Afër fshatit Mezek, rreth 6 km në jugperëndim të Svilengradit dhe vetëm 1 km larg kufirit grek, ngrihet një kështjellë e mesjetës bullgare. Ajo është ndërtuar në fund të shekullit të XI dhe në fillim të shekullit të XII, ndoshta gjatë udhëheqjes së perandorit bizantin Aleksej I Komnin. Ajo ka qenë kufi i jashtëm i Bizantit. Sot monumenti arkeologjik tërheq shumë vizitues, të cilët dëshirojnë të mësojnë më shumë për historinë bullgare.
 Muret e kështjellës janë ndërtuar prej  gurësh të ngjitur me horasan, të zbukuruar me tri shtresa prej tullash në anën  e jashtme. Hyrja është te muri perëndimor. Muri jugor ka qenë më i rrezikuar  nga sulmet e armiqve, prandaj është i thellë deri më 2.60 metra dhe ka pesë  kulla mbrojtëse. Deri në fillim të shekullit të XX-të kështjella ishte ruajtur  shumë mirë, por afër vitit 1900 u dëmtua seriozisht, sepse nga ajo ishin marrë  gurë për ndërtimin e kazermave në qytetin fqinj Svilengrad. Në gjendjen më të  keqe është muri verior i kështjellës. Muri është në nivelin e terrenit të murit  të jashtëm. Sot kështjella e vjetër afër fshatit Mezek është shpallur monument  arkeologjik i kulturës me rëndësi kombëtare, kurse në vitin 2009 u përfshi në  listën e 100 objekteve turistike kombëtare të Bullgarisë. Rryma e turistëve  vazhdimisht rritet pas restaurimit të saj në vitin 2013.

Sipas projektit të bashkisë së Svilengardit buzë murit të gurtë është rikrijuar një vendbanim i lashtë bizantin. Janë paraqitur tendat e mbretërve, kalorësit, qelitë e të burgosurve. Gjatë ditëve të festave jeta afër kështjellës ringjallet, në saje të disa amatorëve nga klubi folklorik i fshatit Mezek.
 “Më shumë turistë ka verën, përfshi këtu  dhe shumë të huaj – amerikanë, rusë, anglezë etj. – tregon Hube Skerlev,  ciceroni i kompleksit arkeologjik. – Kështjella është bizantine dhe është  ndërtuar me qëllim mbrojtjen e trojeve midis lumenjve Arda dhe Marica. Nga atje  vjen edhe emri i vendbanimit të afërt Mezek, i cili në greqisht do të thotë  “cak”, sepse ndodhet midis dy lumenjve, midis dy kufijve. Tërë lugina e Maricës  e gjer te majat e para të malit Sakar, gjithçka shihet nga kështjella. Në të  kaluarën kjo ka qenë një pajisje shumë e rëndësishme. Sipërfaqja e saj është  pothuaj 7 dynymë, me 9 kulla dhe mure të trasha prej guri. Në fakt ajo ka qenë  e pasulmueshme. Në qoftë se përfytyrojmë se ndodhemi në këmbët e kështjellës  dhe lëvizim drejt hyrjes së saj, do të ishim nën goditjet e ushtarëve. Kështu  ka ndodhur edhe në të kaluarën e largët. Duke lëvizur drejt hyrjes së  kështjellës ushtarët armiqësorë ishin sulmuar dhe shumica e tyre vdisnin që  para se ta arrinin hyrjen e kalasë. Vetë vendbanimi ndodhej para mureve, i  rrethuar me një mur më të vogël. Në raste rreziku njerëzit janë fshehur në  kështjellë, që të mbrohen. Më vonë fshati ndryshoi vendin e vet anas  kështjellës. Meqenëse aty ka pasur vetëm garnizone ushtarake, arkeologët nuk  kanë gjetur gjurmë prej banesash, ose kishash, megjithë supozimet e bëra.  Mirëpo, prapa mureve të kalasë janë gjetur mbeturina prej shtizash, shigjetash,  potkonjsh, monedha tatare prej bronzi nga shekulli i XII-XIII, qeramikë  mesjetare etj., mbeturina të cilat na japin një përfytyrim të mirë për mënyrën  e jetesës së garnizoneve të atëhershëm. Kështjella afër Mezekut ka funksionuar  që deri në shekullin e XIV-të, deri në sulmin osman dhe kurrë deri atëherë nuk  është sunduar.

Kur turqit osmanë sulmuan trojet tona, ata dispononin ushtri të mëdha, artileri dhe tashmë e përdornin barutin në armët e tyre. Ata e sunduan kështjellën dhe mbetën në të për një kohë të veçantë. Më vonë kështjella u shkatërrua, që të ndërtohen me materialin e saj ndërtimor kazermat turke. Gjatë disa viteve të fundit u bë vërtetë shumë për restaurimin e saj dhe ajo tashmë mund të vizitohet nga çdo një turist, i cili do që të zhytet në të kaluarën e saj shumëshekullore.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi:wikipedia.org
Si çdo vit më 19 tetor shënohet festa në një mënyrë të re. Mbi urnën në kambanerinë Kullata përurohet një kishë e vogël e re, ku pas kohe do të transportohen eshtrat e kryengritësve të vrarë në kryengritjen e Çiprovos gjatë vitit 1688. Me këtë festa..
Supozohet, se qyteti i lashtë legjendar Kabile mban emrin e hyjnisë trake nënë Kibella, pamja e së cilës është e rikrijuar mbi reliefin e shenjtores shkëmbore “Zajçi Vrëh”. Pikërisht në rrezet e këtij observatori i lashtë astronomik formohet një nga..
Një majë e malit Rodopa mban emrin e Borëbardhës nga përralla e njohur. Në bullgarisht heroina quhet Snezhanka. Emri është i tillë për shkak të veshjes së akullt e të shkëlqyeshëm, që ajo e mban gjatë pjesës më të madhe të vitit. Këtu dimri zgjat nga..
 Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Vranësira
								Vranësira Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu
								Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Vranësira
								Vranësira Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Vranësira
								Vranësira Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu
								Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Vranësira
								Vranësira Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Vranësira
								Vranësira Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Pjesërisht me re