Bullgaria është vendi më i varfër i BE-së dhe për këtë shkak nuk është atraktive për emigrantët ekonomikë, të cilët preferojnë Perëndimin. Pasi Bullgaria u anëtarësua në BE më 2007 dhe pasaporta bullgare mundëson udhëtimin e lirshëm në BE, shumë shtetas të huaj filluan të aplikojnë për dokumente bullgare. Dhe jo vetëm nga vendet fqinje Maqedonia dhe Turqia, por edhe nga vendet më të largëta – Moldavia dhe Ukraina ku ka pakicë etnike bullgare. Të interesuarit për dokumentet bullgare janë po ashtu dhe dhjetëra mijë refugjatët, të mbërritur në vend për shkak të konflikteve në Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Ata marrin statusit e refugjatit dhe me të udhëtojnë lirshëm në tërë BE-në.
Por ka dhe një grup tjetër të huaj të cilët investojnë minimum 500 mijë euro për ta marrë pasaportën bullgare. Këta janë rusët, të cilët aplikojnë për dokumentet bullgare, të shtyrë nga arsye të ndryshme. Këto ditë u bë e qartë se gjatë 2014-ës 5 shtetas të Rusisë kanë marrë pasaportë bullgare. Për ta disponuar atë, rusët kanë investuar së paku 500 mijë euro në Bullgari.
Rusët janë motivuar për t’u vendosur në vend sepse kultura dhe gjuha bullgare ka shumë tipare të përbashkëta me atë ruse. Pa problem rusët mund të komunikojnë në gjuhën e tyre amtare dhe merren vesh nga bullgarët. Plus që në vend takojnë mjaft bashkatdhetarë të tyre, të cilët kanë blerë shtëpi për pushime në bregdetin e Detit të Zi. Bile në disa pushimore detare janë formuar lagje të tëra ku jetojnë rusë, ka dyqane ruse dhe kopshte fëmijësh. E gjitha kjo i stimuloi rusët që të bëjnë biznes në Bullgari.
Mos harrojmë se për shkak të krizës në Ukrainë dhe pasi BE-ja sanksionoi Rusinë, aksesi i rusëve në tregjet evropiane dhe në Amerikë u vështirësua. Duke marrë pasaportën bullgare, problemet e lartpërmendura menjëherë zhduken. Sigurisht se investime nga 500 mijë euro janë të mirëpritura në Bullgari.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Ministria e Financave më 21 tetor mori një borxh të brendshëm dhe shiti letra me vlerë shtetërore në shumën prej 300 milionë leva (145 milionë euro) me afat maturimi pas 3 vitesh. Gjatë vitit 2025, shteti mori një borxh të brendshëm prej 3 miliardë..
Me hyrjen në fuqi të euros më 1 janar, Bullgaria do të përfitojë nga stabiliteti, likuiditeti dhe të gjitha avantazhet që ofron monedha e përbashkët evropiane. Kështu u shpreh presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, në një..
Ministria e Inovacionit dhe Rritjes prezantoi hartën e parë interaktive të investimeve në Bullgari . Qëllimi i platformës është t'u ofrojë investitorëve bullgarë dhe të huaj informacion të dobishëm dhe të azhurnuar në një vend dhe ta bëjë më të lehtë..