Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Relievi unik prej mermeri lidhur me kultin ndaj Hyjnisë Mitra

БНР Новини
Foto: Veneta Pavllova

Një basoreliev i mermertë me figura, në qendrën e të cilëve është Hyjnia Mitra, u prezantua në Muzeun e Historisë në Sofje. Ky monument, që u zbulua në fshatin German, afër kryeqytetit, është jashtëzakonisht i çmueshëm dhe tashmë është pjesë e koleksionit të muzeut. Basorelievi është nga Epoka Romake dhe datohet te shekulli III. Që në fillim të shekullit të parë romakët erdhën në trojet tona. Ata ndoshta hyrën në marrëveshje me popullsinë vendore dhe si rezultat krijuan një vendbanim mbi rrënojat e një qyteti të vjetër. Ky ishte qyteti romak Serdika, paraardhësi i Sofjes së sotme.

Qyteti kishte rëndësi si për perandorinë, ashtu edhe për shtrirjen strategjike midis Lindjes dhe Perëndimit, shpjegon Todor Çobanovi, arkeolog dhe zëvendës kryetar bashkiak për kulturën, dhe vazhdon:

“Serdika karakterizohej me një jetë tepër interesante dhe jashtëzakonisht të pasur fetare. Pasi ishte një vendbanim në udhëkryq përmes saj kaluan rregullisht trupat romake. Ekzistojnë qindra dëshmi, se rruga e tyre kryesore kalonte pikërisht përmes qytetit Serdika. Kështu në qytet u përhapën doktrina të ndryshme fetare. Disa prej tyre lënë gjurmë të konsiderueshme dhe luajtën rol të madh në jetën shpirtërore të qytetit para përhapjes së fesë së krishtere.”

Njëra prej këtyre dogmave lidhet me Hyjninë Mitra, prejardhja e së cilës konsiderohet, se është nga Lindja. Kulti ndaj saj fitoi një popullaritet të gjerë në periudhën nga shekulli i parë deri në shekullin e katërt. Konsiderohet, se një nga qendrat e përhapjes së kultit ndaj saj ishin në Serdika. Në rajonin e fortifikuar të këtij vendbanimi u gërmua një tempull të kësaj hyjnie.

“Rrënjët e kultit ndaj Mitras mund të kërkohen në fenë persiane. Por në Perandorinë Romake, kjo hyjni që erdhi nga Lindja, i gëzohej një respekt të veçantë, karakteristik vetëm për perandorinë. Ai përhapej kryesisht ndër ushtarët romakë. Ka historianë, që mendojnë, se në se nuk do të ishte Feja e Krishtere, atëherë Perandoria Romake do të bëhej perandoria e Hyjnisë Mitra. Për fat të keq, si praktika të tjera fetare t’i bazuara misterit, kulti ndaj Hyjnisë Mitra transmetohej vetëm gojë për gojë në shkolla speciale.”

Pikërisht me këtë shpjegohet mungesa e dëshmive të shkruara për këtë kult.

Tri janë skenat kryesore që mund të shihen në basorelieve të ngjashme i kushtuara Mitras. Skena e parë prezanton lindjen e tij nga shkëmbi. Në skenën e dytë shihet kurbani i demit. Skena e tretë rikrijon dëfrimin e Mitras bashkë me Hyjninë Diellore. Me këtë kulti ndaj Mitras i afron kulte të tjera ndaj Diellit. Disa shkencëtarë zbulojnë në këtë edhe lidhje me fenë e krishtere. Kolendra është një nga festat më të respektuara dhe të rëndësishme në kultin ndaj Mitras. Kjo festë mishëron lindjen e Diellit të Fuqishëm” – shpjegon Todor Çobanovi.

Për fat të keq pjesa e sipërme e basorelievit është e thyer. Megjithatë monumenti është unik. Në dy pjesët e poshtme ka dy hyjni lumore. Figura të ngjashme lidhura me hyjninë Mitra deri tashti nuk janë të gërmuara. Kjo pllakë të bukur prej mermeri do të jetë pjesë e ekspozitës së përhershme të muzeut. 

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbreti Boris III

Një ekspozitë në Sofje me rastin e 130 vjetorit të lindjes së mbretit Boris III

Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..

botuar më 24-10-03 6.05.PD
Më 20 shtator, ekipi i Prof. Ludmil Vagalinski zbuloi një statujë të dytë  në Heraklea Sintika, tre ditë më vonë ata zbuluan edhe kokën e skulpturës.

Një mozaik dyshemeje dhe koka e një statuje romake u zbuluan në Heraklea Sintika

Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..

botuar më 24-09-24 10.01.PD
Shenja përkujtimore në kodrën Carevec në Veliko Tërnovo, ku u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Në vitin 1908 u fitua liria e plotë e vendit tonë

Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..

botuar më 24-09-22 6.05.PD