Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Programi për zhvillimin e rajoneve rurale përsëri në “cajtnot”

БНР Новини
Foto: BGNES

Programi për zhvillimin e rajoneve rurale (PZHRR) për periudhën 2007-2013 startoi me vonesë prej gati një viti dhe po zhvillohej ngadalë, që ndikoi negativisht mbin përmasën e mjeteve të përvetësuara nga Fondi PPB (Politika e përbashkët bujqësore). Përveç gabimeve në caktimin e prioriteteve, probleme serioze kishte edhe në menaxhimin e mirë të mjeteve. Aktualisht është në pikëpyetje përvetësimi i 248 mln eurosh për shpenzimin e drejtë të të cilëve ka dyshime nga ana e BE. PZHRR për periudhën 2014-2020, mbi të cilin kanë punuar disa qeveri me radhë, gjithashtu do të startojë me vonesë prej një viti e gjysmë, sepse ende nuk është miratuar nga KE. Buxheti i tij total për 7 vitet është 2,3 mlrd euro.

Programi i ri ka ambicien të kapërcejë disbilancin e subvencioneve të formuar gjatë periudhës së parë  në favor të drithërave dhe në dëm të degëve të tjera tradicionale – kopshtaria dhe blegtoria. Një vëmendje e veçantë kësaj here do t’i kushtohet bujqësisë biologjike. “Duhet të stimulojmë sektorët të cilët sjellin vlerë të lartë të shtuar dhe ata që gjatë viteve nuk kanë marrë mbështetjen e duhur” – nënvizoi Ministrja e Bujqësisë dhe Ushqimeve Desisllava Taneva.

Por ndërkohë 11 organizata joqeveritare në sektorin “Kopshtaria dhe perimtaria” bëjnë parashikime apokaliptike për vitin 2015. “Frutat dhe perimet bullgare do të zhdukin nga tregu” – pohojnë ata. Këto kultura që deri tani ishin injoruar nga politika për marrjen e subvencioneve evropiane ndeshen me konkurrencën e fortë të shteteve të tjera evropiane me subvencione të mëdha, prodhimi i të cilëve nuk u realizua në Rusi për shkak të embargos, dhe hyri në tregun tonë. Në praktikë, pohojnë njerëzit e degës, gjatë periudhës tjetër programore është parashikuar jo rritje, por ulje e subvencioneve. I tillë do të jetë rezultati i vendimit të Komitetit për Bujqësi marrë më 1 gusht të vitit të kaluar, sipas të cilit prodhuesit bullgarë të frutave dhe perimeve do të pësojnë dëme në ndarjen e subvencioneve sipas skemës “Mbështetja e ndërlidhur midis sektorëve të cenuar për periudhën 2015-2020”. Në një letër të hapur drejtuar qeverisë agrarët paralajmërojnë, se ky hap do t’i bëjë frutat dhe perimet cilësore bullgare jo konkurrente në tregun evropian dhe në tregun e brendshëm, i cili është mbushur me produkte greke, turke dhe maqedonase, produkte të cilët gëzojnë subvencione të mira. Do të imponohen kufizime të mëdha në këtë sektor, që siguron më shumë punësim në fushën e bujqësisë. Me siguri në këtë sektor nevojitet shumë punë në kuadrin e Programit për zhvillimin e rajoneve rurale në Bullgari.

Mbase për shkak të neglizhencës administrative bujqësia biologjike gjatë vitit 2014 shënoi vit zero, d.m.th. mbeti pa subvencione, për vitet vijuese të programit të tanishëm po përvijohet një perspektivë më e mirë me buxhet total prej 100 mln eurosh. Do të zgjerohen veprimtaritë e subvencionuara – sektorëve që deri tani kanë marrë mbështetje si bimësia biologjike dhe bletaria do t’u shtohet edhe blegtoria biologjike.

Një prioritet i qartë do të jetë mbështetja e fermerëve të rinj, të cilët do të kenë në dispozicion 38 mln euro për 6 vitet e ardhshme. Mjetet e para që do të fillojë të marrë Bullgaria nga Fondi PPB (Politika e përbashkët bujqësore) për periudhën 2014-2020 do të orientohen drejt fermerëve të rinj, me siguri nga mesi i këtij viti. Atëherë pritet të fillojë pranimi i projekteve në kuadrin e masës “Investime në aktive fizike”, për të cilën ka më shumë kandidatë.

Tani për tani nuk dëgjohet asgjë për një problem tjetër ekzistues – ujitja e bujqësisë. Rrjeti i ujitjes i shkatërruar gjatë 20 vjetëve të fundit duhet të rimëkëmbet, nëse dëshirojmë në të vërtetë që bujqësia jonë të jetë konkurrente në treg.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e Sofjes janë skeptikë se do të ketë një ndryshim pas zgjedhjeve të radhës

Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..

botuar më 24-10-27 6.28.MD

“Voto me vështirësi” për të verbërit

Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..

botuar më 24-10-27 8.30.PD

Vesko Eshkenazi: Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, ndonjëherë nuk e duroj dot atë që shoh në vendin tonë

"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..

botuar më 24-10-27 7.40.PD