Nga data 5 deri më 13 shkurt në sallën “Sredec” të Ministrisë së Kulturës mund të shihet ekspozita “Vazovi i respektuar”. Ajo iu kushtohet përvjetorit të 165 të lindjes së shkrimtarit, poet dhe dramaturg Ivan Vazov. Për Patrikun e Letërsisë Bullgare tregon Mirella Ivanova, poeteshë, kritike letrare dhe drejtoreshë e shtëpisë muze “Ivan Vazov” në Sofje.
“Në krijimtarinë e madhe në gjini të ndryshme, secili mund të zbulojë diçka nga vete. Më duket, se nuk është e rastit, se Ivan Vazovi është shkrimtari i kombit. Ai ka zbuluar tiparet më karakteristike të bullgarit dhe i ka përshkruar në librat e tij të dashura “Xhaxhallarët” dhe “Revolucionarët mërgimtarë”. Mirëpo, kryesorja, që ai përpiqej të na inspironte ishte që duhet të duam veten, të tillë siç jemi, të tillë siç ai na duan. Vet ai na thoshte, se në se nuk do të arrijmë të ngjitemi te Shtatë Liqenet e malit Rilla, patjetër duhet të lexojmë tregimin e tij “Shkretëtira madhështore Rilla”. Nëse do të jemi të dëshpëruar nga Bullgaria, atëherë duhet të lexojmë vjershën e tij “Atdheu i dashur”.
Pa diskutim Vazovi posedonte një talent të madh. Çfarë i detyrohej ndjenja e tij se realizon një mision?
“Ndoshta ishte tepër i rëndë kryqi, të ishte shkrimtari kombëtar i Bullgarisë. Mirëpo, le të kujtojmë sa e vështirë, plotë peripeci dhe aventura të pabesueshme, ishte jeta e Ivan Vazovit deri në moshën 45 vjeçare. Dhe asnjë vështirësi nuk ishte në gjendje të bëjë ashtu, që ai të hiqte dorë nga fati të ishte shkrimtari i Bullgarisë. Dhe bëhet e qartë, se ai posedonte një karakter aq i fortë dhe i qëndrueshëm, tipik për të gjithë malësorët. Ai posedonte edhe karakterin t’i shërbeje fjalës, dhe me fjalën edhe – Bullgarisë.”
Vallë, a është i përkthyer Vazovi jashtë shtetit?
“Sa banale të tingëllojë, ai është autori bullgar, veprat e të cilit janë më shumë të përkthyera. Ka edhe një fakt tepër interesant. Romani “Nën zgjedhën” u përkthye dhe u botua në gjuhën angleze para se të dalë botimi i parë me vete në Bullgari. Përkthimi u bë nga botimi i romanit në Librin e Fjalëve të Urta Popullore, që dilte në Ministrinë e Arsimit të Bullgarisë. Kohët e fundit specialisti i anglishtes profesor Aleksandër Shurbanov dhe profesori Majkëll Hollëan – një specialist i gjuhës bullgare në Angli, shfaqën interes dhe tani realizojnë një interpretim të sotëm për përkthimet e para të romanit “Nën zgjedhën”. Krahas përkthimit anglez, edhe përkthimi suedez doli pak para se të dilte romani “Nën Zgjedhën” në Bullgari në një libër me vete. Dhjetë vjet pas botimit të librit në Bullgari, ai u përkthye pothuajse në të gjitha gjuhët evropiane dhe në gjuhët e vendeve fqinje. Romani krahasohej me epopenë e Homerit si një epos kombëtar. Sot ka përkthime të reja të romanit, sepse gjuha është një organizëm i gjallë, që zhvillohet dhe pasurohet.”
Në ekspozitën e rregulluar në sallën “Sredec” u përfshin më se 30 vepra të piktorëve të njohur si Mërkviçka, Anton Mitov, Petër Morozov, Zheko Spiridonov, Rajko Aleksiev, Georgi Evstatiev, skulptori Andrej Nikollov – të gjitha këto dhuratë për Ivan Vazovin. Ka edhe përshëndetje mallëngjyese, një lirë të argjend me kurorë, mbi gjethet e së cilës lexohen emra të veprave të shkrimtarit.
Mirëpo, pse Vazovi është aq i respektuar?
“Këtu prezantojmë dhuratat e mjeshtërve të mëdhenj për shkrimtarin. Dhe njeriu duhet të lexojë letrat, që i dërguan nga mbarë vendi njerëzit e zakonshëm, ushtarët nga vijat e frontit të Luftës së Dytë Ballkanike dhe të Luftës së Parë Botërore, prindërit e ushtarëve. Vetëm atëherë në të vërtetë do të zbulojë sa i respektuar ishte Ivan Vazovi. Të gjitha letrat tregojnë mirënjohjen e njerëzve, për këtë se ka një bullgar, i cili mund të mbrojë dinjitetin e kombit dhe të qetësojë shpirtrat. Dhe në skenën shoqërore bullgare nuk ka ndonjë prani tjetër aq madhështore, se sa ajo e Ivan Vazovit.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi nga ekspozita: Veneta Pavllova
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..