Atentati kundër redaksisë së gazetës franceze “Charlie Hebdo” të mërkurën, qitja kundër policëve në Paris dhe shpërthimi në afërsi të xhamisë në qytetin Villefranche-sur-Saône të Francës Lindore e shqetësojnë thellë shoqërinë bullgare. Fakti se është e mundshme që të ketë lidhje midis aksidenteve (diçka për të cilën nuk ka prova) e kthen shqetësimin në tronditje. Nga pikëpamja njerëzore vrasja barbare e njerëzve paqësorë në redaksinë e “Charlie Hebdo”-s nga islamistët e armatosur është shokuese dhe mendimi se ky akt terrorist është akt kundër lirisë së shprehjes provokon zemërim.
Në një deklaratë të mediave kryesore bullgare, përfshirë Radion Kombëtare Bullgare, gazetarët bullgarë deklarojnë se nga pikëpamja morale sulmuesit në Paris tashmë janë gjykuar nga njerëzit e zakonshëm dhe nënvizuan se liria e shprehjes është një nga arritjet më të madhe të qytetërimit dhe se misioni i gazetarëve është ta mbrojnë këtë liri. Komuniteti i gazetarëve në tërë botën duhet të tregojë vendosmëri duke mbrojtur të drejtën e tij të shpreh lirisht mendimin e vet, pavarësisht nga diferencat fetare, etnike dhe politike, thuhet në deklaratën e mediave bullgare. Siç kudo në botë, edhe në Bullgari jetojmë në një shoqëri, në të cilën ekziston larmi fetare, etnike dhe politike dhe shoqëria jonë është e hapur për bashkëpunim ndërkombëtar kundër rreziqeve të përbashkëta për sigurinë. Për një botë më të mirë dhe më të qytetëruar.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..
Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e..
Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të..