Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Anton Mitov për të kaluarën, të tanishmen dhe të ardhmen e Radio Bullgarisë... me ndjenje të shëndetshme për humor dhe vetëironi

БНР Новини
Foto: BNR

Historia personale e Anton Mitovit me “Shtëpinë e vjetër”, siç e quajmë Radion Kombëtare Bullgare, filloi përpara më se 35 vjetësh dhe vazhdon me vizionin për një platformë multimediatike, e cila të jetë pjesë e dobishme, interesante dhe zbavitëse e jetës sonë bashkëkohore.

“Në vitin 1977 pas mbarimit të shërbimit ushtarak fillova punë në Redaksinë letrare të programit “Hristo Botev”. Mbaj mend, se më zbaviste shumë prezantimin e ekspozitave në eterin e radios dhe deri më sot nuk e kuptoj këtë. Mbeta atje një vit, pas kësaj kalova në programin “Horizont”, ku punoja si reporter. Pas një kohe të caktuar përsëri u ktheva në programin “Hristo Botev”, në redaksinë për rininë. Në një moment bile u bëra Kryeredaktor i saj – kujton Anton Mitevi. – Atëherë në mediat elektronike nuk kishte asfare konkurrencë. Konkurruesi ynë i vetëm në atë kohë ishte Radio “Luksemburg”, e cila ofronte muzikë shumë të mirë rok. Nuk kishte asgjë tjetër përveç Komitetit për Radio-Televizion, i cili përfshinte Radion Kombëtare dhe Televizionin Kombëtar. Pas punës sime në dy programet më të mëdha të radios, tani jam drejtor i një strukturë fare të re dhe bashkëkohore “Programet multimediatike”. Me krenari mund të them, se ne kemi më pak probleme se sa kolegët tanë jashtë shtetit, kur bëhet fjala për modernizimin e teknologjive në punën adekuate për kohën “këtu dhe tani”. Me sukses zbatuam të ashtuquajturin digjitalizim, e zgjidhim mirë raportin muzikë-tekst, respektojmë të drejtat e autorit. Mund të zbatojmë funksionin tonë si media publike edhe me anën e internetit, me anën e programeve të ndryshme multimediatike, siç është rasti me Radio Bullgarinë dhe Radio Binar. Pranë këtyre strukturave është dhe internet portali i Radios Kombëtare. Në praktikë kjo strukturë e re është e fuqishme sa dhe vet Radioja Kombëtare Bullgare, sepse përmes saj kalojnë stream-et e të gjitha programeve kombëtare të BNR dhe të 8 stacioneve tona regjionale. Dua të shënoj, se programi Radio Bullgaria sot ka vizion fare të ri. Nga një instrument propagandistik në të kaluarën e afërt ai është shndërruar në sajt, i cili kërkohet për raste të tjera në mbarë botën. Ne tashmë nuk flasim vetëm ku ndodhen kuriozitetet tona historike dhe si të shkoni tek ato. Programi ynë tashmë është një burim i vërtetë dhe i plotë i informacionit për këtë si zhvillohet jeta kulturore, sociale dhe politike e vendit. Përveç kësaj, tashmë nuk kemi përkthyes-spiker, kolegët tanë janë autorë të materialeve dhe programeve, të cilat i prezantojnë. Mbyllëm ciklin e mjedisit të ri mediatik në shkurt të vitit 2014, kur filluam botimin e revistës në gjuhën angleze pranë Radio Bullgarisë, prej së cilës botojmë 10 edicione në vit... Ajo shpërndahet nëpër ambasadat bullgare dhe institutet kulturore në gjithë botën, mund të gjendet edhe në variantin e saj elektronik në faqen tonë në internet, në Bullgari mund të gjendet në disa prej hoteleve më të mira. Në përgjithësi, prodhimi i Radio Bullgarisë aktualisht është shumë më i njohur jashtë shtetit, se sa para viteve, kur ishte vetëm në variantin e saj në eter. Si një deshmi për këtë, do t’ju them, se gjithnjë e më shumë radiostacione në internet fillojnë të marrin prej prodhimit të Radio Bullgarisë në gjuhën bullgare, kohën e fundit radioja londineze “Smart FM” përdor në programin e saj transmetime tona në bullgarisht dhe në anglisht.”

Publiku ynë sot nuk dallon shumë nga ai para vitesh. Thjesht kanalet për të arritur deri në programin tonë janë më shumë. Anton Mitovi është dakord me pohimin e disa personave, se po ringjallet dëgjimi i radios, por me një saktësim – dëgjimi me anën e internetit. Sipas tij, stream-et për programet e veçanta të BNR tërheqin gjithnjë e më shumë publik më të e ri dhe lehtësojnë aksesin tek informacioni bullgar të bashkatdhetarëve tanë jashtë shtetit.

“Mbase jam fans i Michael Palin me vjen ndërmend serinë e dokumentarëve, kushtuar udhëtimeve të tij nëpër 20 shtete të Evropës Lindore, përfshi Bullgarinë – “Michael Palin: Evropa e Re” nga viti 2007. Të gjithë filmat ishin bërë me një ndjenje të jashtëzakonshme të humorit dhe ironisë me një shkelje të syrit ndaj gjërave serioze. Ndoshta kjo shkelje syri na mungon nga herë. Gjithçka është shumë serioze dhe kjo i bën nga herë tematikat pak të mërzitshme!”

Anton Mitovi pohon, se objektiviteti dhe faktet janë më të rëndësishme për materialet, që dalin nën logon e BNR, duke pasur parasysh situatën politike dhe sociale gjatë dy vjetëve të fundit. Kjo e bën më të ndërlikuar punën në Radio Bullgarinë, sepse programi duhet ta prezantojë vendin tonë në pamjen e saj më të mirë në 11 gjuhë. “Është e vështirë, e di. Por do të ishte mirë, nëse në materialet përdoret pak ironi dhe sarkazëm” – është i bindur Mitovi. Ai ka punuar në Radion Kombëtare Bullgare deri në vitin 2001, kur ka vendosur të përdor eksperiencën e grumbulluar në sektorin privat.

“Në median private çdo ditë duhet të luftosh për mbijetesën tënde, vazhdimisht mendon, pasi ke realizuar një transmetim sa veta do ta dëgjojnë, sa reklamues mund të gjesh, sepse duhet të paguash tatime, taksa, fatura, të rinovosh teknikën. Për gazetarët e Radios Kombëtare situata është e ndryshme. Si media publike ne marrim subvencion nga buxheti i shtetit, para nesh qëndron çështja çfarë të bëjmë që të fitojmë më shumë nga produkti ynë, nga dëgjimi ynë në internet. Mendoj, se është absurde të ketë në Bullgari kaq shumë radiostacione private. Si shembull gjithmonë përmend Hungarinë, ku ka vetëm 40 radiostacione private, dy shtetet kemi territor dhe popullsi po thuaj se të njëjta. Në Bullgari këto radiostacione janë mbi 400 dhe unë nuk e kuptoj se si mbijetojnë.”

Në prag të jubileut të rëndësishëm 80 vjeçar të Radios Kombëtare Bullgare Anton Mitovi u uron kolegëve të tij më shpesh të buzëqeshin dhe të mendojnë me më shumë dashuri për punën e tyre. “Nuk është e lehtë, gjërat e bukura ende janë pak, por u uroj të gjithë kolegëve të ndajnë më shumë kohë dhe energji. Sepse qëllimi ka qenë dhe gjithmonë do të jetë një – të bëhemi më të kërkuar dhe më të lexuar.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD