Një piktor i harruar prej dekadash – Jakim Bançev është gati për t’u rizbuluar. Ai ka bërë rehabilitimin e Galerisë së Arteve në Sofje, në veçanti të serisë së hulumtimeve “Rindërtimi i kujtimit” që synon zbulimin e fakteve të panjohura në artet figurative. Ekspozita i është kushtuar piktorit Jakim Bançev në degën “Vaska Emanuillova” të galerisë.
Jakim Bançev ka lindur më 1884, i ka kryer studimet në shkollën e parë laike në Bullgari, atë në qytetin Gabrovo (Bullgari Qendrore). Atje Jakim Bançev ka takuar mësues të dalluar të pikturimit, ndër të cilët Georgi Mitov, vëlla i piktorit të madh bullgar Prof. Anton Mitov. I pasionuar pas arteve Jakim Bançev ka studiuar në tri akademi – në Sofje, Drezden të Gjermanisë dhe në Torino të Italisë. Në Torino Jakim Bançev ka mbaruar në degën e arkitekturës dhe arteve figurative. 10 vjet radhazi ai është përkushtuar në ëndrrën amerikane – të popullarizohet si piktor përtej oqeanit. Në krijimtarinë e Jakim Bançevit dallohen dy tema kryesore – njeriu dhe lufta.
“Piktori ka marrë pjesë në Luftën Ballkanike (1912-13) dhe më pas në Luftën e Parë Botërore, ku është hasur me tmerrin e luftës. Por jo tmerrin që po shohin në pëlhurat e një sërë piktorësh, por njeriun e vuajtur dhe dhembjen e tij të plotë – rrëfen kritiku i artit Pllamen Petrov. – Pikërisht dy polet në krijimtarinë e Jakim Bançevit, pra nga personazhet e zhveshura të grave dhe burrave deri te dhembjet e njeriut në periudhën 1912-1918 i bën pikturat e tij shumë interesante. Sipas meje personaliteti i Jakim Bançevit duhet të mbahet mend. Pse e kemi harruar atë? Jakim Bançevi është rikthyer nga Amerika më 1933 dhe tashmë ka qenë i izoluar nga proceset e arteve në Bullgari. Ai nuk ka arritur të përshtatej me proceset kulturore në vend. Dhe ja pse është mbetur anash jetës së arteve në Bullgari, ndoshta edhe pse nuk ka pasur ambicien të tërheqë vëmendjen ndaj vetes së tij.”
SHBA-ja nga fundi i viteve të 20-ta deri në fillim të viteve të 30-ta me problemet e veta ekonomike e sociale ishin vendi më mikpritës për artistët. Pasi është rikthyer në atdhe, Jakim Bançev është stresuar me jetën kulturore. Atëherë jeta e artistëve në vend ka qenë jo e organizuar, nuk ka pasur galeri private, veprat ekspozoheshin në ekspozita të përbashkëta dhe piktorët ishin pak për nga numri. Jakim Bançev ka vendosur të ndryshonte fushën e veprimtarisë së tij. Vëllai i tij ka qenë mes tregtarëve të mëdhenj të farmaceutikës në Bullgari. Dhe Jakim Bançev ka filluar punë tek ai për të mbajtur familjen.
Sa e njohur dhe e studiuar është trashëgimia artistike e piktorit?
“Në koleksionet shtetërore trashëgimia e Jakim Bançevit është shumë e kufizuar – vë në dukje z. Pllamen Petrov. – Pjesa dërmuese e veprave të tij ruhet në fondet e Galerisë së Arteve në Sofje, ndërsa pjesa tjetër – në Muzeun Kombëtar të Historisë Ushtarake. Në koleksionet private ka shumë vepra të Jakim Bançevit që nuk janë ekspozuar para publikut. Gjatë qëndrimit të piktorit në Amerikë, ai ka sjellë shumë pëlhura. Për fat të mirë njëri nga nipërit e tij që është me banim në Paris i ka dokumentuar pikturat e Jakim Bançevit që në vitet e 80-ta. Në banesën e piktorit në Sofje, po ashtu ruhen vepra të tij. Qëllimi ynë ishte ta bëjmë ashtu që publiku ta rizbulojë talentin e Jakim Bançevit në skenën artistike.”
Tani është duke hartuar një monografi për jetën dhe krijimtarinë e piktorit, ku do të ngjiten riprodhimet e veprave të tij.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi nga ekspozita: Veneta Pavllova
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...