Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjimnasti legjendë Jordan Jovçev

БНР Новини
Foto: BGNES

E lodhur nga tranzicioni i gjatë drejt demokracisë, sot Bullgaria gjithnjë e më shumë ka nevojë për personalitete të dalluara të cilat ta ndriçojnë rrugën drejt së mirës. Gjimnasti Jordan Jovçev është njeri-epokë në sportin bullgar, i cili ia ktheu Bullgarisë vendin e merituar në elitën botërore të sportit. Jordan Jovçev pohon se këtë e ka pasur mision. “Gjimnastika as fillon, as mbaron me mua” – tha kampioni i shumëfishtë evropian e botëror dhe kampion olimpik.

Londra 2012-ës – Olimpiada e gjashtë e Jordan Jovçevit. Foto: dnevnik.bgJordan Jovçev është i vetmi sportist bullgar i cili ka marrë pjesë në gjashtë olimpiada. Pas Lojërave Olimpike në Atlantë gjatë 1996-ës Jordan Jovçev është mbetur disa vite në SHBA, por ka vazhduar të përfaqësonte Bullgarinë në garat e ndryshme. Kjo ka qenë një periudhë shumë e fortë për sportistin bullgar. Dy herë është bërë kampion i botës në ushtrimet në tokë dhe në unaza – në Gent (2001) dhe në Anahajm të SHBA-së (2003). Pjesëmarrja e fundit e Jordan Jovçevit në Olimpiadë është gjatë 2012-ës në Londër, kur ai ishte në moshën 39 vjeçare. Ja se çfarë mban mend gjimnasti bullgar:

“Çdo Olimpiadë ku kam marrë pjesë është e veçantë, e ndryshme dhe e përmirësuar. Lojërat Olimpike në Londër ishin shumë të vështira për mua, sepse përgatitja nuk shkonte ashtu siç desha unë. Pata një sërë lëndimesh dhe sfidash. Finalja ishte tejkalim i forcave të mia. Përkrahja e njerëzve në sallë ishte shumë e rëndësishme për mua dhe kënaqësi e madhe.”

Cila është medalja më e rëndësishme?

“Viti 2001 kur për herë të parë u bëra kampion botëror në Gent të Belgjikës. Për mua kjo ishte fitore e madhe. Deri atë moment nuk kisha arritje aq të mëdha. Askush nuk pritej prej meje që do të bëhesha kampion i gjimnastikës botërore në tokë dhe një orë pas kësaj – kampion botëror në unaza.”

Foto: BGNESCilat janë momentet e vështira në karrierën e suksesshme sportive?

“Gjithmonë ka vështirësi – thotë Jordan Jovçev. – Me rëndësi është sa e do fitoren dhe a je këmbëngulës në realizimin e ideve që ke. Nënkuptohet se duhet të jesh me fat të bardhë. Momentet e vështira janë kryesisht ato lidhur me lëndimet. Mos harrojmë se sportistët bullgarë nuk trajnojnë në kushte të përshtatshme, por megjithatë arrijmë rezultate të mëdha. Me rëndësi është që ta gjesh trajnerin e mirë të cilit t’i besosh. Pra, rreth vetes të kesh një ekip i cili beson në ëndrrat e tuaja.”

Megjithëse Jordan Jovçev është me famë botërore në fushën e sportit, ai është njeri i thjeshtë. Publiku kënaqet në të vërtetë me të. “Më mirë të jesh njeri normal, ndryshe po të biesh nga lartë, do të të dhembë edhe më shumë”, thotë gjimnasti bullgar.

“Besoj se po të duash të fotosh gjë, së pari ti duhet të bësh të mirë pa pritur falënderime – thekson Jordan Jovçev. – Duhet ta shohësh jetën me pozitivizëm dhe jo me qasje negative, ndryshe e dëmton si trupin, ashtu dhe shpirtin.”

Foto: arkivNë vitin 2013 me benefis grandioz Jordan Jovçev mbylli karrierën e tij sportive. Disa vite ishte kryetar i Federatës Bullgare të Gjimnastikës. Sot vazhdon ta ndihmojë atë. Pasi Bullgaria ishte mikpritëse e Kampionatit Botëror më 2014, tani vendi përgatitet për Kupën e Botës, e cila do të zhvillohet së bashku me akrobatikën dhe gjimnastikën nga 4 deri më 10 maj 2015 në Varna.

“Besoj se do të ketë shumë pjesëmarrës dhe salla do të jetë plot e përplot, për të përshëndetur sportistët bullgarë dhe ata të huaj. Do të jetë një format i paparë. Akrobatika ka tradita në Bullgari. Presim suksese dhe në gjimnastikën artistike, sepse mendoj se kemi potencial të madh”, vë në dukje Jordan Jovçev.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov shkon në raundin e tretë të US Open

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov kalon në raundin e tretë të US Open pasi mundi Rinki Hijikata me rezultat 6-1, 6-1, 7-6 (4). Ndeshja zgjati pak më shumë se dy orë e 10 minuta. Në fazën tjetër të kampionatit në SHBA tenisti 33..

botuar më 24-08-29 10.06.PD

Në Primorsko filloi faza e katërt e turneut ndërkombëtar të çiklizmit

Ka filluar faza e katërt, më e gjata nga pesë etapat e Turneut të 71-të Ndërkombëtar të Çiklizmit në Bullgari. Fillimi u dha në Primorsko. Etapa e parë nga Sofja deri në Trojan ishte 161.5 kilometra e gjatë, ndërsa në fazën e dytë..

botuar më 24-08-28 12.59.MD

Grigor Dimitrov e nisi me fitore në US Open

Raketa e parë e Bullgarisë Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e dytë të US Open. Në paraqitjen e tij të 14-të në turneun Grand Slam në Nju Jork, Dimitrovi i nëntë fitoi ndaj kualifikuesit të 209-të francez në botë Kyrian Jacquet me 6:3, 6:4,..

botuar më 24-08-27 10.05.PD