeriu dhe lufta.

“Piktori ka marrë pjesë në Luftën Ballkanike (1912-13) dhe më pas në Luftën e Parë Botërore, ku është hasur me tmerrin e luftës. Por jo tmerrin që po shohin në pëlhurat e një sërë piktorësh, por njeriun e vuajtur dhe dhembjen e tij të plotë – rrëfen kritiku i artit Pllamen Petrov. – Pikërisht dy polet në krijimtarinë e Jakim Bançevit, pra nga personazhet e zhveshura të grave dhe burrave deri te dhembjet e njeriut në periudhën 1912-1918 i bën pikturat e tij shumë interesante. Sipas meje personaliteti i Jakim Bançevit duhet të mbahet mend. Pse e kemi harruar atë? Jakim Bançevi është rikthyer nga Amerika më 1933 dhe tashmë ka qenë i izoluar nga proceset e arteve në Bullgari. Ai nuk ka arritur të përshtatej me proceset kulturore në vend. Dhe ja pse është mbetur anash jetës së arteve në Bullgari, ndoshta edhe pse nuk ka pasur ambicien të tërheqë vëmendjen ndaj vetes së tij.”

Maja DubSHBA-ja nga fundi i viteve të 20-ta deri në fillim të viteve të 30-ta me problemet e veta ekonomike e sociale ishin vendi më mikpritës për artistët. Pasi është rikthyer në atdhe, Jakim Bançev është stresuar me jetën kulturore. Atëherë jeta e artistëve në vend ka qenë jo e organizuar, nuk ka pasur galeri private, veprat ekspozoheshin në ekspozita të përbashkëta dhe piktorët ishin pak për nga numri. Jakim Bançev ka vendosur të ndryshonte fushën e veprimtarisë së tij. Vëllai i tij ka qenë mes tregtarëve të mëdhenj të farmaceutikës në Bullgari. Dhe Jakim Bançev ka filluar punë tek ai për të mbajtur familjen.

Sa e njohur dhe e studiuar është trashëgimia artistike e piktorit?

“Në koleksionet shtetërore trashëgimia e Jakim Bançevit është shumë e kufizuar – vë në dukje z. Pllamen Petrov. – Pjesa dërmuese e veprave të tij ruhet në fondet e Galerisë së Arteve në Sofje, ndërsa pjesa tjetër – në Muzeun Kombëtar të Historisë Ushtarake. Në koleksionet private ka shumë vepra të Jakim Bançevit që nuk janë ekspozuar para publikut. Gjatë qëndrimit të piktorit në Amerikë, ai ka sjellë shumë pëlhura. Për fat të mirë njëri nga nipërit e tij që është me banim në Paris i ka dokumentuar pikturat e Jakim Bançevit që në vitet e 80-ta. Në banesën e piktorit në Sofje, po ashtu ruhen vepra të tij. Qëllimi ynë ishte ta bëjmë ashtu që publiku ta rizbulojë talentin e Jakim Bançevit në skenën artistike.”

Tani është duke hartuar një monografi për jetën dhe krijimtarinë e piktorit, ku do të ngjiten riprodhimet e veprave të tij.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografi nga ekspozita: Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët dhe gjuhëtarët kujtuan në Caribrod histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi

Forumi shkencor ndërkombëtar "Urat kulturore: histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi" u mbajt në fund të qershorit në gjimnazin "Shën Kirill dhe Metodij" në Caribrod. Ngjarja u realizua me mbështetjen financiare të Ministrisë së Arsimit dhe..

botuar më 24-07-04 7.30.PD

Lektoratet e gjuhës bullgare luajnë një rol të rëndësishëm në "ndezjen" e interesit drejt Bullgarisë në mbarë botën

Mbi 30 studiues të gjuhës bullgare nga njëmbëdhjetë vende u mblodhën në një forum dyditor në Sofje dhe Plovdiv, kushtuar alfabetit cirilik, për të prezantuar arritjet e tyre më të fundit në studimin e veprës së Kirilit dhe Metodit dhe për të kujtuar se..

botuar më 24-07-03 7.30.PD
Foto: Facebook / Fakulteti Juridik i Universitetit të Sofjes

Gjuha e së drejtës evropiane është baza e programit më të vjetër të specializuar të masterit në Bullgari

Gjatë fushatës së sivjetshme të kandidatëve për studentë, pyetja cila do të jetë diploma më e dëshiruar në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" sikurse është retorike. Për katër vitet e fundit, zgjedhja numër një e studentëve të ardhshëm..

botuar më 24-06-25 7.10.PD