Të reja, emocionuese, të ndryshme dhe madje të befasishme janë programet, që do të paraqiten nga Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare gjatë disa muajve në vazhdim. Paraqitja e parë në skenë është pjesëmarrja në koncertin e madh festiv me rastin e përvjetorit të 80-të të medias sonë. Në sallën e madhe të Pallatit Kombëtar të Kulturës në kryeqytet do të interpretohet për herë të parë një vepër e krijuar për të gjitha grupet muzikore të Radios Kombëtare Bullgare.
Më shumë hollësi për koncertet e ardhshme mësojmë nga dirigjenti Antoni Donçev:
“Ne jemi pjesë e një programi më të madh, bashkë me kolegët nga formacionet e tjera të radios sonë. Kemi përgatitur gjithashtu tre tituj të posaçëm. I pari është “Birdland” i Joe Zawinul – një prej veprave më të njohura të xhazit gjatë disa dekadave të fundit. Do të interpretojmë gjithashtu dhe “Mishmashi”-in – një pjesën time, të cilën para pak kohe e paraqitëm me trion “Akustiçna Versia” (“Versioni Akustik”) dhe fitoi një popullaritet të madh. Ajo ka një orkestrim të posaçëm për big bend dhe shumë shpesh tingëllon në koncertet tona.
“Gjithçka është e mundur, në qoftë se planifikohet në mënyrë të drejtë. E mësova këtë derisa isha artist, gjë që vazhdoi deri në vitin 2011, kur mora udhëheqjen e kësaj orkestre të shkëlqyeshme – vazhdon Antoni Donçev. – Puna në formacione të ndryshme e pasuron krijuesin, kurse në Big Bend janë grumbulluar disa prej muzikantëve më të mirë modernë të xhazit në Bullgari. Prania e tyre është nder për çdo një bend profesional. Kur të bashkohet energjia e kaq shumë interpretuesve të talentuar, gjithçka në fund është e mrekullueshme.”
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaAi punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X..