Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stabilizimi i tregut të punës gjatë vitit 2014

Foto: arkiv

Gjatë vitit 2014 tregu i punës tek ne filloi të stabilizohet pas krizës së rëndë ekonomike. Papunësia u ul gjatë vitit, ndërsa punësimi u rrit. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar Statistikor. Me më se 50 mijë veta u ul numri i të papunëve që nga fillimi i vitit 2014. Niveli i papunësisë gjatë vitit të kaluar ishte 11.2 për qind dhe në krahasim me vitin 2013 u ul megjithë edhe pak me 0.1 për qind. Vetëm për krahasim, sipas të dhënave të fundit të Evrostatit papunësia në vendet anëtare të BE-së është 10 për qind. Nga Agjencia e Punësimit evidentojnë një rritje të kërkimit të krahut të punës nga sektori real me ndihmën e zyrave të punësimit. Vendet e shpallura ishin 161 mijë, ose me 22 mijë më shumë se sa ishin në vitin 2013. Profesionet më të kërkuara nga punëdhënësit gjatë vitit 2014 ishin shitësit, qepëset dhe punëtorët në prodhimin e tekstileve, pedagogët e mesëm, punëtorë pa kualifikim, blegtorë, shërbyes, kuzhinierë. Më se 188 mijë bullgarë arritën të gjejnë punë gjatë vitit të kaluar me ndërmjetësinë e Agjencisë. Si një tendencë pozitive dallohet ulja e papunësisë ndër të rinjtë në moshë deri në 29 vjeç dhe ndër gratë. Përveç kësaj për herë të parë që prej 23 vitesh në fund të vitit niveli i papunësisë uli. Rasti i vetëm i ngjashëm ishte në dhjetor të vitit 2002, kur startoi programi kombëtar “Nga ndihma sociale te sigurimi i punës”. Atëherë një numër i madh njerëzish që ishin jashtë tregut të punës u përfshin në punësimin e subvencionuar. Çfarë i detyrohet kësaj rrënje jo të zakontë në fund të vitit shpjegon Asen Angellov, drejtor ekzekutiv i Agjencisë së Punësimit:

“Puna më e mirë e zyrave të punësimit ndihmoi për uljen e papunësisë vjet. U rrit edhe besimi i punëdhënësve, që shfrytëzojnë shërbimet e agjencisë. Krahas kësaj bëjmë një përzgjedhje më të mirë të të papunëve të regjistruar tek ne. Arrijmë që më shpejtë të realizojmë lidhjen midis punëdhënësve dhe të papunëve. Një rol pozitiv kishte edhe stabilizimi i ekonomisë dhe hapja e vendeve të reja të punës.”

Më të ndjeshëm ndaj papunësisë janë njerëzit e grupeve të rrezikuara – njerëzit në moshë mbi 50 vjet, të papunët afatgjatë dhe njerëzit me aftësi të kufizuara. Ndër ata papunësia vazhdoi të rritet edhe gjatë vitit të kaluar. Nga Agjencia e Punësimit pranojnë, se politikat efektive nuk arrijnë te grupet më të rrezikuara në tregun e punës. Analizat tregojnë se karakteri strukturor i papunësisë ruhet, domethënë ka mospërputhje midis kërkesës dhe ofertës së krahut të punës. Dhe kjo është një nga sfidat, të cilat do të përpiqet të përballojë gjatë vitit 2015 Agjencia. Lidhur me këtë zoti Angellov shpjegon:

“Duhet të gjejmë mënyrë si të ndikojmë karakterin strukturor të papunësisë. Thënë me fjalë të tjera të riorientojmë mundësitë për kualifikim, për arsim dhe për rikualifikim ashtu, që ato të jenë në përputhje me nevojat e sektorit real dhe më në veçanti në përputhje me specifikën e tregjeve vendore. Tregjet e punës në qytetet e mëdha dhe në vendbanimet më të vogla dallohen midis njeri tjetrit. Kështu që duhet të analizohen tregjet e veçanta të punës. Dhe Agjencia deri tashti nuk ka aplikuar këtë metodë të punës.”

Një sfidë tjetër para këtij institucioni është prapë buxheti i kufizuar nga 73 milion leva (pothuajse 36 mln euro). Me ato mjete do të plotësohet Plani Kombëtar i Punësimit gjatë vitit 2015, që u miratua para disa ditësh nga qeveria. Treguesit e mirë e arritura në tregun e punës gjatë gjysmës së dytë të vitit të kaluar, do të ruhen si tendencë të paktën edhe gjatë tre muajve të parë të këtij viti.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri

Për të pestin vit radhazi nxënësit e Gorës dhe Gollobordës shënojnë “Festat e fundvitit në mënyrë bullgare"

Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda iu dorëzuan dhurata për festat e fundvitit. Në këto dy rajone jeton një pjesë e madhe e pakicës..

botuar më 24-12-27 11.06.PD

“Krishtlindjet bullgare” mblodhi 2.9 milionë leva (pothuajse 1.5 milionë euro) për fëmijët në nevojë për trajtim

Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..

botuar më 24-12-26 10.24.PD

Magjia e Krishtlindjes - nga bekimi i lashtë deri te shfaqja e plakut të mirë në trojet tona

Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..

botuar më 24-12-25 4.45.PD