Një muaj pas atentateve terroriste në Paris disponojmë mjaftë material që të komentojmë reaksionin bullgar ndaj këtyre ngjarjeve. Gjatë disa orëve të para pas vrasjes së nëpunësve në gazetën satirike “Sharli Ebdo”, komentet në Bullgari ishin si kudo tjetër: “Të gjithë jemi Sharli”. Gazetarët, politikanët dhe rrjetet sociale shprehën indinjatën e tyre për shkak të komentit cinik të një gazetari, i cili shënoi në faqen e tij në Facebook: “Francezët e merituan këtë për shkak të tolerastisë së tyre”. Mirëpo, dalëngadalë përkrahja e shumë prej komentatorëve dhe simpatizantëve filloi të dobësonte, sidomos pasi u konstatua se gazeta tallet me personazhe edhe nga feja e krishterë, madje më shumë sesa me ato të Islamit. Opinioni publik u nda në “liberalë” dhe “konservatorë” në përputhje me mendimin e tyre me sa duhet të kufizohet liria e fjalës. Në fund të fundit edhe konservatorët ranë dakord se Sharli e kërkonte vet dhe pagoi për gjithçka.
Në media u përhapën gjithnjë e më shumë qëndrime ultra-nacionaliste dhe populliste, të cilat na bëjnë që të trembemi nga refugjatët sirianë, të cilët janë mbajtës potencialë të fundamentalizmit islamik. Derisa udhëheqësit politikë në demokracitë e zhvilluara evropiane e vënin theksin te shmangia e amalgamës midis islamit dhe terrorizmit, në Bullgari një lider partiak deklaroi qartë se partia e minoritetit turk Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë “është kaq e rrezikshme sa janë edhe vëllezërit Kuashi në Francë”, kurse romët janë terroristë potencialë sepse e ndërrojnë shumë lehtë fenë e tyre.
Gjatë dy javëve të fundit intelektualët dhe pedagogët universitarë u bënë të njohur në media. Ata shprehën qëndrimin e tyre të qytetëruar se Evropa është viktimë e multikulturalizmit dhe e liberalizmit të tepruar në trajtimin e më të ndryshmit dhe se ajo duhet të kthehet te rrënjat e saj të krishtera dhe misioni i saj civilizues, sidomos në përleshjen me islamin retrograd dhe të rrezikshëm. Në fund të fundit, e djathta dhe e majta nuk treguan dallime të mëdha dhe duhet të pyesim pse, megjithë euro-atlantizmin e afishuar, shoqëria bullgare ende është kaq larg kulturës së demokracive të zhvilluara evropiane?
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaSipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..
Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..
“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald..
Gjimnazi Aprillovska në qytetin e bukur malor Gabrovo shënon 190 vjetorin e themelimit të tij në vitin 2025. Duke iu bazuar traditave të Shkollës së..
Universiteti Teknik i Pylltarisë organizon një sërë aktivitetesh kushtuar rrugës shekullore të arsimit të lartë pyjor në Bullgari. Ngjarja e parë është..
Shkencëtarët e Akademisë Bullgare të Shkencave kanë hedhur poshtë me fakte spekulimet në Serbi që kundërshtojnë identitetin kombëtar të bullgarëve në..