Tashmë është e qartë se cilët janë të rinjtë e talentuar, të cilët do të paraqitin vendin tonë në konkursin ndërkombëtar “Koncertino Praga”, organizuar nga radioja çeke. Në të mund të marrin pjesë interpretues në moshën deri më 18 vjeçe. Edicioni i tij i sivjetshëm i 49-të i është kushtuar muzikës së dhomës. Kandidatët e miratuar bënë incizime për fondin e Radios Kombëtare Bullgare. Debora Stefanova (violë), Milla Mihova (piano) dhe Momçill Pandev (violonçel) formojnë një prej dy triove bullgare, të cilat do të vlerësohen nga juria e “Koncertino Praga”. Ata të tre po përgatitin vepra të Johanes Bramsit dhe Arno Babaxhanjanit, kurse interpretimi i tyre bën përshtypje me një thellësi dhe teknikë të jashtëzakonshme. Trioja e autorit armen nga shekulli i XX-të Arno Babaxhjan është një sfidë e vërtet për muzikantët e rinj. Ai ka qenë një pianist i shkëlqyeshëm, kurse në kompozimet e tij mund të dëgjohen shumë shpesh elemente nga folklori i atdheut të tij.
Megjithë moshën e tyre të re edhe të tre muzikantët janë laureatë të disa konkurseve ndërkombëtare dhe kombëtare. Madje mësuesja e Deborës, Millës dhe Momçilit – Daniella Çerpokova, u befasua nga bashkëpunimi i tyre i mirë: “Unë do ta quaja trion “Eksperiment”. Për herë të parë po vëzhgoj se si tri veta kaq të ndryshme arrijnë një bashkëpunim kaq të mirë brenda një afati kaq të shkurtër. Meritë për këtë kanë mësuesit e Deborës dhe Millës – Bllagorodna Taneva dhe Emilia Kaneva, kurse Momçill është në klasën time të violonçelit. Në fillim nuk besoja se ata do ta arrijnë këtë simbiozë, por siç duket edhe të tre kanë pasur një dëshirë të madhe. Shpresoj se ata do të kenë sukses, që të motivohen dhe të vazhdojnë të punojnë. Konkursi është një qëllim yni, por më e rëndësishmja është që të mbetet dëshira e tyre për krijimin e muzikës së dhomës.”
Fituesit e “Koncertino Pragës” do të shpallen në fund të shkurtit, kurse në qoftë se bashkatdhetarët tanë janë ndër ta, ata do të kenë shansin të paraqitin programin e tyre në një turne në Çeki gjatë verës. Edhe të tre janë kategorikë se suksesi arrihet me një punë të madhe. “Kur të fillojmë të punojmë nuk pushojmë shumë kohë – tregon Debora. – Sidomos Milla dhe unë jemi shumë kritikë ndaj vetvetes. Të gjithë jemi perfeksionistë, përveç kësaj një muzikë kaq e bukur nuk mund të interpretohet keq. Nganjëherë edhe tri orë nuk mjaftojnë. Kuptohet, pushojmë, por kur të përgatitemi për koncertet tona, e bëjmë këtë në një mënyrë shumë intensive. Para incizimeve nganjëherë duhej të luanim me instrumentet tona çdo ditë.”
Sipas pianistes Milla, megjithëse duhet të gërshetojnë shfaqjet e tyre muzikore me arsimin në shkollë, mbetet kohë për gjithçka, madje për pushime:
“Mendoj se Shkolla Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” u jep mundësi nxënësve për ta shfrytëzuar mirë kohën e tyre. Në shkollat në Evropë programi arsimor nuk është i lehtësuar për muzikantët. Atje nuk e falin mungesën tuaj nga orët e mësimit, sepse keni pasur koncerte. Shkolla jonë na ndihmon shumë në këtë drejtim.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Partneri i tij në këtë ditë të veçantë për interpretuesit dhe publikun do të jetë orkestra e mandolinave..
Ljubo Kirov do ta përfundojë turneun e tij kombëtar "25 vjet në skenë" jo me një, por me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje - më 16 dhe 17 tetor. Në to, hitet e preferuara të këngëtarit do të interpretohen të shoqëruara..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare do të hapë sezonin e saj të 73-të krijues me një koncert më 16 tetor në orën 19:00 në Studion e Parë të Radios. Ansambli, i dirigjuar nga maestro Dimitër Hristov , do të prezantojë vepra..
Një përjetim emocionues u ofron melomanëve të kryeqytetit, Festivali Europian i Muzikës më 10 nëntor. 2500 vjet nga themelimi i qytetit legjendar italian..