Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Talente të reja do të paraqitin në konkursin ndërkombëtar “Koncertino Praga” vepra të Bramsit dhe të Babaxhanjanit

Debora Stefanova, Milla Mihova dhe Momçill Pandev
Foto: arkiv personal

Tashmë është e qartë se cilët janë të rinjtë e talentuar, të cilët do të paraqitin vendin tonë në konkursin ndërkombëtar “Koncertino Praga”, organizuar nga radioja çeke. Në të mund të marrin pjesë interpretues në moshën deri më 18 vjeçe. Edicioni i tij i sivjetshëm i 49-të i është kushtuar muzikës së dhomës. Kandidatët e miratuar bënë incizime për fondin e Radios Kombëtare Bullgare. Debora Stefanova (violë), Milla Mihova (piano) dhe Momçill Pandev (violonçel) formojnë një prej dy triove bullgare, të cilat do të vlerësohen nga juria e “Koncertino Praga”. Ata të tre po përgatitin vepra të Johanes Bramsit dhe Arno Babaxhanjanit, kurse interpretimi i tyre bën përshtypje me një thellësi dhe teknikë të jashtëzakonshme. Trioja e autorit armen nga shekulli i XX-të Arno Babaxhjan është një sfidë e vërtet për muzikantët e rinj. Ai ka qenë një pianist i shkëlqyeshëm, kurse në kompozimet e tij mund të dëgjohen shumë shpesh elemente nga folklori i atdheut të tij.

Pyetjes se si e pranojnë muzikën e tij, Debora i përgjigjet kështu: “Takimi ynë i parë me trion e Babaxhanjanit vërtetë ishte shumë i vështirë. E filloj pjesën e dytë me solo dhe për mua ishte shumë vështirë të rikrijoja karakterin e muzikës. Mësuesja jonë zonja Çerpokova na vizatoi këtë pikturë: një njeri ndodhet në majën e Himalajës dhe shijon pamjen e bukur. Në fakt unë duhet të paraqes të gjitha emocionet e mia, duke filluar që me notën e parë dhe ta mirëmbajë këtë atmosferë bashkë me dy instrumentet e tjera, sidomos në pjesën e tretë. Ka mjaftë dialogë midis violës dhe violonçelit, sidomos në pjesën e tretë. Kjo kërkon një saktësi të madhe në interpretim.”

Megjithë moshën e tyre të re edhe të tre muzikantët janë laureatë të disa konkurseve ndërkombëtare dhe kombëtare. Madje mësuesja e Deborës, Millës dhe Momçilit – Daniella Çerpokova, u befasua nga bashkëpunimi i tyre i mirë: “Unë do ta quaja trion “Eksperiment”. Për herë të parë po vëzhgoj se si tri veta kaq të ndryshme arrijnë një bashkëpunim kaq të mirë brenda një afati kaq të shkurtër. Meritë për këtë kanë mësuesit e Deborës dhe Millës – Bllagorodna Taneva dhe Emilia Kaneva, kurse Momçill është në klasën time të violonçelit. Në fillim nuk besoja se ata do ta arrijnë këtë simbiozë, por siç duket edhe të tre kanë pasur një dëshirë të madhe. Shpresoj se ata do të kenë sukses, që të motivohen dhe të vazhdojnë të punojnë. Konkursi është një qëllim yni, por më e rëndësishmja është që të mbetet dëshira e tyre për krijimin e muzikës së dhomës.”

Fituesit e “Koncertino Pragës” do të shpallen në fund të shkurtit, kurse në qoftë se bashkatdhetarët tanë janë ndër ta, ata do të kenë shansin të paraqitin programin e tyre në një turne në Çeki gjatë verës. Edhe të tre janë kategorikë se suksesi arrihet me një punë të madhe. “Kur të fillojmë të punojmë nuk pushojmë shumë kohë – tregon Debora. – Sidomos Milla dhe unë jemi shumë kritikë ndaj vetvetes. Të gjithë jemi perfeksionistë, përveç kësaj një muzikë kaq e bukur nuk mund të interpretohet keq. Nganjëherë edhe tri orë nuk mjaftojnë. Kuptohet, pushojmë, por kur të përgatitemi për koncertet tona, e bëjmë këtë në një mënyrë shumë intensive. Para incizimeve nganjëherë duhej të luanim me instrumentet tona çdo ditë.”

Sipas pianistes Milla, megjithëse duhet të gërshetojnë shfaqjet e tyre muzikore me arsimin në shkollë, mbetet kohë për gjithçka, madje për pushime:

“Mendoj se Shkolla Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” u jep mundësi nxënësve për ta shfrytëzuar mirë kohën e tyre. Në shkollat në Evropë programi arsimor nuk është i lehtësuar për muzikantët. Atje nuk e falin mungesën tuaj nga orët e mësimit, sepse keni pasur koncerte. Shkolla jonë na ndihmon shumë në këtë drejtim.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD