“Bullgaria mund të organizojë qendër kundër trafikut të armëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor” – tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Zëvendëskryeministrja mbi Koordinimin e Politikave Evropiane dhe Çështjeve Institucionale Meglena Kuneva pas vizitës së saj në Bruksel. Me këmbëngulje kërkoj mënyrë për të rritur besimin ndaj vendit tonë, tha ajo në një koment për takimet e zhvilluara me Zhil de Kerhof, Koordinator për Luftën kundër Terrorizimit në BE, me Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme pranë PE Elmar Brok dhe me Matias Ryte, Drejtor të Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme “Punët e Brendshme” të KE.
Bullgaria posedon forcat dhe kapacitetet t’u ofrojë politikë partnerëve të saj, vazhdoi Zëv/kryeministrja Meglena Kuneva:
“Ne duhet jo vetëm të ngremë dorë në mbledhjet në Evropë kur kërkojmë diçka – mjete, ndihmë teknike etj. , tha jo. Kësaj here duhet të ngrihemi dhe të themi qartë, se kemi ide dhe se çfarë propozojmë. P.sh. pjesë prej problemeve janë lidhur me trafikun e armëve përmes territorit të Ballkanit Perëndimor. Ne mund të bëhemi një qendër evropiane e cila të ndihmojë luftën kundër këtij trafiku. Le të jemi të sinqertë – në botën tonë, kur rreth nesh ka luftë, nuk mund të premtohet siguri 100%. Në nivelin evropian aktualisht u bëjmë pasqyrë instrumenteve për luftë kundër terrorizimit. Në lidhje me këtë gjatë majit KE do të propozojë strategji të re. Ajo për të cilën mund të flasim më shumë në Bullgari është si t’u përgjigjemi propagandës së xhihadistëve. Ju e dini se me anën e internetit çdo njeri është media. Parat, që jepen për të bërë propagandë xhihadiste, me siguri nuk janë pak. Ne duhet të bëjmë të kundërtën, të krijojmë hezitim dhe të parandalojmë njerëzit e rinj, sidomos në shtetet evropiane, të cilët më lehtë i nënshtrohen ndikimit.”
Sipas znj. Meglena Kuneva, kemi forcat dhe kapacitetet që të propozojmë politikë partnerëve tanë dhe Shengeni është pjesë e përgjigjeve. Bullgaria duhet të ndërmarrë hapa për të treguar gatishmërinë e saj për të hyrë në këtë zonë pa kontroll kufitar.
“Aktualisht ka interes serioz ndaj Shengenit, përfshi nga ana e Britanisë së Madhe, e cila është jashtë kësaj zone. Aderimi i Bullgarisë në zonën pa kontroll kufitar është përgjigje e shumë prej pyetjeve që ekzistojnë në BE dhe që janë lidhur me sigurinë e kufijve të jashtëm. Unë po pres në raportin e ri të monitorimit të KE të mos ketë lidhje direkte midis Shengen- it dhe si ne zbatojmë apo nuk zbatojmë mirë planet dhe angazhimet tona për reforma në gjyqësorin dhe në luftën kundër korrupsionit.
Zëv/kryeministrja Kuneva i ka të qartë temat më kritike në raportin e ri të KE mbi Mekanizimin e Bashkëpunimit dhe Monitorimit, i cili vlerëson përparimin e vendit në fushën e gjyqësorit dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Bëhet konstatimi, se në fushën e luftës kundër korrupsionit është bërë shumë pak, thotë Meglena Kuneva. Partnerët tanë e kanë të qartë, se mbi 90% prej bullgarëve e përkufizojnë korrupsionin si problem kryesor jo vetëm për shtetin, por edhe për zhvillimin e tyre personal. Kritikat në këtë fushë janë më shumë. Në drejtim të sistemit të gjyqësorit, shpresojmë shumë të merret në konsideratë strategjia që ndërmori Kuvendi Popullor. Ka vlerësim për përpjekjet politike, por ai ka të bëjë me synimet, sepse nuk kemi asgjë tjetër me të cilën t’i bindim partneret tanë. Shpresoj, se do të vlerësohet me dinjitet puna e Ministrit Vuçkov, i cili propozoi strategji për modernizimin e punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ky hap është në drejtimin e drejtë.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Stërvitje e NATO-s në Ballkan pa pjesëmarrjen e Pentagonit, për shkak të qasjes së re të SHBA-së NATO po teston aftësinë e saj për t'u vendosur me shpejtësi në Evropën Lindore pa ndihmën e drejtpërdrejtë të SHBA-së, ndërsa Uashingtoni e ndryshon..
Deklaratat e fundit të kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në parlamentin në Shkup, se ai nuk sheh arsye për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, shtrembërojnë realitetin dhe minojnë përpjekjet..
Turqia nderon viktimat e tërmeteve shkatërruese të vitit 2023 Turqia përkujtoi viktimat e tërmeteve të 6 shkurtit 2023, kur lëkundjet me magnitudë 7.7 në Turqinë Juglindore shkatërruan qytete të tëra, duke shkatërruar qindra mijëra jetë. Gati 54..