Bullgaria radhitet në vendin e 22 mes 142 shteteve në klasifikimin e Forumit Ekonomik Botëror për barazinë midis meshkujve dhe femrave në vendin e punës. Në pozicionet e para janë shtetet skandinave, në ato të fundit – Jemeni, Pakistani, Çadi dhe Siria. Shifrat flasin gjithashtu për mungesën e barazisë në shpërblimin e punës për dy gjinitë. Gratë tek ne marrin të ardhura mesatare vjetore pak mbi 13 000 dollarë, ndërsa në portofolin e burrave ka mbi 19 000 dollarë. Shumica e grave (71%) mbarojnë arsim të lartë, përqindja e burrave në këtë drejtim është 55%. Më gjithë atë në parlamentin bullgar vetëm ¼ e karrigeve të deputetit janë zënë nga gratë.
Sa i përket botës së biznesit edhe atje rezultatet në drejtim të barazisë gjinore janë më tepër se modeste. Prania e grave në organet e larta drejtuese të kompanive është vetëm14%. Për nga ky tregues Bullgaria është afër nivelit mesatar për shtetet evropiane (15%). Këtë e tregojnë të dhënat e studimit sociologjik mes 100 kompanive më të mëdha në vendin tonë, bërë nga Qendra për Zhvillimin Ekonomik. Ai është realizuar në kuadrin e projektit “Barazia në marrjen e vendimeve në ekonomi”, financuar nga programit evropian “Progres”. Anketimi është bërë ndër udhëheqësit e Departamenteve të resurseve njerëzore dhe shefave të kompanive. Sipas 52% prej tyre, gjatë tre vjetëve të fundit është rritur numri i grave në pozicionet drejtuese. 90% miratojnë pjesëmarrjen e femrave në strukturat udhëheqëse të firmave.
Por cilat janë pengesat para grave që ato të ngrihen më lartë në karrierën e tyre profesionale?
“U përpoqëm të mësojmë a është problemi kryesor për ngritjen e grave në pozicione të tilla mungesa e kualifikimit – shpjegon znj. Blenika Xhelepova nga Qendra për Zhvillimin Ekonomik. – Kishim një sërë pyetjesh në anketimin, lidhur me interesin e tyre ndaj mundësive të fitojnë kualifikim, kështu që të mund të bëhen konkurruese në tregun e punës. Morëm shumë përgjigje pozitive, bile në disa prej rasteve gratë janë më aktive se sa burrat në dëshirën për kualifikim suplementare. Por ajo, që më tepër – mbi 70 % prej drejtorëve ekzekutiv dhe shefave të resurseve njerëzore tregojnë si pengesë, është gërshetimi i vështirë i detyrimeve prindërore, të shtëpisë dhe të punës. Mungesa e shumë shërbimeve, shpërblimi i ulët, d.m.th. nuk mund të angazhosh person i cili të kujdeset për fëmijët deri sa ti ndërton karrierën e vet, mungesa e kuptimit sidomos tek brezi më i moshuar që burrat duhet të përfshihen aktivisht në detyrimet familjare dhe shtëpiake, janë pengesa. Shpresat tona janë, që gjithnjë e më shumë të rijnë i pranojnë detyrimet e tyre si të barabarta, domethënë të dy partnerët marrin pjesë të barabartë në detyrimet familjare.”
Cilat janë anët e forta të gjinisë delikate, të cilat mund të luajnë rol pozitiv mbi zhvillimin e kompanisë?
“Një sërë studimesh jashtë Bullgarisë kanë vërtetuar disa gjëra – sensi i grave për marketing është disa herë më i lartë se sa tek burrat dhe përmirëson shitjet e firmave tregtare dhe prodhuese. Në nivelin e menaxhimit, jo në nivelin e këshillave drejtuese dhe mbikëqyrëse, është vënë re një përqindje më e ulët e praktikave korruptive mes grave. Dhe jo në vend të fundit, prania e grave në një mjedis tipik të meshkujve në marrjen e vendimeve gjithmonë ofron një qëndrim tjetër dhe kjo është me rëndësi për politikën e firmave.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..