Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për krimbat e Kalifornisë, vitaminat në molla dhe shija e domateve

БНР Новини
Kolazh: Silvija Petrova

Dy motrat Svetllana dhe Darina Ivanovi nga qyteti Gabrovo kanë vendosur të punojnë toka malore në mënyrë natyrale. I hedhin tokat plehun e prodhuar nga të ashtuquajturat “krimba të Kalifornisë”. Svetllana sqaron se këto krimba hasen në shtratin e lumit Nil. Krimbat shumëzohen shumë shpejt dhe duke u ushqyer me pleh organik e pasurojnë atë me substanca të vlefshme bimore. Plehu mban për kohë më të gjatë lagështinë në dhe, dhe nuk përmban fara të këqija. Domatet e kultivuara me këtë pleh janë më të gjata se trupi i njeriut.

“Bima rritet më e gjatë dhe më e fortë, vënë në dukje dy motrat. – Më e mira është se domatet rriten po ashtu gjatë nëntorit. Atje ku i punojmë tokat temperaturat bien shumë. Këto domate janë shumë të shijshme.”

Plehu i krimbave të Kalifornisë përmban enzima të cilat i forcojnë bimët. Dy motrat janë bindur me këtë fakt kur në Bullgari u përhap mola e cila dëmtonte tërësisht domatet me emrin latin Tuta absoluta (Meyrick, 1917).

Снимка“Atëherë komshiut tonë i ishin prishur të gjitha domatet, kujtojnë dy motrat. – Pasi i pa domatet tona, ai mbeti i befasuar. Si ishte e mundur ky bio pleh t’i ruante domatet, thoshte ai. Pastaj ne ia dhamë plehun e krimbave të Kalifornisë dhe ai arriti t’i shpëtonte domatet e veta.”

Dy motrat shpjegojnë se ky pleh pasuron bimët me mikroelemente të cilat hyjnë në përbërjen e vitaminave. Te domatet mineralet e vlefshme janë dy herë më shumë. Plehu natyral përmban 59 për qind magnez, ndërsa plehu artificial – vetëm 4.5 për qind. Dallimi më i madh vërehet te hekuri. Në 100 gramë pleh të thatë natyror mbahet 1938 miligramë hekuri. Po t’i kemi hedhur pleh artificial domateve, këto të fundit do të kenë vetëm 1 miligram hekuri.

Domatet gjatë nëntoritFermeret e reja janë të bindura se bujqësia vendore duhet të inkurajohet.

“Kur perimet dhe frutat rriten në vend dhe nuk transportohen nga vendet e largëta, atëherë mund të këputen në fazën e tyre të pjekurisë. Kjo ka rëndësi për shijen dhe cilësitë e perimeve dhe frutave. Nuk transportohen po ashtu insekte nga jashtë. Ja p.sh., kjo molë e domateve nuk hasej më parë në territorin e Bullgarisë dhe ishte importuar nga vendet jugore. Dhe kjo molë nuk mund të asgjësohet në mënyrë kimike. Produktet bujqësore bullgare janë të cilësisë së lartë.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografi: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ura e fjalëve dhe kujtesës – Dimi Komanduçi për projektin e saj “Karizma e bullgarit”

Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..

botuar më 25-11-26 8.00.MD

Nga dialekti palken në gjuhën letrare – në Timishoara nisi funksionimi i lektoratit të gjuhës bullgare

Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit  dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..

botuar më 25-11-26 6.55.PD

Inteligjenca artificiale mundëson qasje të personalizuar në shkollat bullgare

Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..

botuar më 25-11-25 8.00.MD