Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vlladimir Velliçkov – i paarritshmi në biatlonin bullgar për meshkuj

Foto: arkiv personal

“Do të gëzohem shumë, nëse arritjet e mia do të përmirësohen, sepse kjo do të thotë, se zhvillohemi”. Këtë e tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Vlladimir Velliçkovi. Sot për shumë njerëz emri i tij nuk është i njohur, por ekspertët e biatlonit mbajnë mend pjesëmarrjet e tij të suksesshme në pistat me dëborë të viteve 80 të shekullit të kaluar. Velliçkovi ka lindur në vitin 1959 dhe hyri në sportin aktiv kur ishte nxënës në klasën e gjashtë, kur u regjistrua në klubin e vrapimit me ski në fshatin e tij të lindjes Stambollovo të Bullgarisë Jugperëndimore. Pak më vonë u orientua tek biatloni. Në shkurt të vitit 1980 ai dhe Juri Mitev ishin biatlonistët e parë bullgarë në Olimpiadën në Lake Placid, të SHBA.

“Atëherë kishim përgatitje shumë të mirë. Por në Lake Placid ishte shumë ftohtë, ndërsa ne nuk ishim përgatitur mirë nga pikëpamja taktike – nuk kishim fishekë të përshtatshëm. Ata që dispononim mund të përdoreshin deri në minus 10 gradë, ndërsa atje temperaturat ishin më të ulëta. Kështu qe grumbulluam shumë gabime në qitjen dhe përfunduam me rezultat të dobët.”

Vetëm një muaj më vonë njëzetvjeçari Velliçkov tregoi nivelin e tij duke u futur në klasifikime të paarritshme deri në ditët tona nga biatloni i meshkujve në Bullgari. Në qytetin rus Murmansk, në rrethin e fundit të stinës 1979/1980 Velliçkovi zuri vendin e dytë prestigjioz në startin individual në 20 km, ditën tjetër fitoi dhe vendin e tretë në sprintin në 10 km. “Atëherë isha për vit të parë tek meshkujt. Pas Lojërave Olimpike nuk kishim pjesëmarrje në gara të tjera ndërkombëtare, por vetëm në vend” – kujton Velliçkovi. Gjatë stinës tjetër 1981/82 ai përsëri ishte në elitën – katër herë me radhë ishte në dhjetëshin e parë të starteve për Kupën Botërore. Deri në fund të viteve 80 të shekullit të XX mbetet ndër liderët  në biatlonin botëror të meshkujve. Në aktivin e tij ka tre vende të katërta, dy – të pesta dhe dy të gjashta në startet për Kupën Botërore. Më shumë krenohet me dy vendet e pesta nga kampionatet botërore – në Minsk në 1981/1982 dhe në Rumpolding të Gjermanisë, në 1984/85.

Ja se çfarë thotë sportisti i dalluar për diferencat midis baltonit të  atëhershëm dhe atij sot: “Në atë kohë kishe konkurrencë më të madhe të brendshme. Beteja ishte e madhe – kush do të klasifikohet  që të mund të shkojë jashtë shtetit, të shohë botën. Ndërsa metodika atëherë dhe sot është e njëjtë.”

Pas ndërprerjes së veprimtarisë aktive sportive Velliçkovi filloi të merret me biznes, deri më sot ka punishte private të përpunimit të drurit. Pyetjes a nuk i vjen keq se nuk ka punuar si trajner, ai iu përgjigj: “Më vjen keq, kisha grumbulluar shumë përvojë dhe nuk arrita t’ua transferojë më të rinjve. Sidomos në fushën e qitjes, kisha mundësi të ndihmoja.”

Para rreth gjysmë viti Valladimir Velliçkovi është ftuar si anëtar i Këshillit Drejtues të Federatës Bullgare të Biatlonit, që tregoi se sukseset e tij nuk janë harruar. Sot ai me kënaqësi ndjek zhvillimin e më të rinjve. “Djemtë në biatlonin bullgar janë shumë të mirë”, pohon Velliçkovi, duke përmendur sportistët e rinj Krasimir Anev dhe Vlladimir Iliev. Ndër sukseset e Anevit është vendi i 4 në Oberhof , Gjermani, në garën për Kupën Botërore. Ky është klasifikimi më i mirë për biatlonin bullgar të meshkujve në disiplinën “Start masiv” në 15 km. Të drejtën e pjesëmarrjes e kanë 30 biatlonistët më të mirë. Kjo do të thotë, se ka shpresa për të ardhmen e biatlonit bullgar.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Garuesit bullgarë fituan medalje në Taekwondo në Shqipëri

Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..

botuar më 24-10-01 11.29.PD
Antonio Papazov, Tihomir Bratoev dhe Borisllava Ivanova

Tre bullgarë fituan një medalje bronzi në Kampionatin Botëror të Aerobikës

Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..

botuar më 24-09-30 8.46.PD
Viktoria Tomova

Një start i suksesshëm për Viktoria Tomova në turneun e tenisit WTA 1000 në Pekin

Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..

botuar më 24-09-25 11.52.PD