Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një vendbanim i rimëkëmbur historik i dëfren turistët

БНР Новини

Në fund të verës në fshatin Neofit Rillski, i cili ndodhet afër autostradës, që lidh Sofjen me bregdetin tonë verior, hapi dyer një park i pazakontë, i cili pak pas kësaj u shndërrua në një prej atraksioneve më të preferuara në rajon. Bëhet fjalë për rimëkëmbjen e një vendbanimi të neolitit dhe të halkolitit, i cili rikrijon jetën e stërgjyshërve tanë, të cilët kanë jetuar në trojet tona që në kohërat më të lashta.

Një ekip prej historianësh, restauruesish dhe piktorësh bullgarë arriti të krijojë një kopje të vendbanimit të vjetër historik, i cili na paraqet një epokë të largët dhe ende pak të njohur. Në fakt vendbanimi i porsandërtuar është pjesë e një projekti të madh privat, i cili ka ambicien t’i njohë turistët me historinë tonë mijëvjeçare – që nga epokat më të lashta deri në pushtimin e Bullgarisë nga turqit osmanë gjatë shekullit të XIV-të. Është parashikuar gjithashtu rikrijimi i qytetit të halkolitit në Provadi, rimëkëmbja e pallateve trake, e kështjellave të Mesjetës etj. Etapa e parë e projektit tashmë është fakt. “Vizituesi nuk ka nevojë për një imagjinatë të madhe, gjithçka shihet!” – shpjegon Ivelin Mihajllov, drejtori ekzekutiv i projektit “Parku Historik”.

Çfarë shohin turistët, pasi e shkelin pragun e vendbanimit?

“Është rimëkëmbur një shtëpi nga epoka e neolitit, e cila rikrijon jetën e përditshme të njerëzve të lashtë gjatë mijëvjeçarëve VI-IV para Krishtit. Brenda janë paraqitur enët, shtretërit, lëkurat, me të cilat dikur stërgjyshërit tanë janë veshur. Turistët mund të njihen me mënyrën në të cilën njerëzit e lashtë e kanë matur grurin. Janë paraqitur instrumentet e tyre për gjuajtje etj. Është rikrijuar dhe një shtëpi e epokës së halkolitit, ku janë ekspozuar sendet më të përdorura në jetën e përditshme. Dihet se gjatë halkolitit në trojet tona ka lindur qytetërimi i parë i Kontinentit të Vjetër. Kësaj epoke i përket Thesari i Nekropolit të Varnës, i cili në fakt përbën arin më të vjetër të përpunuar në botë. Është zbuluar në varrin e një shamani të lashtë, prandaj krijuam një maket të thesarit, si dhe një figurë prej dylli të këtij shamani të lashtë. Është shumë interesant dhe i ashtuquajturi “Muze i Trakëve”. Atje ka kopje të disa prej thesareve më emblematike trake në trojet tona. Janë ekspozuar gjithashtu kopje të shpateve trake, veshje femrash të kësaj epoke etj. Kemi paraqitur dhe një maket të Varrezës së Aleksandërit nga shekulli i katërt para Krishtit, sepse duam që vizituesit të marrin një përfytyrim të qartë për kulturën trake. Para muzeut ngrihet një figurë bronzi e udhëheqësit legjendar trak Telef, i cili ka qenë mbret gjatë Luftës së Trojanit. Së shpejti do të ndërtohet dhe një rezidencë trake. Atje turistët do të mund të kalojnë një weekend të paharrueshëm. Do të paraqiten gjithashtu festat e dikurshme të trakëve, sepse stërgjyshërit tanë në Antikitet kanë qenë prodhues të mëdhenj të verës.”

Turistët do të mund të presin gjithashtu monedha trake, të bluajnë miell, të gjuajnë me hark dhe të fotografohen me armaturën e luftëtarit të mesjetës.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografitë janë ofruar nga Kompleksi historik “Vendbanimi Neolit”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me një kalendar kulturor do të zgjerohet sezoni turistik veror dhe dimëror

Bordi Kombëtar i Turizmit do të hartojë një kalendar për turizmin kulturor në vend, njoftoi zëvendëskryetari i bordit, Martin Zaharievi, gjatë konferencës “Destinacioni Bullgaria në fokus për vitin 2026”, raporton BTA. Sezoni i kaluar veror ishte më i..

botuar më 25-11-18 1.21.MD

Një renditje botërore e shpalli Banskon resortin më të mirë të skive në Bullgari

Një muaj para hapjes zyrtare të sezonit të 23-të të skive, Bansko u rendit ndër 25 destinacionet më të mira dimërore në botë. Në konkurrimin online, që zgjati 16 javë, morën pjesë 211 resorte nga 5 kontinente. Në votimin në faqen Worldskiawards.com u..

botuar më 25-11-11 9.23.PD

Shëtitje në të kaluarën – fshati Medven dhe shtëpitë e tij prej druri që i rezistojnë kohës

Shtëpi druri të vendosura në rrugica plotë pluhur, një përrua që gurgullon lehtë dhe një kurorë pyjesh ahu dhe lisi në zonën përreth – fshati Medven duket si një imazh nga një përrallë fëmijësh. Dhe ndërsa qytetet fqinje Kotell  dhe..

botuar më 25-10-28 4.45.MD