Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sonja Ruv: “Shpirti i Petër Uvalievit gjithmonë ka qenë në Bullgari”

БНР Новини
Foto: arkiv

U mbushën 100 vjet nga lindja e intelektualit të madh bullgar Petër Uvaliev. Në kohëra kur ka qenë e vështirë të jesh enciklopedist, bullgari e ka bërë këtë të mundur. Ai ishte poliglot, përkthyes, diplomat, producent, skenarist, regjisor, pedagog dhe kritik. Gjatë Luftës së Ftohtë Petër Uvaliev ka vendosur të jetonte përtej Perdes së Hekurit. Gati gjysmë shekull ka dhënë emisione javore në BBC. Edhe sot e kësaj dite mbahet mend ligjërata e tij “Fjalimi lavdërues për fjalimin bullgar”, e mbajtur më 1995, gjashtë vjet pas ndryshimeve demokratike në vend, në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment i Ohrid”, ku i ka kryer studimet.

Me rastin e 100-vjetorit të tij, në rrugicën kryeqytetase “Kërnigradska” para shtëpisë së lindjes u vendos pllakë përkujtimore në nderim të Petër Uvalievit. Pllakën e ka bërë skulptori Ivan Prodev. Zv/kryebashkiaku i Sofjes për kulturën, z. Todor Çobanov komentoi gjatë ceremonisë: “Sot po e përkujtojmë intelektualin bullgar dhe evropian Petër Uvaliev. Ai ishte njeri kozmopolit, i cili la gjurmë të dukshme në zhvillimin e Evropës. Petër Uvaliev luftonte për humanizmin dhe dinjitetin kombëtar. Brezat e ardhshëm duhet të marrin shembull nga personalitete të rangut më të lartë intelektual.”

“Kur të bëjë shëtitje në këtë rrugicë, do të mendoj për disa gjëra. Dhe në vend të parë – për Bullgarinë, deklaroi Zv/presidentja e Bullgarisë, znj. Margarita Popova. – Petër Uvaliev deri në momentin e fundit tregohej atdhetar, pa i vërë në dukje të metat e saj. Megjithëse fliste për Evropat paralele, ai pohonte: unë jam bullgar, domethënë jam ballkanas. Dhe jam ballkanas që do të thotë se jam evropian. Njëra Evropë është këtu, në Gadishullin Ballkanik – Evropa Lindore, kurse tjetra është ajo perëndimore, ku Petër Uvaliev ka jetuar dhe ka punuar në dobi të atdheut. Ky intelektual i madh na tregoi se si ndërtohet prestigji i Bullgarisë jashtë shtetit.”

Sonja Ruv-Uvalieva Foto: BGNESNë ceremoninë e vendosjes së pllakës përkujtimore ishin të pranishme bashkëshortja e Petër Uvalievit – Sonja Ruv-Uvalieva dhe po ashtu vajza e tyre Milla Georgina.

“Petër Uvaliev jetonte në banesën e përfaqësisë diplomatike në Romë, Paris dhe te motra e tij, si dhe shumë vite në Londër, rrëfen Sonja Ruv-Uvalieva. – Pas kësaj jetonte në Çelsi, ku shtëpia jonë quhej “ambasada jozyrtare”. Në Angli bashkëshorti im pati një jetë shumë të lumtur, por gjithmonë mendonte për Bullgarinë. Më vjen mirë se sot po ia kthejmë shpirtin Petër Uvalievit në vendlindjen e tij.”

Në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment i Ohrid” janë ekspozuar sende dhe fotografi nga arkivi personal i Petër Uvalievit. Ekspozitën e ka hapur fotografi i njohur bullgar Ivo Haxhimishev.

Për herë të parë zëri i Petër Uvalievit u dëgjua në Radio Sofjen më 1937 në programin e gjuhës italiane. Atëherë kanë nisur emisionet e rregullta për jashtë shtetit në frëngjisht, gjermanisht, anglisht dhe italisht. “Kjo radio dukej e jashtëzakonshme, ka thënë Petër Uvaliev në një intervistë për Radio Bullgarinë. – Kjo radio lindi për të treguar se kufijtë u hoqën, sepse zërat nisën të fluturonin. Ne ishim djem të rinj por i flisnim botës përtej. Në atë periudhë kur bota ndahej në armiq, radioja na mësonte të mos urrejmë”.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Marius Donkin

Aktori dhe regjisori bullgar Marius Donkin u nderua në një festival teatror në Prishtinë

Monospektakli "Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit" i Marius Donkin bazuar në veprën me të njëjtin emër të Eric-Emmanuel Schmitt fitoi çmimin e madh në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar "MonoAkt" në Kosovë, njoftoi "Koha Ditore". Monodrama e..

botuar më 24-06-17 12.34.MD

Muzeu Arkeologjik Kombëtar merr pjesë në Ditët Evropiane të Arkeologjisë - shikoni se si

Një këndvështrim tjetër mbi shkencën e Arkeologjisë - si bazë për komunikim, ndarje publike të trashëgimisë evropiane dhe akses më të lehtë në të - jep iniciativa Ditët Evropiane të Arkeologjisë 2024, e cila zhvillohet në një sërë vendesh të kontinentit...

botuar më 24-06-15 8.30.PD

Bullgaria ka tradita në arsimin e lartë në frëngjisht

Me dëshirën për t'u hapur ndaj botës, pas viteve të gjata të izolimit në ish-kampin socialist, Bullgaria dhe Rumania u bashkuan në vitin 1994 në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.  Një nga vlerat kryesore të komunitetit frankofon është arsimi..

botuar më 24-06-13 7.30.PD