Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Reforma e pensioneve u ndërpre përpara nisjes së saj

БНР Новини
Foto: arkiv

Reforma kontradiktore e pensioneve që u miratua ditën e premte nuk do të fillojë në afatet e parashikuara. Ky vendim befasues nga njëra anë, por edhe i pritshëm, nga ana tjetër, ishte marrë ditën e diel pas takimit të Kryeministrit Bojko Borisov me bashkëkryetarin e partnerit të koalicionit – Blloku i Reformatorëve, Radan Kënev nën kërcënimin se do të dalin nga koalicioni dhe do të shtrojnë nën pikëpyetje ekzistencën e vet kabinetit.

Presioni nga të gjitha anët kundër reformës së pensioneve, e cila parashikon futjen e ndryshimeve serioze, që u kritikuan fortë, në modelin ekzistues të pensioneve, rritej gjatë ditëve të fundit. Kundër ndryshimeve të miratuara pas takimit të së dielës midis sindikatave dhe qeveritarëve nga Partia GERB u shpallën të gjitha partitë parlamentare me përjashtim të Lëvizjes etnike për të Drejtat dhe Liritë që është në opozitë. Kundër tyre u ngritën organizatat profesionale, punëdhënësit, biznesi në tërësi, qytetarët e zakonshëm, të cilët dolën në protesta në rrugë. Të gjithë  refuzuan të pranojnë ndryshimet e propozuara nga pushteti, sipas të cilave të siguruarit fitojnë të drejtën të zgjedhin për pensionin e dytë të detyrueshëm midis fondeve private të pensionit dhe Institutit Shtetëror Kombëtar të Sigurimeve. Deri në këtë moment kjo “shtylla e dytë” e sistemit të pensioneve ishte kontrolluar plotësisht nga kompanitë private të sigurimeve, të cilat kishin grumbulluar rreth 4 mlrd euro nga sigurimet shtesë. Kundërshtarët e reformës panë në to një shtetëzim të fshehtë të sistemit të pensioneve, asgjësim të biznesit, i cili gjoja nuk është në gjendje t’i kundërvihet me sukses konkurrencës së monopolistit shtetëror. Shumë analistë politikë dhe ekspertë socialë, bile ministra dhe vet Presidenti i vendit Rosen Plevneliev theksuan, se ndryshimet nuk janë të menduar mirë, se janë të nxituara, se rezultatet prej tyre nuk dihen dhe se reforma e pensioneve po “shpërthehet” dhe kjo nuk është në interes të pensionistëve të ardhshëm bullgarë. Me gjithë se edhe tani nuk janë shumë të lumtur me pensionin e mundshëm maksimal prej 450 eurosh, por reforma e re trondit sistemin e pensioneve në vend, sistem i cili vuan nga një deficit i vazhdueshëm.

Ndër kundërshtarët më të fortë të masave të miratuara në “formë përfundimtare” në letër janë partnerët e koalicionit të Partisë GERB nga Blloku i djathtë i Reformatorëve, plus “Patriotët” që mbështetin koalicionin dhe përfaqësuesit e qendrës së majtë – ABV. Të mos flasim për Partinë e majtë të socialistëve bullgarë, e cila bile kërcënoi se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për shpalljen e ndryshimeve të reja ligjore si antikushtetuese. Vetëm Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë nga opozita dha përkrahjen e saj për ndryshimet. E gjithë kjo shkaktoi një krizë të fortë dhe lëkundi në mënyrë dramatike shumicën qeverisëse, e cila edhe pa të është tepër e brishtë. I vënë nën rrezikun e krizës parlamentare dhe qeveritare Kryeministri Bojko Borisov sikur kuptoi se reforma duhet të shtyhet deri në arritjen e unitetit të koalicionit. Sipas të djathtëve të Bllokut të Reformatorëve  kjo mund të bëhet deri në fund të janarit. Deri atëherë do të pritet të publikohen dokumentet zyrtare për zbatimin praktik të ndryshimeve ligjore dhe do të zhvillohen bisedime. “Në rrugën e dialogut të drejtpërdrejtë politik do të marrim vendime për të ardhmen e modelit të pensioneve dhe nuk do të lejojmë ndikimin e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë mbi pushtetin politik dhe sektorin financiar”, është kategorik bashkëkryetari i Bllokut të reformatorëve Radan Kënev.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Калин Джорджеску

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kalin Xhorxhesku mbetet favoriti për vendin e presidentit në Rumani Kalin Xhorxhesku, i cili fitoi raundin e parë të anuluar të zgjedhjeve presidenciale në nëntor 2024 si një kandidat i pavarur, mbetet favorit për postin me 45% mbështetje..

botuar më 25-02-22 9.30.PD
Rumen Radev

Agjencia “Mjara”: Besimin më të madh tek votuesit e ka presidenti Rumen Radev

Në mesin e personaliteteve nga spektri politik në vendin tonë, besimin më të madh nga votuesit e gëzon presidenti Rumen Radev - 46,7%, i ndjekur nga kryeministri Rosen Zheljazkov (18,9%), lideri i partisë më të përfaqësuar në parlament, GERB,..

botuar më 25-02-21 5.34.MD

GERB: Politika e SHBA përbën një rrezik për ekonominë bullgare

Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, u tha gazetarëve se ai mbështet qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump për paqen në Ukrainë, por këmbëngul që Bullgaria të mbetet besnike ndaj partnerëve të saj evropianë. Sipas tij, politika e..

botuar më 25-02-21 3.56.MD