Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Borisov kërkon ndihmë nga SHBA kundër “Rrymës turke” dhe i vjen keq për projektet energjetike ruse

БНР Новини
Foto: BGNES

Energjetika, mbrojtja dhe kultura janë drejtimet kryesore për partneritetin strategjik midis SHBA dhe Bullgarisë gjatë vitit 2015. Këtë e deklaroi Kryeministri Bojko Borisov në takim me anëtarët e Dhomës tregtare amerikane. Borisovi vuri në dukje, se është i shqetësuar nga fitorja elektorale e partisë ultra të majtë “Siriza” në Greqi dhe përdori forumin për të drejtuar një mesazh, se mbron interesat e popullit që të mos përsëritet skenari grek edhe tek ne.

Kryeministri komentoi gjithashtu, se Bullgaria është partner luajal i NATO-së, BE dhe Rusisë, por ky luajalitet  nuk është gjithmonë i  dyanshëm. A kanë faj për këtë partnerët e vendit, apo mungesa e vazhdimësisë nga ana e politikanëve bullgarë dhe tentativa e tyre të jenë në shërbim të dyfishtë – të strukturave evropiane dhe të Rusisë. Në energjetikën tonë ka shumë projekte të parealizuara për këtë arsye.

Përveç Rusisë, Borisovi kritikoi dhe sjelljen “e pasigurte” të vendeve fqinje të Bullgarisë që janë anëtare të NATO- së – Turqia dhe Greqia. Në lidhje me synimin e tyre për pjesëmarrje në projektin “Rryma Turke” kryeministri deklaroi:

“A mundet një vend anëtar i NATO-së të ndihmojë që Bullgaria të kalohet anës?”- shtroi pyetjen retorike Borisovi dhe kërkoi nga Komisioni bullgaro-amerikan për energjetikën, marrëveshja për të cilën u arrit në kohën e vizitës së Xhon Kerit në vendin tonë, ndihmë kundër përjashtimit të Bullgarisë nga projekti i dytë rus i gazit.

Prioritet kryesor në programin e kabinetit “Borisov 2” mbetet ndërtimi i projekteve të infrastrukturës. Këtu mund të gjejmë ngjashmëri me strategjinë e Kryeministrit nga mandati i tij i mëparshëm. Por në atë kohë problem i krijoi pikërisht energjetika dhe më konkretisht faturat për energji elektrike. A do të arrijë qeveria e re e Bojko Borisovit  të zgjidhë problemet në energjetikën ose ato do të vazhdojnë të rëndojnë si “Shpata e Damokleut” mbi mandatin e tij, deri sa po ndërton magjistrale dhe salla sportive?

Se energjetika i krijon probleme Borisovit u bë e njohur nga shqetësimi i shprehur për përfundimin e çështjes gjyqësore të nisur nga pala ruse në kryeqytetin zviceran  Gjenevë për Centralin Atomik “Belene” . Humbja eventuale e çështjes do të shtojë përmasën e deficitit të Kompanisë Kombëtare Energjetike (NEK), tha gjithashtu Kryeministri.

“Deficiti kryesor i Kompanisë Kombëtare  Energjetike vjen nga projektet e parealizuara si Centrali atomik Belene, Cankov kamëk dhe vetëm 500-600 mln – nga diferenca midis çmimeve përfundimtare të rrymës elektrike dhe blerjes së energjisë elektrike me çmime të rregulluara.” Ai shprehu keqardhje, se Turqia ndërton katër reaktorë rusë, ndërsa Bullgaria asnjë. Nga ana tjetër, Bullgaria u tërhoq nga Centrali Atomik  Belene në kohën e qeverisjes së mëparshme të Borisovit, në vitin 2012. Tek projektet e parealizuara ruse në fushën e energjetikës duhet të shtohet dhe “Rryma Jugore”, i cili u ndërpre në mënyrë të njëanshme nga “Gazprom”-i. Tani projekti në vendin tonë vazhdon për shkak të mungesës së letrës zyrtare nga kompania ruse e gazit, ndërsa çështja që Bullgaria të kërkojë favore të humbura prej këtij projekti nuk shtrohet në rendin e ditës.

Borisovi komentoi gjithashtu, se vendi ynë paguan mbi 6 mlrd leva (përafërsisht 3 mlrd euro) për vit për furnizime të gazit dhe të naftës. Ai theksoi, se “Bullgaria paguan gazin më të shtrenjtë në Evropë, dy herë më të shtrenjtë se sa në Gjermani” dhe shtroi pyetjen “Pse nga “Gazprom”-i  të mos ulin çmimin për ne?”

Argument i mundshëm për bisedime për uljen e çmimeve në kuadrin e kontratave afatgjata me “Gazprom” –in është, se  Bullgaria do të fillojë të nxjerr vet gaz  dhe do të diversifikojë furnizimet. Nxjerrja në shelfin e Detit të Zi me siguri do të ndodhet. Nxjerrja e gazit shist argjilor – jo, sepse mbi të ka moratorium. Borisov komentoi:

“Bullgaria është shteti më i pasur i burimeve të gazit shist argjilor, por për shkak të zgjedhjeve të ardhshme vendore asnjë politikan (përfshi këtu edhe Kryeministrin) nuk do të guxojë të shtrojë çështjen, sepse kjo do të ishte  një farë “vetëvrasje.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e MPJ-së në Sofje

MPJ: Bullgaria mirëpret planin e Trump për Gazën

Bullgaria mirëpret planin konkret të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t'i dhënë fund operacioneve ushtarake në Gaza dhe vëren reagimin e shpejtë dhe pozitiv të Izraelit, tha Ministria e Punëve të Jashtme në rrjetin social X, cituar nga BTA...

botuar më 25-09-30 6.22.MD
Asen Vasilev

Asen Vasilev beson se është më e lehtë të jesh kryetar i vetëm i PP-së

Kryetari i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP), Asen Vasilev, tha në një intervistë për televizionin bTV se është më e lehtë të jesh kryetar i vetëm i partisë sesa të qeverisësh si bashkëkryetar me dikë tjetër pas largimit të Kirill Petkov ...

botuar më 25-09-30 4.06.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kosova renditet e para për ndjenjën e sigurisë në Evropë Një raport ndërkombëtar i Gallup në shtator e renditi Kosovën midis vendeve më të sigurta në botë. Vendi ballkanik renditet i treti globalisht dhe i pari në Evropë për sa..

botuar më 25-09-26 7.05.MD