Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Georgi Baev – në magjinë e ngjyrave

БНР Новини
3
“Peizazh në blu”

Me rastin e 90-vjetorit të lindjes së piktorit të talentuar bullgar Georgi Baev është hapur një ekspozitë me veprat e tij. Aktiviteti mbahet në Galerinë e Arteve të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje. Georgi Baev ka lindur në pushimoren detare Burgas dhe në shumë vepra të tij ai ka pikturuar bukurinë e detit. Pëlhurat e Georgi Baevit tërheqin me një gamë të pasur ngjyrash. Në ekspozitë mund të shihen veprat e tij nga koleksioni i Galerisë Kombëtare të Arteve. Ato janë krijuar në periudhën nga gjysma e dytë e viteve të 50-ta deri vitet e 80-ta të shekullit të kaluar.

“Pikturat e Georgi Baevit trajtojnë tema të ndryshme në periudhat e ndryshme të zhvillimit të piktorit, rrëfen kritikja i artit Suzana Karamfillova – Në periudhën e hershme gjatë viteve të 50-ta ai ka pikturuar portin e Burgasit dhe peshkatarët. Në vitet e 60-ta në veprat e tij dominojnë parapetet. Pas kësaj e ka vazhduar temën e detit, por duke përfshirë peizazhin industrial – mole, porte, mjete lundruese. Në vitin 1983 atelieja e piktorit është përfshirë nga flakët dhe janë asgjësuar 250 vepra të tij. Atëherë Georgi Baevi ka filluar të pikturonte pëlhura më ekspresive, pra dramatike. Disa nga veprat e tij të asaj periudhe janë me tema si “Refugjatët” dhe “Më i bukuri i mbytur”. Disa prej tyre bile janë kolazhe të veprave të djegura të cilat vepra i ka shtresuar.”

Një seri e tërë veprash të Georgi Baevit trajton temën për ëndrrat. Këto, për mendimin e znj. Karamfillova, janë piktura minimalistike. Në Pallatin Kombëtar të Kulturës janë ekspozuar disa prej tyre. “Interesantja te Georgi Baevi është se arti i tij figurativ në fillim është shumë më i ndryshëm se arti që ka krijuar më vonë. P.sh., te ciklet “Refugjatët” ku temat e pikturave janë konceptualishtdhetematikisht të ndryshme.”

Georgi Baev ka një sërë ekspozitash vjetake në Bullgari dhe jashtë shtetit. Pikturat e tij ekspozohen paralelisht me vepra të njohura në Evropë, Azi, Afrikë dhe Amerikë. Georgi Baev është shpërblyer me shumë çmime ndër të cilat është ai prestigjioz “Gotfrid fon Herder” të Universitetit të Vjenës.

“Georgi Baev e ka fituar vendin e tij në jetën kulturore të Bullgarisë si piktor i dalluar me stil të veçantë, vë në dukje Suzana Karamfillova. – Ai është ndër piktorët më aktivë të viteve të 60-ta dhe e ka krijuar imazhin e artit bashkëkohor bullgar në dekadat e mëtejshme. Georgi Baev renditet mes më të mëdhenjve si Genko Genkov, Svetlin Rusev, Atanas Jaranov, Georgi Bozhillov etj.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD
Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD