“Jemi të pashëm, zbavitës dhe interesantë! Kështu duam ta prezantojmë dhe politikën” – mbrapa këtij mesazhi gazmor të kryeredaktorit Vlladimir Vasillev qëndron ekipi i portalit digjital të edukimit SmartiGraphs. Projekti startoi pa shaka më 1 prill të vitit 2013 me ekip prej dy vetash. Në një intervistë për Radio Bullgarinë pjesëtarja e duetit gazmor Aleksandra Topçieva kthehet prapa – tre muaj para fillimit, në kohën e protestave të studentëve.
“Unë dhe kolegu dhe miku im Vlladimir Vasillev filluam të komentonim ngjarjet që zhvilloheshin me shokë tanë të afërt duke shtruar pyetjen çfarë do të ndodhë pas kësaj. Konstatuam, se shumë njerëz nuk dinë gjëra kryesore për ndërtimin e shtetit. Vazhdimisht dëgjonim frazën “të ndërrojmë kushtetutën”. Por kur pyesnim çfarë nuk ju pëlqen, përgjigja ishte “nuk di, kurrë nuk e kam lexuar”. Kështu ne vendosëm të fillojmë me këtë sajt – me idenë që të plotësojmë mungesën e edukimit civil. Nuk mund të ndërtosh demokraci dhe ajo të funksionojë mirë, në qoftë se qytetarët nuk e kanë të qartë çfarë duhet të bëjnë në këtë shtet. Ideja jonë ishte ta bëjmë politikën të kuptueshme dhe tërheqëse. Nëpërmjet sajtit mund të plotësohen dijet ose të grumbullohen të reja në një mënyrë interesante – me anën e infografikeve. Ne jemi ata, që për herë të parë vendosën të paraqesin politikën në mënyrë vizuale dhe të kuptueshme. Është vërtetuar, se me anën e kësaj metode mund të mbash mend më mirë 80% prej informacionit se sa duke e lexuar. Pak janë ata, që do të shfletojnë veprat e Platonit ose të Aristotelit. Më lehtë është informacioni të prezantohet në mënyrë të kuptueshme dhe interesante. Mua dhe Vlladimirit na erdhi ndërmend një mendim i Bismarkut, se politika nuk është shkencë, por art. Kështu ne morëm vendimin të vizatojmë politikën.”
Tani ekipi i entuziastëve përfshin tashmë 12 veta. Ata kanë zhvilluar fushata madhështore, kushtuar zgjedhjeve parlamentare në vitin 2013, zgjedhjeve për Parlamentin Evropian në vitin 2014. “Bëje zgjedhjen” ishte një fushatë informative dhe e dobishme për zgjedhjet e parakohshme parlamentare gjatë vitit 2014. “#Kush# Çfarë# Si# Deri kur” – nga “ishte një kohë... deri më sot e kabinetit Borisov-2”, mund të mësohet dhe të mbahet mend gjithçka për qeverinë e Bullgarisë. “Zemra” e shtetit – struktura e buxhetit republikan është prezantuar në mënyrë të kuptueshme për të gjithë. Energjetika është sfida e re para ekipit të SmartiGraphs. Deri tani në këtë sajt ka 116 publikime, që kanë arritur tek 100 000 veta. Ekipi e ka moton: “Le të radhitim bashkë “puzzlin “e dijes”. Kur i kanë pyetur krijuesit e SmartiGraphs a është reale të ketë kaq shumë idealistë dhe ideologë, kanë marrë këtë përgjigje: për Vlladon – kombinimi i drejtë është: rregulla + mënyrë të të menduarit, për Aleksandrën – roli i politikës është të ofrojë perspektivë dhe të udhëheqë njerëzit. Tani vjen edhe një pyetje tjetër: Mbase kaq shumë njerëz të rinj kanë vendosur të emigrojnë a drejtoni ju shikim tek terminali 2 i Aeroportit të Sofjes?
“Të jesh në mjedisin e vet është më mirë dhe më lehtë – thotë Aleksandra. – Ajo që më motivon të mbetem këtu është gjithçka që njoh, që dua dhe që çmoj. Nuk them se nuk jam gati të udhëtoje, të njohë botën dhe të takohem me njerëz të rinj. Pse dua të mbetem në Bullgari dhe të zhvillohem këtu? Në qoftë se do të largohemi kjo nuk do të thotë se problemet janë zgjidhur. Dikush duhet t’i zgjidhë, do më thënë dikush duhet të mbetet. Nuk kam pretendimet, se mund të zgjidhë vet problemet, por do të përpiqem në mënyrë racionale të jem pjesë e shoqërisë dhe të ndihmojë. Ja – e kemi identifikuar problemin – mungesa e edukimit civil dhe dijeve – prandaj përpiqemi të punojmë në këtë drejtim. Ndoshta kjo nuk është mënyra më perfektë, por ne kemi arritur deri këtu dhe po perfeksionohemi. Ideja e njerëzve që qëndrojmë mbrapa këtij sajti është se duam të krijojmë gjenerata, të cilat do to ndihen mirë në një shtet, i cili funksionon mirë. Dëshirojmë të edukojmë gjenerata, të cilat do të jenë aktive. Sepse edukimi i fëmijëve fillon me edukimin e prindërve të tyre. Dhe këtu qëndron përgjegjësia jonë – të marrim përsipër këtë rol.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: Ilijana Rajçeva
Mbrojtja dhe garantimi i të drejtave dhe interesave të qytetarëve bullgarë, personave me identitet bullgar dhe komuniteteve bullgare jashtë vendit janë ndër prioritetet e përcaktuara në Programin e Qeverisë për Qeverisjen e Bullgarisë për..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një kontratë të përhershme me institucionet evropiane dhe kjo ndryshoi jetën e gjithë familjes. "Në..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë kuantikë do të jetë shumë më e shpejtë dhe më funksionale, thotë doktoranti Ivo Mihov nga Qendra për..
Festivali i Kukerave "Pesponedellnik", i cili zhvillohet në Shiroka Llëka të dielën e parë të marsit, shënon fundin e dimrit dhe fillimin e pranverës. Më..
Pas Të Dielës së të Lidhurit të Djathit më 3 Mars, fillon Kreshma e Madhe, e cila paraprin Ngjalljen e Krishtit. Që nga kjo ditë të krishterët..