Një muaj pas atentateve terroriste në Paris disponojmë mjaftë material që të komentojmë reaksionin bullgar ndaj këtyre ngjarjeve. Gjatë disa orëve të para pas vrasjes së nëpunësve në gazetën satirike “Sharli Ebdo”, komentet në Bullgari ishin si kudo tjetër: “Të gjithë jemi Sharli”. Gazetarët, politikanët dhe rrjetet sociale shprehën indinjatën e tyre për shkak të komentit cinik të një gazetari, i cili shënoi në faqen e tij në Facebook: “Francezët e merituan këtë për shkak të tolerastisë së tyre”. Mirëpo, dalëngadalë përkrahja e shumë prej komentatorëve dhe simpatizantëve filloi të dobësonte, sidomos pasi u konstatua se gazeta tallet me personazhe edhe nga feja e krishterë, madje më shumë sesa me ato të Islamit. Opinioni publik u nda në “liberalë” dhe “konservatorë” në përputhje me mendimin e tyre me sa duhet të kufizohet liria e fjalës. Në fund të fundit edhe konservatorët ranë dakord se Sharli e kërkonte vet dhe pagoi për gjithçka.
Në media u përhapën gjithnjë e më shumë qëndrime ultra-nacionaliste dhe populliste, të cilat na bëjnë që të trembemi nga refugjatët sirianë, të cilët janë mbajtës potencialë të fundamentalizmit islamik. Derisa udhëheqësit politikë në demokracitë e zhvilluara evropiane e vënin theksin te shmangia e amalgamës midis islamit dhe terrorizmit, në Bullgari një lider partiak deklaroi qartë se partia e minoritetit turk Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë “është kaq e rrezikshme sa janë edhe vëllezërit Kuashi në Francë”, kurse romët janë terroristë potencialë sepse e ndërrojnë shumë lehtë fenë e tyre.
Gjatë dy javëve të fundit intelektualët dhe pedagogët universitarë u bënë të njohur në media. Ata shprehën qëndrimin e tyre të qytetëruar se Evropa është viktimë e multikulturalizmit dhe e liberalizmit të tepruar në trajtimin e më të ndryshmit dhe se ajo duhet të kthehet te rrënjat e saj të krishtera dhe misioni i saj civilizues, sidomos në përleshjen me islamin retrograd dhe të rrezikshëm. Në fund të fundit, e djathta dhe e majta nuk treguan dallime të mëdha dhe duhet të pyesim pse, megjithë euro-atlantizmin e afishuar, shoqëria bullgare ende është kaq larg kulturës së demokracive të zhvilluara evropiane?
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaOrganizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e regjimit të vizave nga viti 2011. Me të, korniza rregullative sinkronizohet me kërkesat e procedurës së..
Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e zviceranes Elizabeth Bleiker për popullarizimin e vendit tonë si destinacion turistik në tre vende -..
Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe..
Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria,..