Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

100 ditët e qeverisë: Stabilizim dhe reforma

Foto: BGNES
Pak ishin ata, që në ditët e para të qeverisë së dytë të Kryeministrit Bojko Borisov besonin, se koalicioni i brishtë i krijuar me vështirësi do të ekzistojë gjatë dhe do të jetë e aftë të stabilizojë vendin pas dy vjetëve me tronditje. Aq më pak besonin, se do të arrijë to zhvillojë reformat e dhimbshme dhe aq të nevojshme për kapërcimin e krizës politike, sociale dhe ekonomike.

Pas 100 ditëve të  fillimit të kësaj qeverie bilanci duket pozitiv  me kontradikta. Stabiliteti social është rivendosur, shumica e institucioneve publike tashmë nuk u janë nënshtruar sulmeve masive të shtresave të ndryshme të shoqërisë dhe nuk kanë konflikte të brendshme. Vet qeveria dhe parlamenti  kritikohen dhe akuzohen, por askush nuk e vë nën dyshim ekzistencën e tyre. Bullgaria, pas periudhës së politikës së saj të jashtme - kontradiktore dhe të dykuptimshme, u kthye në skenën ndërkombëtare si një partner më i denjë për besim dhe me i qëndrueshëm  si anëtar i NATO dhe BE. Me dy fjalë, stabilizimi është në pah, disa e quajnë të pjesshëm, por këto janë nuanca të analistëve të ndryshëm.

Sa u përket reformave, këtu gjërat janë me më shumë nuanca dhe raporti  midis sukseseve dhe dështimeve është i ndryshueshëm. Vështirë mund të gjendet sferë sociale dhe ekonomike në Bullgari e cila të mos ketë nevojë për ndryshime radikale dhe për përmirësim të efektivitetit të saj. Ekonomia vazhdon të fishket, investimet e huaja nuk po vijnë, borxhi i jashtëm vazhdimisht po rritet, deficiti buxhetor ulet, por mbetet shqetësues, deflacioni vazhdon të largojë biznesin, konsumi i brendshëm dhe eksporti mezi ecin. Të mos përmendim dështimin e zhurmshëm me projektin për gazsjellësin transevropian përmes Bullgarisë “Rryma Jugore”, tek i cili pushtetet besonin me arsye apo jo se do të ringjallë ekonominë dhe do të ndihmojë për uljen e papunësisë.

Reformat startuan. Ajo më e përparuar dhe më radikale, ndoshta edhe më e rëndësishmja për qytetarët bullgarë, është reforma e shëndetësisë publike. Ministri ambicioz dhe dinamik i Shëndetësisë Petër Moskov,  i cili gëzon miratimin e opinionit publik, ka ndërmend të transformojë tërë sistemin dhe tani për tani duket, se ka shanset për të bërë këtë. Ndërsa reforma tjetër me rëndësi  shumë të madhe – ajo e pensioneve, ngeci përpara se të fillojë dhe aktualisht po përpunohet nën presionin e shoqërisë. Në sferën e sigurisë së brendshme më në fund u bë e qartë, se policia dhe forcat e rendit  nuk mund të punojnë si në kohën e totalitarizmit dhe vetëm të harxhojnë para kolosale pa asnjë efekt për qytetarët e zakonshëm. Se mungon efektiviteti mund të thuhet edhe për institucionet e drejtësisë dhe nuk është e rastit, se kritikat më të forta të KE ndaj Bullgarisë janë në sferën e gjyqësorit. Me gjithë atë Brukseli në praktikë u dha votë besimi qeveritarëve, duke rivendosur pagesat në kuadrin e programeve evropiane që më përpara ishin ndërprerë.

Me të gjitha këto nuk soset lista e reformave  që qeveria duhet të bëjë dhe që figurojnë në programin e saj të drejtimit. Nevojiten ndryshime madhështore në energjetikën, e cila vetëm grumbullon borxhe, reforma në Hekurudhat Shtetërore është  e shtyrë dhe hekurudhat duhet të zërë vendin që e  kanë, por duhet ta meritojnë. Infrastrukturat rrugore nuk mund t’u përgjigjen kërkesave bashkëkohore duke inauguruar  çdo viti nga  dhjetëra km autostrada të reja. Mbrojtja ka nevojë urgjente për modernizim dhe riarmatim. Për arsimin ende flitet në kohë të ardhshme dhe ai vazhdon të derdhë në treg njerëz të rinj me arsim  dhe kualifikim të ulët. Problemet janë  aq shumë, se vështirë mund të numërohen.

Por 100 ditët e para të qeverisë së Bojko Borisovit 2  japin  një optimizëm të përmbajtur dhe krijojnë ndjenjën , që së paku bëhen përpjekje në drejtimin e duhur. 

Përgatiti në shqip: Sofia Popova 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Natalija Kisellova u tërhoq nga posti i kryetares së Parlamentit

Kryetarja e Parlamentit nga BSP ia dorëzoi postin zëvendëskryetares nga GERB

Paraqita  një kërkesë me të cilën tërhiqem nga detyra e kryetares së Kuvendit Popullor, njoftoi kryetarja e parlamentit, Natalija Kisellova, pasi hapi seancën plenare më 29 tetor. “Sot tërhiqem dhe në këtë mënyrë tregoj se si duhet vepruar me ndjenjë..

botuar më 25-10-29 11.05.PD

Qeveritarët ranë dakord për rotacionin e kryetarit të parlamentit

Këshilli për bashkëqeverisje shqyrtoi në mbledhjen e sotme projektbuxhetin për vitin e ardhshëm dhe propozimin për rotacionin e kryetarit të Kuvendit Popullor. Vendosja e një kryesimi i rotacionit të Kuvendit Popullor do të firmoset të mërkurën, më 29..

botuar më 25-10-28 3.26.MD
 Драгош Пъслару

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rumania rinegocion me BE-në Planin e saj Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri Komisioni Evropian miratoi variantin e ri të Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Rumanisë, njoftoi ministri për fondet evropiane Dragoș Pîslaru, i..

botuar më 25-10-25 9.00.PD